9 Shkurt 2023, 23:37
Nga DOSJA
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji i Partisë Demokratike renditet ndër anëtarët që do të marrë pjesë në protestën e opozitës më 11 Shkurt. I ftuar në “Opinion” në Tv Klan, ai u shpreh se pavarësisht qëndrimeve brenda partisë, opozita është e bashkuar dhe do të jetë të shtunën në protestë. I pyetur nga Fevziu se cila prej palëve është problematike, Salianji tha se nuk është ky problemi, pasi problemi qëndron te mënyra si gjendet zgjidhja mes tyre.
Ervin Salianji: Jemi në një situtë ku pavarësisht se çfarë qëndrimi kemi ne të 3, 30 apo 300, këtu ka vetëm një gjë, nuk i mungon asgjë opozitarizmit në pikëpamje të mbrojtjes së interesit publik, nuk i mungon edhe nga qëndrimet që pamë sot, edhe nga qëndrimet që mbajtën kolegët asnjë gjë në raport me aksionin politik, qoftë në parlament, qoftë në aksionin politik.
Blendi Fevziu: Te letra, te vota?
Ervin Salianji: Çështjen e votës e zgjidh vota, do vijmë aty. Ne do jemi këtu, do vijnë kandidatët. Unë nuk pres që Edi Rama t’i japë zgjidhje. Ka një vit e gjysmë që e pengon Edi Rama këtë çështje nga ana gjyqësore.
Blendi Fevziu: Tre muaj, Shkurt, Mars, Prill. 90 ditë, ti hyn në zgjedhje.
Ervin Salianji: Politika dhe njerëzit ndryshojnë, lëvizin.
Blendi Fevziu: Salianji, a mund ta bëj pyetjen unë më drejtpërdrejt, të të fus edhe pak në siklet? Midis të dyja palëve kush më prblematike që pengon në gjetjen e zgjidhjes?
Ervin Salianji: Këtu nuk është çështja se cila është problematike. Këtu është çështja si gjejmë zgjidhjen.
Blendi Fevziu: Si gjendet zgjidhja?
Ervin Salianji: Ja po jua them unë si gjendet zgjidhja. Ne flasim, detyrohemi të ulemi për shkak se kundërshtarin nuk e zgjedhim dot me përfaqësues të PS, tani unë nuk e bëj më këtë debat publik se ja ku jemi ne të 3, janë dhe 30 apo 50 të tjerë. Ja ta them unë se si. Nuk ka vullnet sepse nëse do kishte vullnet, heqim retorikën se mund t’i hyj atyre argumenteve, vijmë e bëjmë një ditë tjetër një debat 3 orë, ulemi të gjithë me njëri-tjetrin në një tryezë ku janë që të gjithë përfaqësuesit dhe nuk dilet aty, heqim kamerat për protagonizma dhe mblidhemi në një mal po të doni, ku të doni, në një zonë ku s’ka dhe diskutojmë me njëri-tjetrin deri në gjendjen e një zgjidhjeje. Nëse i bihet rrotull unë po ju them që nuk ka sot asgjë në mungesën e opozitës… Këtu është e zgjidhur, situata është e zgjidhur.
Teksa renditi arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës, Salianji konfirmoi sërish pjesëmarrjen.
Ervin Salianji: Ne jemi të bashkuar, jemi të shtunën.
Blendi Fevziu: Po ku jeni të bashkuar?
Ervin Salianji: Të gjithë aty jemi të shtunën, ja ku u tha që të gjithë do jenë aty.
Marrë nga tvklan.al
ervin salianji
Politike
9 Shkurt 2023, 23:19
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër kryetarit të PD, Sali Berisha. I ft...
Politike
9 Shkurt 2023, 23:15
F.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi se të shtunën do të jetë në protestën e organizuar nga...
Politike
9 Shkurt 2023, 23:13
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se djali i tij, Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK për një ...
Politike
9 Shkurt 2023, 23:13
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha se në 21 janar 2011 ka qenë në zyrën e tij në Kryeministri dhe nuk kisht...
Politike
9 Shkurt 2023, 23:12
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sanksionimi i tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ës...
Politike
9 Shkurt 2023, 22:46
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Lulzim Basha i vuri shkel...
Politike
9 Shkurt 2023, 22:19
F.M
Peter Lapp
TIRANË- Agjenti i FBI-së, Peter Lapp e quan të turpshme sjelljen e Charles McGonigal, pas akuzave që rëndojnë...
Politike
9 Shkurt 2023, 22:16
F.M
Peter Lapp
TIRANË- Agjenti i FBI, Peter Lapp shprehet se ish-eprori i tij, Charles McGonigal, i cili është nën akuzë për...
Politike
9 Shkurt 2023, 22:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka kërkuar arrestimin e tij. I ftuar ...
Politike
9 Shkurt 2023, 22:01
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me ish-agjentin e FBI-s&eum...