LIVE UPDATES
Politike

"Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste"/ Berisha: Berisha: Reforma në drejtësi i dha qeverisë kontrollin mbi gjyqësorin

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet.

16 Korrik 2025, 11:30 Nga E. D
"Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm" tha se Shqipëria duhet të eliminojë narko-shtetin dhe narko-ekonominë dhe të bëhet një vend ku sundon ligji. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet. Sipas tij këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit po shkatërrojnë vendin dhe janë shumë të dëmshme për demokracinë në Shqipëri.

"Mendoj se viti 2030 nuk është vit realist. Kur shikon vendet, të cilat shkelin masivisht zgjedhjet, shkelin të drejtat e njeriut, po të shkosh në burgjet shqiptare, 70 përqind e të burgosurve janë në paraburgim, pra thjesht plasi aty. Po të shikosh të drejtën e pronës dhe të drejtat e tjera, janë shkelje masive e të drejtave të njeriut. Sikurse u thashë, nuk ekziston një ekonomi tregu konkurruese në këtë vend. Kemi një narko-ekonomi dhe ekonomia e oligarkëve dhe klientëve. Është thelbësore që ekonomia e tregut të bëhet konkurruese në këtë vend. Përndryshe miliarderët, sepse ata përdorin emra të rremë, do vijnë dhe do ngrenë kulla në kryeqytetet tuaja, do të blejnë influencë dhe gjithçka.

Shqipëria duhet të eliminojë narko-shtetin dhe narko-ekonominë dhe të bëhet një vend ku sundon ligji. Shqipëria ka ligje shumë të mira, por asgjë nuk respektohet. Kushtetuta, kur nuk i përshtatet vullnetit të kryeministrit, shkelet haptas. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kur nuk i përshtaten vullnetit të kryeministrit, nuk respektohen. Por kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk respektohen, nuk kemi më ligj, nuk kemi më shtet të së drejtës. Respekti i plotë i ligjit, reformat duhet të zbatohen, por edhe të vlerësohen. Shqipëria ka pasur një përvojë shumë të hidhur me reformën në drejtësi.

Do të lexoni dhe do të dëgjoni për suksesin e madh, që ka qenë një dështim i madh në fakt. Pse? Pas 10 vitesh, me një vakum të madh që u krijua prej vetingut apo procesit të vlerësimit, ky vend tani ka 230 mijë dosje të cilat pritet të shqyrtohen. Sipas ekspertëve do të duhen të paktën 20 vjet. Pra, asnjë shqiptar aktualisht nuk ka mundësinë të ketë një proces të drejtë ligjor. Nga ana tjetër, përveç këtyre reformave, kemi një prokurori të posaçme, pothuajse identike me kohën e diktaturës.

Pse? Sepse prokuroria e posaçme në shkelje të çdo parimi ka të drejtë të vendosë përgjime për cilido gjykatës që përdor dosjet dhe gjyqtari vendos që vendimin që do marrë do jetë siç do prokurori. Dhe kjo është publike. Kemi nevojë për një vlerësim, kemi nevojë për mbështetje sepse është bërë herezi të flasësh për këtë. Në Shqipëri ne kemi 3 udhëheqës të opozitës shqiptare të cilët janë ose në arrest shtëpie ose në paraburgim, por nuk ka asnjë fakt penal ndaj tyre, por vetëm me urdhër të kryeministrit. Prej dy javësh ajo po merret me një prokurore të re që kishte zbatuar ligjin dhe jo vullnetin e kryeministrit. Dhe tani po bëhet luftë se si ta shkarkojnë dhe ta shajnë.

Këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit po shkatërrojnë vendin dhe janë shumë të dëmshme për demokracinë në Shqipëri. Asnjë prokuror nuk duhet të kontrollojë gjyqtarin, gjyqtari duhet të ushtrojë kontrolle të tjera. Nuk duhet të ketë konflikte interesi, sepse po të ketë, kjo nuk duhet të lejohet. Pra, viti 2030 nuk është realist për integrimin, por rruga jonë nuk mund të ndryshojë. Nuk kemi rrugë tjetër përveçse integrimit në BE të këtij rajoni. Është një rajon i mrekullueshëm me një potencial të madh dhe mund të bëhet i begatë nëse mbizotëron shteti i së drejtës," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj