LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama 22 mln euro për fluturime me avion, hanë biftek 1 mijë euro. Pylli i Veliajt është i 1 milionë vjedhjesh dhe jo pemësh

Ai përmendi dhe premtimet e maxhorancës për mbjelljen e 1 milionë pemëve dhe tha se taksat e qytetarëve shkojnë për të paguar udhëtimet e luksit të kryeministrit Rama që shkojnë afro 22 milionë euro. 

18 Prill 2023, 18:07 Nga F.M
Berisha: Rama 22 mln euro për fluturime me avion, hanë biftek 1
Sali Berisha

ROSKOVEC- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama nga Rsokoveci. Teksa prezantonte kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Berisha tha se Rama dhe ministrat e tij nuk i shërbejnë qytetarëve por pasurohen vetë dhe bëjnë pushime. Ai përmendi dhe premtimet e maxhorancës për mbjelljen e 1 milionë pemëve dhe tha se taksat e qytetarëve shkojnë për të paguar udhëtimet e luksit të kryeministrit Rama që shkojnë afro 22 milionë euro. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

U kujtua të flasë për rrogat vetëm pasi e denoncova nga salla në sallë, nga mitingu në miting tiraninë e tij me varfërinë. E si foli? Nxori presidentin, ja rrita rrogën 4 milion e 600 mijë lekë. Po cili shqiptar e kishte problem rrogën e presidentit, more zotëri, me gjithë respektin po nuk ishte rroga e presidentit problemi i qytetarëve shqiptarë. I rrita rrogat thotë, nxorri Admiralin, por cili ushtar kishte problem rrogën e Admiralit, sa merr e nuk merr Admirali. Gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, i mbajnë me detyrim se kanë firmosur kontratat. Rrogat që marrin janë qesharake dhe tani tallet, kalon nga takimi në takim, do rris rrogat, mashtron, tallet me varfërinë e njerëzve. Nuk mund të rritet rroga minimale kurrë në 900 euro brenda 1 viti, sepse po ta çosh 900 euro rrogën minimale, të paktën minimumi 90% e sipërmarrjeve falimentojnë menjëherë. Shet injorancë, shet pashpirtësi kudo që shkon, sikur njerëzit nuk dinë asgjë se çfarë ndodh në këtë botë. Ka hall të mashtrojë, të marrë ato vota dhe të vazhdojë siç ka vazhduar. Ndaj dhe të bashkohemi, çfarë jemi, socialistë, demokratë, të paparti që të gjithë së bashku. Nuk është çështja këtu vetëm për kryetarin e ri të bashkisë, është çështja për mesazhin e fuqishëm të ndryshimit të Shqipërisë. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votën tuaj. Po pse u katandisëm ne kështu? Sepse zotëria Edi Rama udhëton me avion, 22 mln euro shpenzime. Sepse Bufi shkon në Antalja me interesat e pensioneve të invalidëve. Sepse Balluku porosit biftekun 1 mijë euro. Këta ju urrejnë ju, ju përçmojnë ju. Për këta qytetarët janë inferiorë, janë qenie të dorës së dytë. Sepse këta në çdo punë publike vjedhin 80-90% të çmimit. Ndërtojnë rrugë si kërkund në botë, në fushë 24 mln euro kilometrin. Ndërtojnë shkolla, 6 milionë euro. A e morët ju vesh se çfarë ndodhi në Tiranë.
Na doli pylli 1 milionë pemë. Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qiellin. Dhe në ato 1 milionë pemë, do të thotë të bësh një rresht me 3-4 radhë nga Buna në Kepin e Stillos, do të thotë një pyll 6 deri në 9 mijë hektarë. Po pse e shpall 1 milionë thoni ju. Jo, jo është 1 milionë vjedhje. Vjedh paratë e fidanëve, dhe prandaj thotë unë i mbolla. Po ku i mbolle? Çfarë ti thuash. A mund ta imagjinoni ju. Duke ardhur këtu mu kujtua një rast. Një shofer taksie i thotë një miku tim. I thotë, si je, si të del hesapi, do iki thotë, do ik sepse në vitin 1993 bleva një traktor, solli qeveria 2 mijë traktorë. Sollëm në atë kohë traktorë të vegjël kultivatorë. I shitëm me 2 mijë dollarë. Tani i kërkojnë pas 30 vitesh, i kërkojnë të paguajnë, kur ato janë falur me dekret të presidenti të republikës, i kërkojnë të paguajnë kredinë dhe ja kanë shumëfishuar dhe thotë të ikë të fitoj para se nuk kam rrugë tjetër. Pra shiko si ua nxijnë jetën, nuk lejnë gjë pa bërë për ti përzënë nga Shqipëria. Ndërkohë për vete Edi Rama blen 4 milionë euro vazo druri për në oborrin e kryeministrisë. Ndërkohë Erion Veliaj blen pishën me 5600 euro, fidanin e pishës. Po ai fidan floriri të ishte nuk mund të shkonte aq. Por këta janë ato që janë.

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen