LIVE UPDATES
Politike

"Rruga e vetme e jona është protesta"/ Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit

Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Lideri i opozitës nënvizoi se situata nuk krahasohet me asnjë moment të mëparshëm politik dhe se opozita nuk ka më asnjë rrugë tjetër përveç protestës së vazhdueshme, për të rikthyer votën e lirë dhe përballjen me qeverinë.

15 Nëntor 2025, 12:42 Nga E. D
"Rruga e vetme e jona është protesta"/ Berisha: Krimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një realitet politik të paprecedentë, ku sipas tij “krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit”. Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, Lideri i opozitës nënvizoi se situata nuk krahasohet me asnjë moment të mëparshëm politik dhe se opozita nuk ka më asnjë rrugë tjetër përveç protestës së vazhdueshme, për të rikthyer votën e lirë dhe përballjen me qeverinë.

"Se çfarë duhet të bëjmë, sigurisht është një pyetje shumë e drejtë dhe kryesore. Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, mendoj se çdo opozitar duhet të analizojë, realitetin ekzistues sot dhe të bindet se, çdo krahasim me realitete të mëparshme, 2006-2009-2012 e me radhë është absolutisht i paqëndrueshëm. Do të jap 2-3 shembuj se pse unë theksoj që në analizën tonë dhe në përgjigje të kësaj pyetje kapitale që shtron ti, ne pyetjen përgjigjen duhet ta nxjerrim nga realiteti në të cilin jetojmë.

Në 2009 zgjedhjet u mbikëqyrën nga një armike e hapur ndaj Sali Berishës që quhet, Odri Glover që është shpallur nga unë ‘non grata’ në vitin 1996. Për ti rënë shkurt, raporti që misionet e përbashkëta të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian që firmosën për ato zgjedhje, thoshte; se zgjedhjet plotësuan kriteret kryesore ndërkombëtare të OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Së dyti; 4 muaj para atyre zgjedhjeve unë nxora një vendim qeverie me të cilin daklaroja në mënyrë të prerë në përdorimin në mënyrë kategorike të burimeve të panumërta të administratës në funksion të zgjedhjeve dhe interes të PD-së. Duke filluar nga vetja ime, në fushatë mora një makinë me qira nga PD.

Po kjo zonjë, në raportin e saj konkludoj se; kryeministri i vendit për të parandaluar përdorimin e burimeve të administratës në zgjedhje lëshoi një vendim të detajuar dhe e zbatoi pikë për pikë atë vendim. Pse unë ua rikujtova këto. Sepse është krejtësisht tjetër situata. Në kushtet e një pluralizmi që funksion dhe që bën të mundur rotacionin. Në kushtet e një pluralizmi të shtypur, që nuk lejon rotacionin, që burgos krerët e opozitës, që përdor të gjitha burimet e gjithanshme të shtetit në emër të partisë shtet që të marrë zgjedhjet, që përdor bandat për të kontrolluar votat, përdor administratën për të kontrolluar votat.

Pra jemi në një realitet, për ta përmbledhur në një fjalë që deklaroi një nga europarlamentarët më të njohur në Bruksel, Michael Gahler; në Shqipëri tha, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Tani vij tek pyetja juaj, ka vetëm një përgjigje; të ngrihemi në protesta, protesta dhe vetëm protesta. Përndryshe farsa e ardhshme elektorale nuk do të jetë me 52%, Edi Rama por do të jetë me 62-68 %. Nëse bindemi për realitetin që është, atëherë ne nuk kemi një rrugë të dytë, nuk kemi rrugë tjetër, përveç se të ngrihemi me guximin, të gjithë ata që duan një votë të lirë dhe të përballemi me këtë qeveri, gjersa të rikthejmë votën e lirë ndaj shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet