LIVE UPDATES
Politike

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Një mundësi e mirë për vendet e Ballkanit që të kërkojnë më shumë financim nga BE

Sipas Kryeministrit, janë një sërë draftesh që janë përgatitur nga Bashkimi Europian me rastin e këtij samiti.

14 Tetor 2023, 18:28 Nga I.A
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Një mundësi e mirë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë do të përfitojë Shqipëria nga samiti i Procesit të Berlinit. Duke folur në podkastin “Inside Albania” në Euronews, Rama theksoi se kjo është një mundësi e mirë ku vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë më shumë financim nga Bashkimi Europian në rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

“Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të prezantojë planin e ri të rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i përpjekjeve të gjata dhe diskutimeve thelbësore që kemi pasur me Brukselin për nevojën që të shkëputemi disi nga metoda tradicionale si i qasemi procesit të anëtarësimit. Deri më tani, procesi tradicional ka qenë i tillë: nëse nis bisedimet apo merr statusin e vendit kandidat, ke qasje në disa programe të vogla. Për të pasur qasje në programe më të mëdha, duhet të jesh anëtar. Nuk mund të vijojë më kështu. Në njërën anë, duhet më shumë mbështetje financiare, në anën tjetër duhet qasje në hapësirën e tregut të unifikuar, që do të na ndihmonte shumë. Kjo do të jetë tema kryesore e asaj dite dhe mendoj se ky do të jetë një samit ku arritjet do të jenë shumë të rëndësishme,” u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, janë një sërë draftesh që janë përgatitur nga Bashkimi Europian me rastin e këtij samiti.

Ne kemi parë disa drafte që janë gjithnjë e më të përmirësuara. Mendoj se draftet ende po përmirësohen dhe me siguri për pak ditë do të dimë ekzaktësisht, jo vetëm çfarë, por si do të funksionojë mekanizmi,” sqaroi Kryeministri.

Duke u ndalur te perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, si një afat përfundimtar i propozuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Rama u tregua i përmbajtur.

Le të jemi të sinqertë dhe realistë. Europa funksionon në një mënyrë që Komisioni, Këshilli bazohen në zgjedhje, ndryshime. Charles Michel është një president fantastik i Këshillit Europian, por ai nuk do të jetë aty vitin e ardhshëm. Komisioni në përbërjen aktuale po ashtu. Anëtarësimi në 2030 nuk është vendim. Ma ka mësuar eksperienca se nuk duhet varur shpresa tek afatet që cakton BE-ja, sepse ato ndryshojnë kur bëhet fjala për marrëdhënien me vendet tona. Tani që jemi në procesin e bisedimeve, nuk jam i shqetësuar sepse është e rëndësishme të bëjmë detyrat. Nëse i bëjmë mirë, atëherë ne jemi një vend që funksionon si shtetet anëtare, sa i takon standardeve, mënyrës si njerëzit i qasen shtetit dhe anasjelltas, si funksionon shoqëria, si punojnë institucionet dhe si zhvillohet ekonomia. Formalizimi nuk është diçka që Charles Michel apo të gjithë mund të vendosin sot, sepse gjërat mund të ndryshojnë,” përfundoi Kryeministri.

edi rama procesi i berlinit

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para