LIVE UPDATES
Politike

Salianji propozon amendamentin për amnistinë: Të përjashtohen nga kjo e drejtë ata që janë zgjedhur si deputetë

Salianji tha se ka propozuar një amendament, ku sipas tij nga kjo e drejtë duhet të përjashtohen shtetasit që janë zgjedhur si deputetë, duke shtar më tej se nuk bën asnjë kompromis me asnjë bandit, kriminel apo mafioz.

26 Janar 2024, 14:13 Nga M.B
Salianji propozon amendamentin për amnistinë: Të
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i opozitës, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit foli për amnistinë. Salianji tha se ka propozuar një amendament, ku sipas tij nga kjo e drejtë duhet të përjashtohen shtetasit që janë zgjedhur si deputetë, duke shtar më tej se nuk bën asnjë kompromis me asnjë bandit, kriminel apo mafioz.

Deputeti shtoi se ata kanë në interes thelbësor që qytetarët dhe mijëra familje që janë dënuar në mënyrë të padrejtë të përfitojnë, por tha se nuk jenë të prirur të votojnë amnistinë e oligarkëve.

DEKLARATA E DEPUTETIT ERVIN SALIANJI:

Është bërë sebep që PS të keqpërdorë dhe të gjejë si sebep për të penguar amnistinë për qytetarët dhe padiskutim për ta përdorur politikisht. Po ju deklaroj që në nisje një amendament që sapo e kam depozituar ku në pikën 3 të nenit 5 të riformulohet me këtë përmbajtje që: nuk përfitojnë nga ky nen subjektet që përmbajnë detyrimin për të deklaruar sipas ligjit 9049 të vitit 2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive. Subjekte të posaçme, akuza penale ndaj të cilave po gjykohen nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar sipas përcaktimeve të shkronjës c dhe ç të nenit 75/a të procedurës penale si dhe çdo deputet apo ish-deputet i zgjedhur më parë në kuvendin e Republikës së Shqipërisë që mund të jetë subjekt i dënimeve apo i vuajtjes së dënimeve. Amnistia ndjek qëllimet që lidhjen me humanizmin që ka për qëllim të lehtësojë pozitën e shtetaseve dhe jam i bindur se dhjetëra familje po presin.

Përmes këtij amendimi dua dhe synoj të përjashtohet kjo e drejtë për shtetasit që janë aktualisht deputetë të zgjedhur, kjo që amnistia të mos shfrytëzohet. Për çdo njeri që ka ngrenë sallatë kot këto kohë duke menduar që ka pasur ndonjë amendimin për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe për një çështje 600 e kusur procedime penale në përballjen 30 vjeçare që kanë patur me qeverinë, po i them që sapo e kam depozituar vet që nuk përfshihen. Unë nuk hyj tek ata që cenojnë dinjitetin, nuk bëj asnjë kompromis me asnjë nga akuzat, bandit, kriminel mafioz që është përfshirë në trafik droge dhe që e kam denoncuar në të kaluarën. Jam i vetmi politikan që gjykohem në gjykatë për shkak të një denoncimi në interes të shërbimit publik. Nuk kam asnjë akuzë që projektligji i depozituar përmendte. Për të hequr çdolloj keqkuptimi, apo prepotence nga PS dhe qeveria që gjithçka që ka të bëjë me interesat e publikut apo edhe një projektligj që prek interesat e dhjetëra familjeve dhe që është i detyruar dhe t’i kërkojë opozitës për bashkëpunim, e shet si formë negociate. Kështu që me këtë propozim kam menduar që e ndaloj këtë situatë, e qartësoj për publikun.

Padiskutim që ne kemi interes thelbësor që qytetarët dhe mijëra familje që janë dënuar në mënyrë të padrejtë të përfitojnë, por ne nuk jemi të prirur të votojmë amnistinë e oligarkëve që ndërtojnë mes Tiranës si ai Arlis sh.p.k., që pavarësisht që ndërton 5 kate mu në mes të sheshit Skënderbej, jo vetëm që është në ndjekje penale, jo vetëm që nuk i hyn gjemb në këmbë për t’u prekur nga ligji por ndërkohë tani edhe të amnistohet lehtësisht, ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë sot në burgje se kanë ndërtuar avlli, mure, çati. Apo oligrkë tjerë që kanë marrë qindra e mijëra euro si Salillari përshembull, apo dhjetëra kompani të tjera të cilat kanë ndërtuar ligjin dhe ne t’i japim amnisti tani se i duhet këtyre të PS. Pavarësisht do ta rikthesoj që është e domosdoshme që mijëra familje të përfitojnë, po kjo nuk është rruga se si depozitohet apo se si shkon situata kur duhet 84 vota. Nuk ka një negociatë, është fjalë e keqpërdorur në këtë vend, por nuk ka një propozim që t’i ketë ardhur opozitës përpara, nuk ka një diskutim paraprak.

E patë edhe sot një teatër tjetër. Nga shtatë deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin me votat e mazhorancës kishin konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje. Edhe sot u bojkotua mbledhja siç është bojkotuar prej dy vitesh me radhë. Dua t’ju them që nuk ecet në opozitë, sidomos me këtë opozitë, padiskutim me mua jo e jo, përdorja e segmenteve të drejtësisë që gjasme të frikësojë kundërshtarët, nuk ecet. Po ua them drejtpërdrejt, unë nuk e njoh frikën. Kam 10 vite që bëj betejë pubike duke i shërbyer interesit publik dhe vazhdoj pavarësisht çdolloj kostoje që mund të ketë dhe që padiskutim çdo vendim gjyqësor, çdo procedim, çdo kallëzim deri më sot të fituar apo që kam në proces janë medalje që i kam var në mur dhe do t’i bëj edhe publike në një moment të caktuar për të treguar që nuk ka gjë që ndal një deputet që ka mision interesin publik për të qenë kundër regjimit.

Ju faleminderit shumë!

ervin salianji aminsti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet