LIVE UPDATES
Politike

Salianji pyet Dumanin: Jemi pro kërkesës për Ahmetajn, por a po bëni drejtësi me regji? Dumani: Nuk i shohim njerëzit nga pozita

Dumani ka deklaruar se SPAK nuk bën drejtësi me regji, por kërkon arrestimin e Ahmetajt në mbyllje të hetimeve të zhvilluara.

11 Korrik 2023, 22:13 Nga I.A
Salianji pyet Dumanin: Jemi pro kërkesës për Ahmetajn, por a po
Ervin Salianji

TIRANË- Detaje kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. BalkanWeb shkruan se deputeti demokrat, Ervin Salianji pyeti kreun e SPAK, Altin Dumani nëse institucioni që ai drejton po bën drejtësi me regji dhe a po përdoret nga PS-ja, sa herë që kjo e fundit ka skandale për të mbyllur, si ai i Krujës? Dumani ka deklaruar se SPAK nuk bën drejtësi me regji, por kërkon arrestimin e Ahmetajt në mbyllje të hetimeve të zhvilluara.

Pjesë nga mbledhja:

Salianji: Duke qenë se jam nga deputetët që kam inkurajar SPAK-un në publik dhe i kemi dhënë mbështetje, është në detyrimin tuaj për të mbrojtur punën e instituciuonit, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Shqetësimi që kemi ne në Këshill nuk ka të bëjë me gjykimin në themel të provave se nuk marrim atributet e gjykatës, por ajo që është vendosur si garanci për deputetët, është që deputeti të mbrohet nga sulmi i padrejtë politik që mund ti bëhet nga gjyqësori. Garancia e vetme, imuniteti, është nëse këto janë akuza politike apo jo. A ka ndikim pollitik? Pyetja ime është: a është rastësi që sa herë ka një shqetësim publik të rëndësishëm PS-ja, ka një ngjarje që i mbivendoset ose e mbulon. A ka një drejtësi me regji se është hedhur shumë në publik si tezë që SPAK përdoret. A ka fuqi SPAK të shkojë deri te njerëz që kanë influence politike, që mund të jenë më të fuqishëm se Ahmetaj?

Pyetja e dytë, duke pasur parasysh që në këtë dosje ka shumë persona që kanë lidhje me personin në hetim që keni sjellë kërkesën për arrestim, a ka fuqi politike administrative apo të ndonjë lloji tjetër ky person për të vënë në lëvizje gjithë strukturën e shtetit siç e ka vendosur? Keni persona të tjerë nën hetim për këtë çështje, pse kërkohet arrestimi vetëm për këtë? Pyetje tjetër, janë disa biznesmenë të lakuar afër qeverisë, a kanë mbrojtje këta dhe goditen disa të tjerë? Këto janë shqetësime që duhet tu jepni përgjigje. Qëndrimi jonë është apriori pro çdo kërkese për arrestim, duke mos u kthyer Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në gjykatë siç e ka kthyer PS në të kaluarën. Më pas do jetë gjykata që do të vlerësojë provat.

Dumani: Nuk ka drejtësi me regji. Unë nuk bëhem pjesë e drejtësisë me regji. Është në diskrecionin tonë të bëjmë hetime dhe të jemi ashtu siç e mendojmë ne. Hetimet janë në proces dhe nuk kanë përfunduar dhe prandaj kërkojmë të jetë mbledhje me dyer të mbyllura. Kjo është arsyeja. Nëse ne do të shohim elementë të veprave penale në çdo nivel qofshin ato do të ndërhyjmë. Ne nuk i shohim nga pozita, i shohim nga vepra penale. Sa i përket personave të tjerë që janë të lidhur me qeverinë, ne jemi ende nën hetim.

ervin salianji altin dumani arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj