24 Nëntor 2022, 20:53
Nga A.B
Pirro Vengu
TIRANË- Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu, është i pranishëm në seancën maratonë që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë për Projektin e Portit të Durrësit. Ai ka ndarë një foto, ku shihet se ka ngritur dy gishtat lart. Me ironi, ai thotë se ky dedikim i shkon deputetit demokrat, Edmond Spahos i cili përmend origjinën e familjes. Më tej, Vëngu, shton se është krenar për prejardhjen e tij.
'Me një dedikim të veçantë për zotin Spaho, që merret jo vetëm me familjarët po dhe me origjinën e familjarëve të kundërshtarëve politikë. Me dy gishta si dy Portet e Durrësit, nga ai Vëngu, i cili e ka krenari preardhjen edhe të nënës dhe të babës.'- shkruan Vëngu.
Ditën e sotme në sallën e Kuvendit po zhvillohet seanca maratonë për Projektin e Portit të Durrësit.
Çfarë tha Spaho në Kuvend?
Deputeti demokrat, me nënkuptim, i përmendi gjatë fjalës së tij ministres Belinda Ballukut gjyshin e saj.
'Një i afërmi juaj ka pasur një histori tragjike sepse zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë dhe prerë. Mos zbato qorrazi porositë e Edit edhe ti edhe ministrja e Financave. Edi është burrë i mençur pavarësisht replikave që bëjmë.'- tha Spaho. Kjo deklaratë u prit jo mirë nga ministrja. Balluku e paralajmëroi që të mos merrej më me familjen e saj, për të cilën shtoi se është mjaft krenare që mban mbiemrin Balluku.
Po kush është Pirro Vëngu?
Pirro Vengu ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri dhe ka qënë drejtor kabineti në ministrin e Jashtme. Në vitin 2015, teksa ishte në detyrë në ministrinë që drejtohej nga Ditmir Bushati, i erdhi një fletëthirrje nga Greqia, me arsyetimin se nuk kishte kryer detyrimin ushtarak në shtetin grek, detyrim për shkak të mbajtjes së pasaportës greke.
Kjo gjë u bë edhe shkak për debate mes opozitës dhe maxhorancës, por Bushati e mori në mbrojtje duke e cilësuar një nga punonjësit më të përkushtuar të institucionit.
pirro thoma vengu seance plenare 24 nentor 2022
Politike
24 Nëntor 2022, 20:48
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Tensione në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nuk i ndaloi akuzat ndaj familjes së ministres...
Politike
24 Nëntor 2022, 20:37
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Me ironi, ministrja Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, se në Portin e Durr&eum...
Politike
24 Nëntor 2022, 20:36
k.m.
Sandër Lleshaj
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje me largimin e shqiptarëve nga vendi dh...
Politike
24 Nëntor 2022, 20:30
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja Belinda Balluku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho patën disa përplasje në Kuvend....
Politike
24 Nëntor 2022, 20:19
A.B
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ndërsa fliste në foltoren e parlamentit e ka krahasuar protestën e thirrur...
Politike
24 Nëntor 2022, 19:46
A.B
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për shtetinElisa Spiropali i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Sali Beris...
Politike
24 Nëntor 2022, 19:57
k.m.
Agron Shehaj
PJESË NGA BISEDA:
Agron Shehaj: Duhet të çohemi sërish dhe të zëmë Foltoren ne...?
Felaj: Ram&eum...
Politike
24 Nëntor 2022, 19:44
A.B
Kuvendi
TIRANË- Deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit iu kërkua me ngulm nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj q...
Politike
24 Nëntor 2022, 19:35
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, tha se në kohën kur drejtonte qeverinë...
Politike
24 Nëntor 2022, 19:28
a/b
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur t&eum...