LIVE UPDATES
Politike

"Po mashtron dhe miraton ligjin diktatorial"/ Vokshi: Qeveria Rama 3-fishon kostot e studimeve të Fakultetit të Mjekësisë

PD akuzon qeverinë se po mashtron dhe po miraton ligjin që i detyron studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri.

14 Tetor 2023, 13:25 Nga Dosja.al
"Po mashtron dhe miraton ligjin diktatorial"/ Vokshi: Qeveria Rama
Albana Vokshi

TIRANË- Partia Demokratike, përmes deputetes Albana Vokshi akuzon qeverinë se po mashtron dhe po miraton ligjin që i detyron studentët e mjekësisë të qëndrojnë në Shqipëri.

Deklarata e plotë

Në muajin korrik, në mënyrë dinake, fshehurazi, në shkelje të procedurave, rregullores se kuvendit, pa studime e analiza, me mashtrime Rama – Nikolla – Kushi – Manastirlliu, sollën në parlament një projektligj antikushtetues, që tentonte të mbante peng diplomat e e studentëve të mjekësisë për 5 vjet.

Duke luajtur gjoja kartën e patriotizmit, Edi Rama ngriti fabulën që Mjekësia është një profesion ndryshe nga të tjerët, pasi shtetit i kushtin shumë formimi i mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të vet.

Si e bëri këtë, duke përdorur Universitetin e mjekësisë për kosto shumë herë më të larta, se ato realet, duke u munduar që siç bën gjithnjë të vinte studentët përballë qytetarëve.

 Një ligj antikushtetues, diskriminues, jo efektiv, i padrejtë u miratua më nxitim, në mes të natës, duke refuzuar të dëgjonin zërin e studentëve.

Një ligj, me anë të të cilit Edi Rama synon të mbulojë dështimin e premtimit të bujshëm të shëndetësisë falas, dështimin e politikave në shëndetësi, dështimin e koncesioneve që kanë shkatërruar çdo shtyllë të shëndetësisë.

Një ligj që dëmton universitetin publik e që orienton studentët drejt privatit.

Në vitin 2019, Universiteti i Mjekësisë e ka përllogaritur koston e studimit në programin e Mjekësisë së përgjithshme me vlerën 236.468 lekë/vit.

Kjo vlerë është dërguar me shkresë zyrtare nga Universiteti i Mjekësisë si përgjigje ndaj Qëndresës Qytetare (shkresa numër protokolli 2206/1, datë 17.07.2023), pra katër ditë përpara miratimit të ligjit famëkeq që merr peng diplomat e studentëve të Mjekësisë. (Bashkangjitur shkresa)

Ndërkohë, në relacionin e përgatitur në Parlamentin e Shqipërisë citohet se “Sipas informacionit të përcjellë nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, kostoja e studimit për programin e integruar të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme” është 678.994 lekë/vit”.

(Bashkangjitur pjesa e relacionit që i bashkagjitet pr.ligjit)

"Po mashtron dhe miraton ligjin diktatorial"/ Vokshi: Qeveria Rama

Mazhoranca socialiste në mënyrë të qëllimshme e ka trefishuar koston e studimit për të arritur, duke mashtruar, qëllimet e saj, dhe miratuar një ligj diktatorial.

Në vendimet e datave 6 dhe 9 tetor 2023, të Senatit dhe Bordit Administrativ të Unuversitetit të Mjekësisë, kostoja e miratuar është 248.975 lekë/vit. Siç duket qartë, shuma e re e pas katër viteve është e përafërt; me një ndryshim prej vetëm 12 mijë lekësh. Edhe pse Ministrja e Shëndetësisë ka ushtruar presion për rritjen e kostove, Bordi ka refuzuar.

"Po mashtron dhe miraton ligjin diktatorial"/ Vokshi: Qeveria Rama

Është alarmante dhe e patolerueshme që deputetët e mazhorancës me urdhër të Ramës, në një lëvizje jo etike dhe joligjore, të ndërhyjnë marrin vendime për miratimin e ligjeve me mashtrime, pa analiza e kosto reale, por vetëm me urdhër të Edi Ramës, duke tentuar të caktojnë edhe vendin e punës së studentëve të mjekësisë duke ju mbajtur peng diplomat 5 vjet.

 Kjo bëhej vetëm në kohët kur Parlamenti i Shqipërisë quhej Kuvendi Popullor, dhe ishte nën urdhrat e Enver Hoxhës.

Për dijeni të publikut, neni 4 i ligjit të miratuar nga deputetët e Edi Ramës, parashikon se studentët e vitit të parë duhet të nënshkruajnë kontratën përpara datës së testimit të informatizuar në QSHA, pra që në gusht. Faktikisht, ata ende nuk e kanë marrë kontratën, duke qenë se vlera është miratuar vetëm në tetor 2023.

Vendimi Nr. 527, dt 7.9.2023 në pikën 6 përcakton që kosto duhej përllogaritur para fillimit të vitit akademik.

Kjo e bën të pavlefshëm zbatimin e ligjit për të gjithë studentët aktualë të programit Mjekësi e Përgjithshme, që nga viti i parë e deri në vitin e fundit. Praktikisht ligji ka rënë!!

Ka rënë sepse një masë shtrënguese si kjo nuk e zgjidh problemin.

Ky ligj cenon të drejtën e lëvizjes së lirë të drejtën për arsimim

Qeveria dhe grupi i saj parlamentar janë në paligjshmëri totale, janë në gjueti shtrigash kundër mjekëve të ardhshëm të vendit, janë në ngjashmëri me etërit e tyre të Partisë së Punës.

 Qeveria ka gjetur një aleat, fatkeqësisht, edhe te ai që duhej të ishte mbrojtësi i studentëve, rektori i Universitetit të Mjekësisë, sepse qeveria i siguron mbrojtjen për të cilën ai ka nevojë. Sa për kujtesë: Rektori i Universitetit të Mjekësisë është aktualisht nën hetim nga SPAK për koncesionin e Sterizilimit dhe ndaj tij ka masë detyrimi paraqitje nga SPAK. Në vend që të pezullohej nga detyra deri në fund të hetimeve dhe provimit ose rënies së akuzës së rëndë, ai ka bashkëpunuar me qeverinë kundër studentëve.

Miratimi i ligjit, ka prodhuar menjëherë efektet e saj negative. Kërkesa për degën e Mjekësisë u ul me mbi 40%, rrjedhimisht me shumë gjasa duke ulur edhe cilësinë.

Qeveria ka mundësuar kështu që kërkesat për degën e Mjekësisë në Universitetin publik të shmangen drejt privatit apo të shkojnë në universitetet jashtë duke minuar kështu sektorin publik.

Partia Demokratike është dhe do të jetë në krah të studentëve dhe kërkesave të tyre të drejta dhe kushtetuese.

Menjëherë do të kërkojmë dëgjesë në Komisionet parlamentare me ministren e arsimit dhe shëndetësisë. PD do ta ankimojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

 

albana vokshi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës