LIVE UPDATES
Politike

Revolta e opozitës në Parlament/ Çupi-ministrit Hoxha: Ja krimet që duhet të të shqetësojnë! Bozdo-ndërkombëtarëve: Gjuha e drunjtë standard nuk shërben

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi thekson se Rama ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, duke renditur të tjera “krime” që sipas saj duhet të shqetësojnë ministrin e Brendshëm.

1 Tetor 2024, 14:10 Nga M.B
Revolta e opozitës në Parlament/ Çupi-ministrit Hoxha: Ja
Djegia e karrigeve para Kuvendit

TIRANA- 

Përfaqësuesit e opozitës si Dhurata Çupi apo Eno Bozdo kanë reaguar pas paralajmërimit që bëri sot ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, për referim në SPAK të deputetëve të opozitës lidhur me revoltën e djeshme në Kuvend dhe deklaratave të ndërkombëtarëve për këtë ngjarje. Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi thekson se Rama ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, duke renditur të tjera “krime” që sipas saj duhet të shqetësojnë ministrin e Brendshëm.

“Dikush duhet t’i thotë Ministrit të Brendshëm se ky parlamenti ynë mjeran nuk ka lidhje me demokracinë.
Partia Socialiste qëndron në pushtet, sepse Edi Rama investoi paratë e korrupsionit, ndërsa krimi i organizuar investoi paratë e drogës. Parlamenti është tempulli i Edi Ramës prej nga sundon kundër interesit të Shqipërisë, që u ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, ka shkatërruar me mijëra hektarë pronë publike dhe private për interesa korruptive private, i ka dhënë krimit të organizuar ekonominë në dorë dhe tani ka menduar të copëtojë edhe shtetin shqiptar. Këto janë krimet që duhet ta shqetësojnë Ministrin e Brendshëm, sepse këto krime ngjajnë shumë me pushtetin e atyre forcave antidemokratike në Europën e së shkuarës”, shkruan Çupi.

Nga ana tjetër anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo tha sot se gjuha e drunjtë standard nuk i shërben më as Shqipërisë dhe as shqiptarëve, duke iu referuar deklaratave të ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato. Bozdo shkruan në rrjetet sociale se reforma në drejtësi, ku BE është financues shumë i rëndësishëm, po tregon qartazi se ka dështuar plotësisht dhe se po përdoret në shumë raste si kamzhik politik kundër opozitës.

POSTIMI I PLOTË:

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, zt.Silvio Gonzato, në reagimin e tij të sotëm për ngjarjet e djeshme në Kuvend, iu referua tre çështjeve të cilat detyrojnë moralisht opozitën t’i shmangë aktet e “dhunës”:
1. Sipas tij, arrestimi me proces të montuar politik i një deputeti të opozitës është “..një cështje tjetër..”, që s`ka lidhje me punën e Kuvendit, i cili sipas z. Ambasador, ka punë më të rëndësishme për të trajtuar…”.
Në fakt, reforma në drejtësi, ku BE është financues shumë i rëndësishëm, po tregon qartazi se ka dështuar plotësisht dhe se po përdoret në shumë raste si kamzhik politik kundër opozitës;
2. Sipas tij, Shqipëria “..është një demokraci funksionale..”, duke “harruar” se një vend aspirant për BE, në të cilin:
a. Opozita persekutohet dhe goditet politikisht çdo ditë,
b. Kushtetuta dhe ligjet shkelen haptazi;
c. Krimi organizuar mban peng qeverinë;
d. Që prej një dekade, zgjedhjet vidhen, manipulohet dhe se standardi i tyre është në përkeqësim drastic (OHDIR;
e. korrupsioni është përhapur në një masë te pakontrollueshme, në të gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe,
f. Qeveria kontrollon të gjitha pushtetet, me përjashtim të krimit të organizuar.

nuk mund të jetë kurrë një vend me “..demokraci funksionale..”
3. “…dhuna nuk është zgjidhje..” -shprehet zt Ambasador. Por cfarë mund të thotë Ambasadori për dhunën e përditshme të cdo segmenti shtetëror ndaj opozitës, për dhunën e përditshme ndaj atyre që kërcënohen me bukën e gojës, për dhunën ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga qeveria. Kjo është dhuna më e tmerrshme, më zhbërëse, që është instaluar plotësisht në Shqipëri, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve që i dinë faktet, por heshtin për arsye që ata i dinë..”
Zt Ambasador, gjuha e drunjtë standard nuk i shërben më as Shqipërisë dhe as shqipëtareve. E vërteta po. Dhe ajo kërkon ndershmëri dhe guxim ta shprehësh!

opozita

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën