Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
U lajmërua pushimi. Nuk arrinim të dilnim dot nga salla, të penguar pas gjunjëve të trekëmbëshave të kamerave dhe të ngatërruar pas kabllove të teknikës së mediave, tashmë shtrirë për të ngordhur përgjatë dyshemesë së pjerrët të sallës. Nga zelli në dyert e pakta, dukej sikur ishte lajmëruar ndonjë zjarr.
Kjo që i ndodhi Ermonela Jahos – salla bosh, më kujtoi një turp të ngjashëm, që pat ndodhur me disa shkrimtarë të ftuar për një takim me temën “Lehtësia e papërballueshme e fjalës”, në Tiranë, maj të vitit 2014, te Fakulteti i Shkencave Sociale, Salla e Ekselencës. Takimin e organizonte Njësia e Komunikimit dhe Hulumtimit në Kryeministri me mbështetjen e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung.
Merrnin pjesë, si të ftuar, Elvira Dones, Bashkim Shehu, Luan Rama, Genc Burimi (që moderoi bisedën, bashkë me Falma Fshazin), Besa Myftiu, Eda Derhemi dhe unë, të gjithë autorë që jetonin larg Shqipërisë, por që ishin prej vitesh të pranishëm si zëra, në skenën e librit shqip. Vura re një dyndje të pashembullt kamerash dhe mikrofonash, nga gjithfarë mediash të Tiranës: thuhej se do të vinte në takim vetë Edi Rama (nuk e mbaj mend nëse pastaj erdhi; më duket se jo). Por erdhën konsujt e Fuqive të Mëdha, dhe të tjerë të mëdhenj të periferive të botës, të larë në dritë dhe vëmendje. Te salla e ekselencës nuk hidhje dot më as mollën.
Seanca e parë kaloi me liturgji ndërkombëtarësh – mesazhe e masazhe verbale soporifike, me siguri të ricikluara nga evente të tjera po aq liturgjike dhe soporifike, por që u duk sikur u ndoqën me vëmendje absolute nga të pranishmit. U lajmërua pushimi. Nuk arrinim të dilnim dot nga salla, të penguar pas gjunjëve të trekëmbëshave të kamerave dhe të ngatërruar pas kabllove të teknikës së mediave, tashmë shtrirë për të ngordhur përgjatë dyshemesë së pjerrët të sallës. Nga zelli në dyert e pakta, dukej sikur ishte lajmëruar ndonjë zjarr.
Pastaj kur filloi seanca e dytë, ajo ku do të na vinte radha neve për të “kënduar”, salla ishte bosh: kishin ikur të gjithë: jo vetëm ambasadorët me shpurat e tyre, por edhe gazetarët me kamerat e tyre dhe fytyra të tjera televizive. Kishin ikur të interesuarit, kuriozët dhe dashamirësit, bodyguard-ët dhe terjaqinjtë e letërsisë shqipe, pedagogët e letrave dhe përfaqësuesit e botimeve, ekspertët e librit, operatorët e kulturës dhe vëzhguesit e diasporës.
Paskëshin ardhur aty për Ramën, për ta përshëndetur, si të ishte njeriu i shenjtë. E kuptova – jo pa hidhërim – se eventi, fjala dhe përvoja që kishim ardhur të ndanim, nuk i interesonin kujt. Në sallë kishin mbetur katër kokrra – miqtë e të njohurit tanë, që mbase nuk iknin dot, sepse nuk donin të na lëndonin. (Ra ky Ramë dhe u pamë.)
Natyrisht, Ermonela Jaho ka statusin absolut të një ylli të operistikës botërore, ndryshe nga ne të letrave, që shkojmë e vijmë nën hijen e qiparisave të varrezave lokale; edhe pse unë besoj se në Tiranë ka shumë më tepër njerëz që lexojnë dhe shijojnë Elvirën dhe Bashkimin dhe Besën, se njerëz që ndjekin operën. Që evente të tilla kulturore shpesh dështojnë, kjo ndodh – besoj unë – ngaqë publiku i tyre, të paktën në Tiranë, është trajnuar të veprojë si publik eventesh politike, ose detashment i koagulimit të votës.
Kam shkruar, vite më parë, se politika në Tiranë synon ta rekrutojë dhe përdorë kulturën si vegël për krijimin, mirëmbajtjen dhe riprodhimin e masës zgjedhore, në trajtën e publikut. Ajo që ndodhi atë ditë të majit 2014, kur një sallë e mbushur cip më cip, befas u zbraz sapo mbaroi seanca e parë dhe u larguan të gjithë “pezzi grossi” më duket tani si paralajmërim i së ardhmes që e priste skenën kulturore publike të kryeqytetit.
(c) 2023 Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Erion Veliaj TIRANË- Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Berisha dhe Meta kanë dy programe, siç kanë edhe dy k...
Sali Berisha ROSKOVEC- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama nga Rsokoveci. Teksa prezantonte kandidatin e koalicionit 'Ba...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij në Roskovec. Teksa mbante fjalën, Berisha premtoi taksa t&eum...
Peter Stano BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka njoftuar se të martën është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin ...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Rama është i tmerruar nga fakti se opozita po ec&eu...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të lënë në fletën e...
Edi Rama dhe Nard Ndoka TIRANË- Kryetari i Partisë DemoKristiane, Nard Ndoka ka lënë pas "hatërmbetjet" politike dhe i ka bër...
Benet Beci dhe Frederik Ndoci TIRANË- Një ditë pasi shprehu hapur mbështetjen për kandidatin e Partisë Socialiste për Ba...
Redjan Krali KAVAJË- Ditën e premte, më 21 prill, besimtarët myslimanë do të festojnë Fitër Bajramin pasi kanë...
Ivi Kaso TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar atë që ai e ka cil&...