LIVE UPDATES
Politike

"Sheshin e Flamurit do e kthejmë në identitet", Berisha: Vlonjatët do qëndrojnë në anën e duhur të historisë me 11 Maj

Berisha u shpreh se burrat dhe gratë që duan lirinë nuk mund të pranojnë burgosjen politike dhe nuk mund të pranojnë farsën elektorale.

3 Maj 2025, 21:26 Nga r.ll
"Sheshin e Flamurit do e kthejmë në identitet", Berisha:
sali berisha

VLORË- Koalicioni "PD-ASHM" ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Vlorë.

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se ka bindjen së me 11 Maj, Vlora dhe vlonjatët do të jenë në anën e drejtë të historisë.

Berisha u shpreh më tej se burrat dhe gratë që duan lirinë nuk mund të pranojnë burgosjen politike dhe nuk mund të pranojnë farsën elektorale.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Vlora dhe vlonjatët në kohërat më të vështira kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë. Kam bindje absolute se me 11 Maj do jenë në krye të anës së drejtë të historisë. Burrat dhe gratë që duan lirinë nuk mund të pranojnë burgosjen politike.

Nuk mund të pranojnë farsën elektorale. Nuk mund të pranojnë dhunimin e të drejtave të qytetarëve. Vlora dhe vlonjatët më 11 Maj do qëndrojnë në anën e drejtë të historisë. I thërret historia sepse me 11 Maj ndahen me regjimin që boshatisi më shumë se kushdo tjetër Shqipërinë. Miq, çfarë kombi jemi ne sot?

Sot pasi humbëm 600 e ca mijë të rinj në dherat e tjera në vendet e tjera, OKB na shpall si kombin me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Kjo është sirenë, kjo është klithmë në shpirtin e çdo shqiptari. Kjo është rruga e zhdukjes së kombit. Ndaj dhe 11 Maji ndan sepse rinisim bashkë përpjekjen e madhe për të rikthyer kombin në rininë e tij. Një komb që nuk është në rininë e tij, nuk ka të ardhme. Shqiptarët janë të pavdekshëm, kanë dhe do kenë të ardhmen e tyre. Po miq, ka ardhur koha t’i dalim zot. 11 Maji është ora e daljes zot të Shqipërisë dhe kombit. Është ora të ndahemi nga një e keqe, e cila po shfaros shqiptarët. Miqtë e mi, të votosh anën e drejtë të historisë do të thotë të nderosh dhe të votosh traditën tënde më të mirë.

Po ka traditë më të madhe për ne se familja shqiptare? Ajo është mrekullia që kemi. Nëna jonë është madhështia jonë. Kjo familje iu nënshtrua një agresioni ndoshta më të egër që ka njohur ndonjëherë. Me qindra mijëra familje u detyruan t’u sugjerojnë fëmijëve të tyre emigrimin se nuk kishin ushqim. Në shkolla filloi numërimi Prindi 1 dhe Prindi 2 sipas modelit post-marksist të monstrës Xhorxh Soros. Përfaqësuesi i tyre kalon nga një takim në tjetër, në takime veçmas me gratë, duke u thënë se burrat i keni çyrykë. Duke fyer nënat, motrat. Duke u përpjekur të nxis përçarje, përçmime brenda familjes dhe vlerave të saj. Po dhe këtu në Vlorë, çfarë bëri? Po a kishte Vlora gjë më të bukur, më tradicionale për çdo shqiptar se Sheshin e Flamurit? E mori, e tjetërsoi. Nuk e harroj kurrë 100-vjetorin këtu.

Në Vlorë atë natë ka pasur mbi 1 milion shqiptar, të ardhur jo vetëm nga Kosova dhe Maqedonia, por nga e gjithë bota.
Ata vërshuan në Sheshin e Flamurit, sheshin simbol të kombit. Dhe doli ky, përdori pushtetin për të shpërfytyruar sheshin.
Kthehet Sheshi në identitet, nuk ka asnjë diskutim, por turpi mbulon ata që shkelmojnë traditën tonë. Po Sheshi ishte një trashëgimi e mrekullueshme.

sali berisha ne vlore

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet