LIVE UPDATES
Politike

“Ka nevojë për komunikim të sinqertë Tiranë- Prishtinë”, Ditmir Bushati: Shqipëria në vend që t’i japë këshilla publike Kosovës, duhet të bëjë detyrat e saj

Bushati shpreh se mes Tiranës dhe Prishtinës ka nevojë për një komunikim të sinqertë, teksa tha se Kosova nuk ka një derë më të afërt në rajon, por edhe më gjerë sesa në Shqipëri.

14 Tetor 2023, 18:10 Nga I.A

 

“Ka nevojë për komunikim të sinqertë Tiranë-
Ditmir Bushati

 

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se Shqipëria në vend që të japë këshilla publike për Kosovën, duhet të bëjë detyrat e saj. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Bushati shpreh se mes Tiranës dhe Prishtinës ka nevojë për një komunikim të sinqertë, teksa tha se Kosova nuk ka një derë më të afërt në rajon, por edhe më gjerë sesa në Shqipëri.

Si e patë sulmin në veri të Kosovës?

Sulmi nuk duhet të ishte surprizë për shumë kënd pavarësisht përfundimit tragjik me jetën e humbur të policit. 3-4 muaj më parë policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Ka qenë një politikë e inspiruar nga Beogradi për të nxitur tensione në veri të Kosovës. Sot nuk jemi përballë dilemës në rast se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të dështojë, por jemi përballë dilemës nëse do të ketë stabilitet apo do të kemi përshkallëzim të dhunës në rast se e gjithë bota demokratike nuk e dënon njëzëri këtë akt agresioni që e ka inspirimin nga Beogradi zyrtar.

Kosova para dhe pas këtij sulmi si e përballoi?

Është për tu përshëndetur qëndrueshmëria e institucioneve të Kosovës, e kam fjalën për Qeverinë, Presidenten, që treguan një qëndrueshmëri të lavdërueshme për përballimin e kësaj situate. Qasja e BE-së ishte një qasje e menaxhimit të kontrolluar të situatës në rajon duke e ledhatuar disi Serbinë sepse për BE-në kishte një krizë shumë më të madhe në kontinent, pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Teza mbizotëruese e BE-së ka qenë që le ta menaxhojmë në mënyrë të kontrolluar, le të jemi sa më paqësor me Serbinë me shpresën që do ta tërheqim nga orbita ruse drejt Perëndimit. Kjo për fat të keq rezultoi që të ishte në kurriz të Kosovës dhe vendeve të tjera në rajon që e njohin mjaft mirë Serbinë. Sulmi në veri të Kosovës ka nxjerrë edhe ndasitë mes Ramës dhe Kurtit. Raportet mes tyre janë të ftohta, edhe në stadium ishin larg njeri-tjetrit…

Duhet të shkojmë pak më thellë se sa te një foto e marrë nga stadiumi. Për fat të keq ne kemi një mungesë kohezioni të faktorit shqiptar në rajon. Në 2016 filluan të dalin mbi tavolinë tema që i kish zënë pluhuri i historisë dhe i arkitekturës rajonale për të cilën SHBA, BE dhe NATO kanë investuar. Në momentin që dolën në skenë tema sensitive që kanë lidhje me territoret, por jo me njerëzit, kanë lidhje me udhëheqësit, por jo me qeveritë, kjo shkaktoi një fragmentim të dëmshëm të faktorit shqiptar në rajon. Për Shqipërinë është i rëndësishëm avancimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Unë nuk do preferoj të merrem me individë pavarësisht peshës së pushtetit që kanë. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është strategjike për ne. Ne duhet të kemi një koordinim kapilar mes nesh për çështje që kanë lidhje me interesin kombëtar. Ne mund të kemi politika të ndryshme për rolin e shtetit në ekonomi, por kur vjen puna për çështje kombëtare nuk e kemi luksin të kemi një ndarje. Në qoftë se më thua se çfarë mund të bëjë më mire Tirana unë them që më mire se të japë këshilla publike Kosovës se si duhet të shohë X apo Y gjë, ne duhet të bëjmë detyrat tona: kemi bërë një initiative përsa i përket Gjykatës Speciale, sot duhet të themi ku jemi me këtë. Procesi në Këshillin e Sigurimit ka nisur që në vitin 2007 dhe ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Dy vjet pas uljes sonë në Këshillin e Sigurimit ne duhet të themi çfarë kemi bërë më mire. Kosova nga ana tjetër nuk ka një derë më të afërt sesa te Tirana.

E ka gjetur të hapur këtë derë?

Besoj se dyert janë të hapura, por ka nevojë për një komunikim më të sinqertë, ka nevojë për shtensionim dhe kohezion.

Rama në fjalimin e Kuvendit nuk i ka kursyer kritikat ndaj Kurtit. Cili është komenti juaj?

Plani franko-gjerman është pranuar nga Kosova. Ka një dokument të Brukselit dhe një aneks të Ohrit. Serbia ndonëse parimisht është shprehur dakord, nuk e ka vendosur firmën. Thelbi sa i përket angazhimeve ndërkombëtare është i qartë, Serbia nuk pranon pasojat e luftës në ish-Jugosllavi.

Si vjen shtensionimi i situatës mes dy vendeve?

Ne jemi një komb, ne nuk e barazojmë dot marrëdhënien e Shqipërisë me Kosovën me dy emra të përveçëm. Ka nevojë për bashkërendim kapilar në të gjitha institucionet.

ditmir bushati

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale