LIVE UPDATES
Politike

Ahmetaj ka lënë Shqipërinë, por ku është? VOA: Ka prerë biletë për Itali, por s'e ka përdorur. 'Sinjale' të tjera përmendin Kanadanë

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

11 Korrik 2023, 21:17 Nga k.m.
Ahmetaj ka lënë Shqipërinë, por ku është? VOA: Ka
Arben Ahmetaj

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimn për arrestimin e tij, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Në mbledhjen e Këshillit të Mandatave të nisur sot pasdite në kryesinë e parlamentit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë, njëri prej avokatëve të tij, Henrik Ligori, mësohet të ketë pohuar se zoti Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Zëri i Amerikës, ka konfirmuar përmes burimeve zyrtare se ai është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Të njejtën hipotezë e ka shfaqur dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat Gamend Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, kur ka pyetur për këtë, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, por pa marrë një përgjigje prej tij. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të gjitha gjasat janë që largimi i tij të jetë përfundimtar, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Ish-zëvendëskryeministri, akuzohet për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash. Ndërsa ka mohuar publikisht njohjet me dy sipërmarrësit kryesorë që përfituan kontratat koncensionare në Elbasan, Fier e Tiranë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, hetimet kanë zbuluar në të kundërtën lidhje të ngushta mes tyre, të shtrira ndër vite. Në të paktën 6 raste të cilat konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si akte korruptive, emrat e dy biznesmenëve rezultojnë të qëndrojnë pas blerjeve, nga ana e personave të tjera, të katër apartamenteve dhe dy garazheve, të shitura nga zoti Ahmetaj më një vlerë prej 440 mijë eurove.

Po ashtu mbi 30 mijë euro janë shpenzuar prej Zotos dhe Mërtirit për të financuar udhëtime apo qëndrime në hotele të shtrenjta, të ish zëvendëskryeministrit apo njerëzve të afërt me të. Në dosjen e Prokurorisë, janë zbardhur komunikimet përmes postës elektronike me hotele të shtrenjta, në qytete të ndryshme të Europës, për prenotimin e qëndrimit në to, të zotit Ahmetaj, apo dhe personave të tjerë të afërt me të. Datat për të cilat janë bërë rezervimet, koncidojnë me udhëtimet jashtë vendit të ish zëvendëskryeministrit dhe kthimin në atdhe.

Në mars të këtij viti Prokuroria sekuestroi dy vila, një në Hamallaj dhe një tjetër në bregdetit jugor, në Palasë, në një nga komplekest me të shtrenjta. E para ishte në emër të bashkëjetueses së zotit Ahmetaj, dhe sërish në prapaskenë, sipas prokurorisë, qëndron sipërmarrësi Zoto. Ndërsa vila tjetër në Palasë, figuron në emrin e një shoqeje të ish bashkëshortes së Ahmetaj, ndërsa porositësi fillestar rezulton sipërmarrësi Mond Bega. Prokuroria ka zbuluar faktet se si punimet për vilën ndiqeshin nga një studio e Interior design, me porosi të ish bashkëshortes, dhe se rasti konsiderohet si fshehje e pasurisë.

Transaksionet apo pagesat pas të cilave qëndrojnë dy biznesmenët cilësohen nga prokuroria si përfitime të parregullta, nga ana e zotit Ahmetaj, të cilat kanë shërbyer që t’i mundësojnë Zotos dhe Mërtirit lidhjen e kontratave koncensionare.

Në dokumentin dorëzuar nga Prokuroria në parlament renditen po ashtu dhe akte të shumta ligjore dhe vendime qeverie të propozuara nga zoti Ahmetaj në mbështetje të procedurave për të tre projektet e inceneratorëve. Gjë që sipas Prorkurorëve “tregon më së qarti se roli i tij ka qene i tillë që, përveçse nuk është bërë pengues, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se është shpërblyer për çdo miratim të dhënë prej tij”, vlerëson Prokuroria e posaçme.

Faktet e paraqitura në dokumentin drejtuar parlamentin, ngrejnë dyshime për implikimin e një rrethi të gjerë personash, privatë dhe funksionarë të shtetit, jo vetëm për rastin e Elbasanit dhe Fierit por dhe për inceneratorin e Tiranës, ku hetimet nuk janë mbyllur ende.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, është zhvilluar me dyer të mbyllura, në respekt të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për ruajtjen e sekretit hetimor. Pas katër orësh debate, mbledhja është mbyllur për të vijuar nesër, duke qenë se avokatët kërkuan kohë për t’u përgatiur pasi materiali i Prokurorisë është voluminoz.

Këshilli do të duhet të hartojë një raport në bazë të së cilit do të vendosë nëse do i hapë rrugën ose jo arrestimit. Socialistët nuk kanë patur asnjë reagim zyrtar për kërkesën e Prokurorisë, ndonëse bëhet fjalë për një emër i cili deri një vit më parë, shihej si një ndër figurat kyçe të qeverisë, por dhe të Partisë socialiste. Por në raste të ngjashme ata i janë përmbajtur pozicionit se nuk bëhen mburojë politike për askënd që duhet të ballafaqohet me drejtësinë, pavarësisht se në këtë rast, duket se zoti Ahmetaj ka zgjedhur një tjetë rrugë./VOA

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen