6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Mustafa theksoi se nga momenti i certifikimit të deputetëve, ata nuk mund të ushtrojnë funksione në qeveri.
KOSOVË- Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që lidhet me çështjen e arkave fiskale.
Sipas tyre, ky është një hap drejt "kërkimit të përgjegjësisë institucionale" për shkeljet ligjore nga qeveria në detyrë. Deputeti Besian Mustafa tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme konfirmon se “kryeministri në detyrë dhe disa ministra kanë vepruar jashtëligjshëm pasi janë certifikuar si deputetë më 27 mars”.
“Dje Gjykata Supreme ka nxjerr një aktgjykim ku konfirmon atë që ka thënë LDK-ja tash e disa muaj. Këtë aktgjykim e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, ku kemi dorëzuar në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij”, tha ai.
Mustafa theksoi se nga momenti i certifikimit të deputetëve, ata nuk mund të ushtrojnë funksione në qeveri.
“Një deputet i certifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë detyrën në ekzekutiv dhe të jetë kryeministër në detyrë”, theksoi Mustafa.
Ndërkohë, deputeti Alban Zogaj kërkoi nga Prokuroria Speciale që të ndërmarrë veprime konkrete.
“Çdo vendim që është marrë pas certifikimit të zgjedhjeve është vendim i jashtëligjshëm”, tha ai.
Zogaj theksoi se kanë dorëzuar edhe një dokument shtesë, duke kërkuar hetim penal ndaj ministrave që “mbajnë dy pozita”.
“Prokuroria duhet të veprojë dhe kjo duhet të jetë sinjal që të zhbllokohet situata”, shtoi ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës kohë më parë dorëzi 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që kishte dorëzuar kallëzimet penale, kishte deklaruar se kryeministri Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.
Në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, të cilit i është referuar LDK-ja për kallëzimet penale, thuhet se “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë edhe betimin si deputet i legjislaturës së nëntë, më herët kishte argumentuar se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur i ka përfunduar mandati i rregullt 4-vjeçar./ REL
Teona Lavrelashvili TIRANË- Teona Lavrelashvili, kërkuese shkencore në Qendrën Martens, ka ngritur shqetësime serioze mbi mën...
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”. P&eum...
e-Albania TIRANË- Kryeministri Edi Rama, U ka bërë thirrje qytetarëve se kushdo ka nevojë për asistencë për e...
Jurgis Çyrbja TIRANË- GJKKO ka hedhur ditën e sotme shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis &C...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm" tha se Shqip&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm", deklaroi se Krye...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën “The Western Balka...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën “The Western Balk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm", ka ko...
Tomi Huhtanen TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Qendrës 'Martens', Tomi Huhtanen ka komentuar zhvillimet politike dhe institucionale në...