8 Korrik 2023, 15:34
Nga I.A
Rrahman Rraja dhe Arkend Balla
KRUJË- Deputeti socialist Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit ditën e sotme dhe ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta politike. Pasi djali dhe të afërmit e tij kanë dhunuar dy persona, dy ditë më parë në një kafene, Rraja reagoi ditën e sotme për herë të parë për ngjarjen e rëndë, ku dhe i kërkoi falje viktimave.
Ky ishte mandati i dytë i Rrajës si deputetet. Ndërkohë që me largimin e Rrajës nga Kuvendi i Shqipërisë vendin e tij do e marrë një tjetër socialist. Bëhet fjalë Arkend Balla, i cili pritet që të pranojë mandatin e deputetit dhe më pas të bëjë betimin në Kuvend.
Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.
arkend balla rrahman rraja konflikt ne kruje grupi i rrajave
Politike
8 Korrik 2023, 15:26
I.A
Fredi beleri
HIMARË- Organizata Omonia ka deklaruar se prokuroria e Vlorës po tenton që të manipulojë provat në dosjen hetimo...
Politike
8 Korrik 2023, 15:00
k.m.
Rrahman Rraja
TIRANË- Rrahman Rraja ka hequr dorë nga mandati i deputetit nën siglën e Partisë Socialiste. Në një dekl...
Politike
8 Korrik 2023, 12:13
f.i
Jorida Tabaku
TIRANË- Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku theksoi se për shkak të kësaj ...
Politike
8 Korrik 2023, 11:05
f.i
TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi sot një video-denoncim, që tregon sipas tij se si pikërisht zona e ‘Ko...
Politike
8 Korrik 2023, 08:43
k.m.
Edi Rama
TIRANË- 2 ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka bërë një "xhiro" në Ballkanin Perëndimor, në kuadë...
Politike
8 Korrik 2023, 07:24
f.i
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Kryeministri shqiptar Edi Rama në Serbi është pritur në një darkë...
Politike
7 Korrik 2023, 21:36
I.A
Edi Rama
SERBI- Kryeministri Edi Rama në Serbi në komentuar situatën në veri të Kosovës edhe pse vetë fillimisht de...
Politike
7 Korrik 2023, 20:30
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, tha se kishte zgjatur m&e...
Politike
7 Korrik 2023, 20:18
m.s
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar me anë dy postimeve në Twitter, në...
Politike
7 Korrik 2023, 19:40
m.s
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me përgënjeshtrimet që erdhën nga...