LIVE UPDATES
Politike

"Integrimi s'është një çështje personale e Ramës"/ Teona Lavrelashvili: BE po mbyll sytë përpara akuzave të qarta për zgjedhjet

 Lavrelashvili kritikoi faktin që ky proces po personalizohet dhe po përdoret politikisht nga liderë si Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje parimet e meritokracisë dhe shtetit të së drejtës.

16 Korrik 2025, 13:13 Nga E. D
"Integrimi s'është një çështje personale e
Teona Lavrelashvili

TIRANË- Teona Lavrelashvili, kërkuese shkencore në Qendrën Martens, ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si po trajtohet procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së saj në Konferencën “The Western Balkans Paradigm”, Lavrelashvili kritikoi faktin që ky proces po personalizohet dhe po përdoret politikisht nga liderë si Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje parimet e meritokracisë dhe shtetit të së drejtës. Gjithashtu Lavrelashvili nënvizoi se BE nuk duhet të mbyllë sytë ndaj problematikave të thella që ekzistojnë në Shqipëri, përfshirë akuzat për manipulime zgjedhore dhe kapjen e institucioneve.

Deklarata e plotë:

Së pari, dua të jap mendimet e mia për atë tha z. Berisha dhe kjo lidhet edhe me politikën e zgjerimit. Ka një shqetësim dhe besoj se është shqetësues se diskutimet e zgjerimit po kthehen në problem. Dhe e kam fjalën për rastin e Edi Ramës, kur takoi komisioneren e zgjerimit, Marta Kos, dhe ajo me krenari konfirmoi se Edi Rama i premtoi personalisht reforma progresive, integritet territorial, etj. Kjo përbën shqetësim sepse zgjerimi, politika, nuk duhet të kthehen në çështje personale në Bruksel. Ne kemi nevojë për ndjekjen e procedurave dhe qasje të bazuara në meritë, pasi kjo prek të drejtat themelore dhe integritetin që kanë problematika në Shqipëri.

Nuk e kam lexuar raportin e OSBE/ODIHR, por akuzat që ndodhën me zgjedhjet janë të qarta, por në cilësinë time kam arritur të kuptoj se BE po i mbyll sytë ndaj këtyre akuzave. Shohim edhe disa fjali që dalin në rezoluta që dalin, por këto nuk mjaftojnë. Vendet të cilat janë në procesin e anëtarësimit janë ato që duhet të kenë më shumë integritet në performancën zgjedhore. Përsa i përket fleksibilitetit të kornizës së zgjerimit është e qartë. Kemi parë se metodologjia dhe korniza janë bërë më fleksibël në mënyrë që të merren në konsideratë elemente strategjike. Dhe kemi këtu edhe rastin e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë.

Këto vende nuk mendoheshin të ishin pjesë e paketës së zgjerimit, ndërsa më pas këto diskutime u rihapën. Mendoj se korniza e zgjerimit është bërë më elastike, më fleksibël, por gjithashtu ne përdorim edhe disa elementë risie të integrimit gradual. Jam dakord me Patrikun kur thotë se: këto nuk duhet të zëvendësojnë anëtarësimin tradicional, sepse këto parashikohen në nenin 49, sepse thuhet që ka vetëm një lloj anëtarësimi, që është anëtarësimi i plotë në BE. Sigurisht, që kemi integrimin në tregun e përbashkët, kemi marrëveshje, kemi programet e ERASMUS, etj., por anëtarësimi është një shtysë themelore për vendin, në mënyrë që ato të transformohen dhe të ecin përpara.

Unë do të tregohesha e kujdesshme që të thoja se gjeopolitika duhet të injektohet fuqishëm në zgjerim. Sepse, të përfundojmë duke pasur një zgjerim me vende të papërgatitura, dhe nuk duam vende të cilat do të sillnin më tepër probleme në BE, jo vetëm në korrupsion dhe në shtetin e së drejtës, por edhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Mendoj se BE ndodhet në udhëkryq: nga njëra anë, të jetë aktor gjeopolitik, t’i përgjigjet kërcënimit rus dhe jo vetëm atij, por kemi edhe ndërhyrje të tjera në rajon si Kina, apo aktorë të tjerë. BE gjithashtu duhet të ketë një ekuilibër strategjik, duhet të zbatojë objektivat e veta strategjike, por nuk duhet të harrojë se vendet kanë nevojë të përgatiten dhe të mos mbyllë sytë përpara kundërvajtjeve të përmendura jo vetëm nga OSBE, por edhe nga organizata të tjera.

Është një pyetje që vjen në momentin e duhur, sepse sa herë që dëgjojmë për lodhjen dhe zgjerimin, pyesim se çfarë mund të bëhet, cilat mund të jenë risitë për të përshpejtuar procesin.  Mendoj se integrimi gradual mund të jetë një zgjidhje integrimi në një treg të vetëm, por gjithashtu ka edhe diskutime për çështjet institucionale. Për shembull, për t’u dhënë të drejtën për të qenë pjesë të parlamentit, jo me të drejta të plota, por për të pasur statusin e vëzhguesit. Ato vende kandidate të cilat i harmonizojnë vendimet e tyre me politikat e BE, ministrat e  Punëve të Jashtme mund të ftohen për konfigurimet e këshillave për çështjet e jashtme. 

Ajo që është e rëndësishme dhe që e tha edhe z.Berisha është e çështja e përgatitjes së vendeve kandidate në drejtim të shtetit të së drejtës, dhe t’i vëmë një emër gjërave, t’i themi gjërat ashtu siç janë. Unë kam mbaruar studimet në një kolegj te Europës para 10 vitesh dhe tema ime kishte të bënte me Falcone dhe Borselinon, gjyqtarë që luftuan kundrejt krimit dhe padrejtësive në Itali. Ata u vranë sepse mbrojtën drejtësinë dhe mendoj se në botën e sotme, ku ne kemi edhe më tepër pasigurira dhe turbullira gjeopolitike, kompleksiteti, situata në Shqipëri, përshkruar nga z.Berisha, vështirësitë që ekzistojnë brenda vendit, nuk duhet të nënvlerësohen dhe BE duhet t;i kushtojë vëmendjen e duhur përgatitjes së popullatës shqiptare por të mbi të gjitha edhe elitës së qeverisë.

Përsa i përket risive institucionale plani i rritjes është në fakt një shpresë e madhe për BE, sepse do të sjellë një moment të rëndësishëm. Niveli i konvergjencës ekonomike të Ballkanit perëndimor është nën mesataren. Mendoj se plani i rritjes këtu duhet të shkyçë potencialin ekonomik, të hapë vende pune, të mundësojë investime dhe gjithashtu të investojë në reforma ekonomike. Pjesa tjetër më pas varet nga niveli përgatitjes së BE, kjo është detyra më e vështirë. A është gati BE? E dëgjojmë shumë koncept që ka të bëjë me kapacitetin përthithës. A mundet BE të menaxhojë 35 vende? Është pyetje filozofike dhe pyetja është varet se kë pyet. Po të më pyesni mua, them se, BE, po, mund të përballojë këtë numër vendesh anëtare sepse ka kapacitet.

Buxheti është përgatitur për zgjerimin dhe mund të shohim në të kostot dhe gjithashtu edhe investimet në fushën e mbrojtjes, vlera financiare në mbështetje. Përsa i përket vendimmarrjes institucionale, të gjitha vendet anëtare të 27 mund të vendosin veton e tyre, dhe në fakt këtë veto mund ta vendosin në çfarëdolloj forme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të veçohen, dhe jo të futen patjetër të dyja te e njëjta hulli dhe të kërkohet që të vendosësh njëherësh në BE. Konfigurimi i BE është i rëndësishëm dhe duhet të përcaktohet edhe vota e shumicës, por kjo nuk është zgjidhja e vetme, sepse kur ne kemi ndarje, përçarje në vendimmarrje, disa vende do të jenë për pro disa do të jenë kundër, por kjo do të sillte ndarje dhe përçarje të brendshme dhe BE do e kishte të vështirë t’i kapërcente.

teona lavrelashvili

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!