9 Nëntor 2023, 10:10
Nga A.B
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas kaosit që ndodhi në Kuvend, pas hedhjes së tymueseve nga deputetët e opozitës. Balla tha se hedhja e tymueseve dhe lëndëve kimike përbën vepër penale dhe u bëri thirrje deputetëve të opozitës që mos të përdoren si “mish për top” për hallin e Berishës.
FJALA E BALLËS:
“Do ishte e udhës që deputetët e opozitës të merrnin fjalën dhe të shpjegonin qëllimet pse kanë marrë këto iniciativa ligjore. Deputeti propozimin për ligje e ka detyrë primare,. Kjo [pamje tregon që këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht. Nuk keni marrë përsipër të komentoni projektligjet që propozoni vetë.
Ju keni detyrën të ushtroni detyrën që iu ka ngarkuar populli. Thirrja ime ndaj deputetëve në krahu ne djathtë të kësaj salle,. Ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi personal i një njeriu. Ky njeri e ka marr peng PD-në prej 33 vitesh. Kjo nuk ka të bëjë me kërkesat e opozitës, sepse nëse kërkoni komision parlamentar, pse nuk mbliodhni 28 firma dhe ta çoni në Gjykatë Kushtetuese? A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet? Nëse gjykata kushtetuese vendos që iu është mohuar e drejta atëherë dakord. Ne nuk i vendosim në gjykim vendimet e gjykatës Kushtetuese. Na ka ngarkuar gjykata Kushtetuese që të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore.
Keqardhja ime më e madhe është imazhi i keq që doni t’i bëni Kuvendit të Shqipërisë. Ai njeriu ka 33 vjet që është munduar të dëmtojë sa ka mundësi imazhin e Shqipërisë. Por ta harroni që Shqipëria të kthehet më pas, përpjekja juaj është e dështuar. Vendosja e flakadanëve dhe lëndëve kimike, është një vepër penale. Mos u përdorni mish për top për hallin e një njeriu të vetëm”.
taulant balla seance plenare 9 nentor 2023
Politike
9 Nëntor 2023, 10:04
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshit ka ndezur në Kuvend tymuese, teksa nisi seanca parlamentare.
Kryetarja e Kuve...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:05
a.l
Kuvendi
TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ndërsa deputetë nga të dyja krahët politikë filmojnë...
Politike
9 Nëntor 2023, 10:03
A.B
Deputetet
TIRANË- Tensione në seancë plenare. Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka hedhur tymuese në Kuvendin e Shqip...
Politike
9 Nëntor 2023, 09:57
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Seanca e sotme u zhvillua mes kaosit. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren me karrige, ndërkohë q...
Politike
9 Nëntor 2023, 09:40
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Opozita ka ripërsëritur sërish skenarin e javës së kaluar në Kuvend. Deputetët e Partisë ...
Politike
9 Nëntor 2023, 09:35
A.B
Fredi Beleri
GREQI- Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri në një telefonatë nga burgu për kanalin tele...
Politike
9 Nëntor 2023, 09:18
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë për mediat në hyrje të Kuvendit ...
Politike
9 Nëntor 2023, 08:02
A.B
Edi Rama
TIRANË- Teksa ditën e sotme Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe pritet të ketë tensione për shkak të ak...
Politike
8 Nëntor 2023, 23:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kjo marrëveshje që ka nënshkruar me Italinë ka të bëj me ndihm&eu...
Politike
8 Nëntor 2023, 21:32
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me vizitën e ish-Presidentit Ilir Meta në SPAK ditën e sotme. E...