LIVE UPDATES
Politike

"Renditemi në krye të vendeve të braktisura nga banorët e saj", Berisha: Prej 2014 nga Shqipëria u larguan 40% e shqiptarëve

Berisha tha se në vitin 1991 shqiptarët të cilët kishin gjithësej 204 dollarë për frymë dhe dolën nga sistemi hiperkolektivist-socialist, si fantazma më shumë, se sa si njerëz, u takuan me lirinë, por dhimbjet e urisë, dhimbjet e mjerimit i detyruan ata masivisht të largohen nga Shqipëria.

28 Gusht 2024, 20:44 Nga M.B
"Renditemi në krye të vendeve të braktisura nga banorët
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi këtë mbrëmje se sot në Shqipëri banojnë vetëm 34% e shtetasve shqiptarë që janë lindur dhe janë rritur në këtë vend. Berisha tha se në vitin 1991 shqiptarët të cilët kishin gjithësej 204 dollarë për frymë dhe dolën nga sistemi hiperkolektivist-socialist, si fantazma më shumë, se sa si njerëz, u takuan me lirinë, por dhimbjet e urisë, dhimbjet e mjerimit i detyruan ata masivisht të largohen nga Shqipëria.

Ai shtoi se gjatë këtyre viteve, sipas EUROSTAT nga 2014-2022 vetëm në vendet e hapësirës Shengen emigruan në total 35% e popullatës së vendit, apo 981 506 shtetas shqiptarë, nga të cilët po sipas EUROSTAT 991 670 kërkuan azil politik në vendet e hapësirës së Shengen. Po ashtu Berisha tha se shifrat e EUROSTAT vetëm në zonën e Shengen tregojnë se u larguan 35% e shqiptarëve, por në rast se shtojmë këtu të larguarit për në Britaninë e Madhe, 43 mijë të larguar me Green Card në SHBA me lotari, këto së bashku e çojnë në 38% numrin e të larguarve nga Shqipëria. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të vërteta të hidhura të narko-regjimit të Edi Ramës, të kësaj diktature bandash që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Të dashur miq, mediat dhe organizatat ndërkombëtare informuan ndofta lajmin më tronditës të 33 viteve. Sipas Organizatës Botërore të Emigracionit, Shqipëria renditet në krye të vendeve të braktisura nga banorët e saj. Sipas kësaj organizate, më seriozja në këtë fushë në botë, 66% e shqiptarëve në këto tri dekada janë larguar nga Shqipëria.

Sot në Shqipëri banojnë vetëm 34% e shtetasve shqiptarë që janë lindur dhe janë rritur në këtë vend. Mbi 1.6 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. E vërteta është se në vitin 1991 shqiptarët të cilët kishin gjithësej 204 dollarë për frymë dhe dolën nga sistemi hiperkolektivist-socialist, si fantazma më shumë, se sa si njerëz, u takuan me lirinë, por dhimbjet e urisë, dhimbjet e mjerimit i detyruan ata masivisht të largohen nga Shqipëria.

Qindra e mijëra u larguan nga deti, nga toka, nga ky vend. Por e rëndë dhe e tmerrshme është se largimet më të mëdha, 40% të atyre që janë larguar nga Shqipëria këto 30 vite, u larguan pas vitit 2014. Në vitet 2005-2013, edhe pas heqjes së vizave kishte qarkullim, kishte edhe largime, por pati më shumë kthime në Shqipëri. 180 mijë familje shqiptare u kthyen nga emigracioni në Shqipëri. Numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit nga viti në vit. Kurse nga 2014 dhe në vazhdim filloi procesi i zbrazjes masive të Shqipërisë, i zbrazjes së Shqipërisë nga shqiptarët sa kurrë ndonjëherë nga ndonjë luftë, sa kurrë ndonjëherë nga ndonjë tragjedi, zi buke, apo epidemi.

Gjatë këtyre viteve, sipas EUROSTAT nga 2014-2022 vetëm në vendet e hapësirës Shengen emigruan në total 35% e popullatës së vendit, apo 981 506 shtetas shqiptarë, nga të cilët po sipas EUROSTAT 991 670 kërkuan azil politik në vendet e hapësirës së Shengen. 311 650 qendrojnë ilegalë në këto vende, kurse 478 245 mijë arritën të marrin dokumente të rregullta, apo kishin marrë dokumente të rregullta.

Pra, shifrat e EUROSTAT vetëm në zonën e Shengen tregojnë se u larguan 35% e shqiptarëve, por në rast se shtojmë këtu të larguarit për në Britaninë e Madhe, 43 mijë të larguar me Green Card në SHBA me lotari, këto së bashku e çojnë në 38% numrin e të larguarve nga Shqipëria. Dhe në rast se shtohen zona tjera Kanada, Australi, Norvegji, Zvicër, Lindje e Mesme dhe kudo, numri i të larguarve nga Shqipëria nga 2014 e gjer sot arrin në 40% të shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet