LIVE UPDATES
Politike

Reportazhi "Il Fatto Quotidiano" për ndërtimet në Tiranë: Kulla dhe çmime të larta, zhvillimi vertikal që Rama po "mbikëqyr"

Në reportazhin e mëposhtëm listohen disa nga ndërtesat "e famshme" rreth sheshit, ku thuhet se një metër katror në këto pallate mund të kushtojë deri në 5.000 euro, çmime të përballueshme vetëm për kompani të mëdha ose hotele luksoze.

28 Korrik 2025, 11:37 Nga r.ll
Reportazhi "Il Fatto Quotidiano" për ndërtimet në
edi rama

TIRANË- Media italiane "Il Fatto Quotidiano" i ka kushtuar një reportazh ndërtimeve dhe kullave të ngritura në Tiranë, veçanërisht atyre rreth sheshit "Skënderbej". Në reportazhin e mëposhtëm listohen disa nga ndërtesat "e famshme" rreth sheshit, ku thuhet se një metër katror në këto pallate mund të kushtojë deri në 5.000 euro, çmime të përballueshme vetëm për kompani të mëdha ose hotele luksoze.

Artikulli thekson se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që ndërtesat e reja të firmosen nga studio dhe arkitektë me famë ndërkombëtare.  Nga ana tjetër në reportazh nuk lihet pa përmendur se bi ndërtimit mbetet shumë tërheqës për kapitalet me origjinë të dyshimtë.

Një ditë më parë, kjo media i ka kushtuar një tjetër artikull çështjes së ndërtimeve në Tiranë duke përmendur edhe "miqësinë" mes kryeministrit Rama dhe arkitektit Stefano Boeri. Në artikull e djeshëm thuhet se Tirana është mbushur me kulla dhe se deri në vitin 2030 Tirana duhet të zbatojë një një plan urbanistik që parashikon të ndërtojë gradaçela dhe blloqe me qindra mijëra m². 

REPORTAZHI I PLOTË:

Pemët në qendër të Tiranës ndërthuren me kantierët që rrethojnë sheshin Skënderbej, ku po ngrihen grataçela të reja. Kulla e Sahatit, dikur ndërtesa më e lartë e qytetit, sot shikon mbi një zonë këmbësorësh ku ndodhet xhamia e vjetër, mozaiku i madh i Muzeut Kombëtar, por edhe kulla gjigante e një hoteli dhe, pak më tutje, një godinë e re 85 metra e lartë në ndërtim: Skanderbeg Building, projektuar nga studioja holandeze MVRDV.

Është një pallat-skulpturë me formën e një fytyre.

"Parafiguron heroin kombëtar që i ka dhënë emrin sheshit – shpjegon një guidë turistike – por shumëkush thotë se aty ngjajnë tiparet e kryeministrit Edi Rama".

Zona e kantierëve është e gjerë. Mbi barrierat shfaqen renderat e Tiranës së së ardhmes, një qytet që do të zhvillohet në vertikale, siç parashikohet nga plani rregullues “Tirana 2030” i arkitektit Stefano Boeri.

Pak hapa më tej, një kantier tjetër: “Eyes of Tirana”, një kullë 31-katëshe, 130 metra e lartë, projektuar nga një studio daneze. Ndërtesa, e lidhur me selinë e Dhomës së Tregtisë, do të ketë hotel, pishinë, tarracë panoramike, dyqane dhe madje edhe kazino. Projekti ka hasur probleme me vëllime ndërtimi të padeklaruara.

"Shteti i ka shpronësuar disa prej këtyre zonave – ka deklaruar Rama – si pjesë e rikthimit nën kontroll të çdo metri katror abuziv"

Çmimet dhe tregu i pasurive të paluajtshme

"Deri në vitin 2018 – tregon Alba Kepi, korrespondente për mediat shqiptare – sheshi qendror nuk lejohej të prekej për shkak të vlerës së tij historike. Më pas, kufiri i mbrojtjes u ridizenjua nga qeveria dhe pranë sheshit filluan të ngrihen grataçela".

Sot, një metër katror në këto pallate mund të kushtojë deri në 5.000 euro, çmime të përballueshme vetëm për kompani të mëdha ose hotele luksoze.

"Nuk njoh asnjë njeri që jeton aty"– thotë një tregtar i zonës qendrore –. Njerëzit e zakonshëm jetojnë në pallatet e vjetra ose zhvendosen drejt lumit. Duken bosh.

Gazetarja ekonomike Ola Xama ka treguar se në vitin 2023 të paktën 51.129 banesa nga 292.000 të lidhura me shërbimin kombëtar të energjisë elektrike nuk kishin konsum. Që nga viti 2018, apartamentet e pabanuara janë triplikuar. Rama gjithmonë ka mohuar këto të dhëna.

Megjithatë, sektori i ndërtimit është bërë një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike të vendit, me mbi 3 miliardë euro investime vetëm gjatë dy viteve të fundit.

"Vetëm në Tiranë, në 7 vitet e fundit, janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit".

Urbanisti Gentian Kaprata shpjegon: "Sot në Tiranë janë mbi 100 kantiere të hapura".  Kryeministri është në krye të Këshillit Kombëtar të Territorit, organi përgjegjës për projektet strategjike dhe për të gjitha ndërtesat mbi gjashtë kate.

Rama vlerëson arkitektët dhe ka kërkuar që ndërtesat e reja të firmosen nga studio me famë ndërkombëtare: italiane, holandeze, veriore.

"Arkitektët shqiptarë janë të përfshirë vetëm në mënyrë të pjesshme" – thekson Doriana Musaj, pedagoge në Universitetin Polis –. "Hotelet përfitojnë lehtësime fiskale dhe shpesh studiot vendase punojnë në partneritet me archistar të huaj".

Megjithatë, si gjithmonë ndodh me investime të mëdha, ato sjellin me vete rreziqe të mëdha.

Raporti i vitit 2022 i Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave e përmend sektorin e pasurive të paluajtshme si një ndër mjetet kryesore për pastrimin e kapitalit. Në raportin e vitit 2024 të AIF (Autoriteti i Informacionit Financiar), ndër shembujt e përmendur del përfshirja e një funksionari publik dhe e një subjekti kriminal në blerje-shitjet e pasurive të paluajtshme.

Në fakt, biznesi i ndërtimit mbetet shumë tërheqës për kapitalet me origjinë të dyshimtë.

“Kostoja e ndërtimit dhe e fuqisë punëtore arrin deri në 800 euro për metër katror, ndërsa vlera e shitjes mund të katërfishohet për shkak të pozicionit të favorshëm”, thuhet në raport.

Po si qëndron me vlerësimet se vetëm një e treta e kapitaleve vjen nga sektori bankar?

“Agjencia Kundër Pastrimit të Parave në Shqipëri" – thotë Rama – "i njeh investitorët, bankat, markat ndërkombëtare të hotelerisë dhe klientët: të gjithë janë nën dritën e diellit si blerës të hapësirave”.

Për kryeministrin, në fakt, “ka paragjykime dhe akuza që prekin sferën penale (pa u bazuar në fakte) e që rishfaqen sa herë flitet për ndryshimin historik të Tiranës ose të Shqipërisë”, si edhe “kur kthehemi të diskutojmë për anëtarët më të mëdhenj të asaj që ai e quan ‘Albanian ArchArmy’”.

As transformimi i Tiranës dhe i Shqipërisë, thotë ai, as arkitektët që kontribuojnë në të “nuk mund të trajtohen duke nisur nga formula të paqarta e të paprovuara”.

Të dhënat, megjithatë, nuk janë aq të qarta.

'Ekziston, për shembull, fenomeni i shitjes me leasing – shpjegon Kaprata –. Një ndërtues paguan furnizuesit dhe nënkontraktorët me sipërfaqe të ndërtuara në këmbim të punës. Në regjistrat shtetërorë ky stok konsiderohet i shitur, por në të vërtetë nuk është. Një apartament është i banuar dhe 19 të tjerë janë bosh', shton ai.

“Ky është një model i keq – Milano – përfundon Alba Kepi –. Nëse në Milano hapësira urbane pasqyron zemrën e saj ekonomike dhe financiare, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Tiranën, ku popullsia po pakësohet dhe po varfërohet. As turizmi nuk mund të justifikojë këtë flluskë rezidenciale dhe fshirjen e historisë sonë”./Përktheu Alba Kepi

edi rama il fatto quotidiano ndertimet ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj