LIVE UPDATES
Politike

Veliaj: Partia me dy koka Berisha-Meta, ka dy programe, për ata që kanë gënjyer dhe për ata që duan të gënjejë

 Veliaj po ashtu ka ironizuar koalicionin Berisha-Meta, të cilët nuk kanë bërë asnjë aktivitet në Tiranë që pas hapjes së fushatës në stadiumin “Arena Kombëtare” para 3 ditësh.

18 Prill 2023, 18:21 Nga I.A
Veliaj: Partia me dy koka Berisha-Meta, ka dy programe, për ata që
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Berisha dhe Meta kanë dy programe, siç kanë edhe dy koka. 

“Një program e kanë për ata që i kanë rrejt, që është Shkodra, një program tjetër e kanë për ata që duan me rrejt. Nëse këta thonë që transporti bëhet falas dhe Tirana ka 20 linja autobusi në qytet, plus 19 rrethqytetase, bëjnë 39. Shkodra ka vetëm një linjë, laj-thaj. Pse nuk e bëjnë falas atë linjë? Të na tregojnë se aty ku ata qeverisin, kështu behet, që ta bëjmë edhe ne të tjerët. E keni vënë re që ata kanë dy programe? Një forcë me dy programe, siç është dy koka, Saliu me Ilirin. Një program e kanë për ata që i kanë rrejt, që është Shkodra, një program tjetër e kanë për ata që duan me rrejt. Një parti normale ka vetëm një program. Ne po mbjellim pemë në të gjithë Shqipërinë, se është një program. Besojmë te ideja se duke mbjellë pemë, nuk mbjellim sherr dhe duke mbjellë dashuri dhe mirëkuptim është më mirë se duke mbjellë inat dhe debat. Ju kujtohet e vetmja gjë që bënë falas ata? E mbani mend tortën e Pavarësisë, i mbani mend kazanët, govatat, legenat, kacitë, sapllaket? Vërtetë falas ishte, por zgjati pak dhe ishte shumë e shëmtuar”, tha Veliaj.

 Veliaj po ashtu ka ironizuar koalicionin Berisha-Meta, të cilët nuk kanë bërë asnjë aktivitet në Tiranë që pas hapjes së fushatës në stadiumin “Arena Kombëtare” para 3 ditësh.

“E keni vënë re, nuk kanë bërë asgjë në tre ditët e fundit? Që kur iu dështoi stadiumi, nuk kanë dalë nga shtëpia. Duhet me i parë në sy dhe me u thënë dilni bëni ndonjë aktivitet se edhe 20 ditë fushatë kanë mbetur. Një ditë është 5% e fushatës, kurse ata kanë tre ditë pa dalë, ikur 15% e fushatës. Janë duke lëpirë plagët që lanë Saliun tek pullë aty. Dilni se na duhet të kemi debate, dilni se na duhet të takohemi me njerëzit dhe të ndajmë ndonjë ide. Por, përtej humorit, i mirëkuptoj në fakt, asnjë nga ne nuk do dilte nga shtëpia nëse do e kishim lënë udhëheqësin tek pullë vetëm në mes të stadiumit”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Veliaj shtoi se kush bën 100 punë, mund të bëjë edhe më shumë, duke ftuar të gjithë qytetarët që të besojnë tek ata që punojnë.

“Kush i bën 40 shkolla, i bën edhe 42 shkolla të tjera. Unë jam shumë i ndërgjegjshëm që me gjithë vështirësitë që kishim me pandeminë, me tërmetin, me këto çmime të mallkuara, ne bëmë shumë punë, por ndoshta jo të gjitha. Por, dua ta mbyll bilancin e punëve të bëra me stadiumin. Deri dje, për ata [opozitën] stadiumi ishte arena e korrupsionit, arena e mashtrimit, arena e betonit, arena e kullave, arena e “Rilindjes”. Por, krejt papritur, këtë fundjavë u bë “Arena e demokracisë dhe e lirisë”. Ti mund të shash sa të duash, por punën e qeverisë së Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste nuk e mohon dot. Se vjen momenti ku do shkosh, e do ta bekosh, e do ta vlerësosh, e do bësh selfie, e do futesh me autobus, e do parkosh makinat mbi sheshin “Italia” dhe demokratët e shkretë erdhën për të parë stadiumin, se nuk iu lejohej, se ngaqë ishte stadiumi një zonë e ndaluar, të shkretët erdhën për të parë stadiumin. Sa panë stadiumin, ikën, edhe ngeli Saliu me karriget bosh”, tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet