Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai më tej shtoi se fundosjen ekonomike tashmë nuk po mundohet ta fshehë as vetë qeveria, pasi është vetë Instati qeveritar, që zyrtarizon krizën që ka kapluar disa sektorë të ekonomisë. Sipas Telitit dy janë sektorët më të goditur: industria dhe bujqësia. Ai u shpreh se krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, për të rikthyer vemendjen te individi, qytetari dhe sipërmarrja.
TIRANË- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka mbajtur një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se ndër arsyet kryesore të shpopullimit të Shqipërisë në këto 11 vite ka qenë dhe mbetet ekonomia e dobët shqiptare, ekonomia e goditur nga politikat dhe praktikat e dëmshme qeveritare, ekonomia gjithnjë e më shumë në krizë të thellë.
Ai më tej shtoi se fundosjen ekonomike tashmë nuk po mundohet ta fshehë as vetë qeveria, pasi është vetë Instati qeveritar, që zyrtarizon krizën që ka kapluar disa sektorë të ekonomisë. Sipas Telitit dy janë sektorët më të goditur: industria dhe bujqësia. Ai u shpreh se krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, për të rikthyer vemendjen te individi, qytetari dhe sipërmarrja.
Sipas Teliti Partia Demokratike ka një program të qartë dhe angazhim serioz për ekonominë, duke filluar që me uljen e ndjeshme të taksave, miratimin e minimumit jetik, mbështetjen konkrete të sipërmarrjes dhe prodhimit vendas.
Deklarata e këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti:
Të nderuar qytetarë! Ndër arsyet kryesore të shpopullimit të Shqipërisë në këto 11 vite ka qenë dhe mbetet ekonomia e dobët shqiptare, ekonomia e goditur nga politikat dhe praktikat e dëmshme qeveritare, ekonomia gjithnjë e më shumë në krizë të thellë. Fundosjen ekonomike tashmë nuk po mundohet ta fshehë as vetë qeveria, pasi është vetë Instati qeveritar, që zyrtarizon krizën që ka kapluar disa sektorë të ekonomisë.
Dy janë sektorët më të goditur: industria dhe bujqësia. Në publikimin mbi ecurinë e ekonomisë në tremujorin e parë 2024, INSTAT vëren se sektori i industrisë, energjisë dhe ujit shënoi rënien e rradhës, me një ulje vjetore 1.05%, dhe sektori i bujqësisë pësoi rënien e mëtejshme prej 1.73%.
Goditja që i është bërë sektorit të industrisë dhe sidomos asaj përpunuese, e cila ka në bazë eksportet shqiptare është treguesi më i qartë i braktisjes nga qeveria, sidomos në këto dy vitet ku euro ka shënuar zhvlerësimin më të lartë në historikun post-komunist.
Rënia me 6.8% e industrisë përpunuese, e cila është praktikisht në të njëjtat trende renieje me ato të vitit të kaluar, ku ulja ishte 6%, i vendosin njëherë e mirë kapakun shpresave të qindra sipërmarrësve shqiptare që prisnin që qeveria tu jepte një mbështetje për të kaluar krizën e thellë tashme pothuajse 2 vjecare. Gjithashtu, tejet shqetësuese vazhdon të jetë rënia e vazhdueshme disa vjecare e sektorit të bujqësisë, duke e orientuar konsumin gjithnjë e më shumë jo ndaj produkteve “Made in Albania” por nga ato të importuara, po nga i njëjti grusht miqsh oligarkë, duke e lënë si përhera Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket subvencioneve direkte ndaj fermerit, blegtorit dhe industrisë agro përpunuese.
Ndërkohë që kriza ndihet kudo dhe varfëria shtohet dita ditës, ndërkohë që 47% e fëmijëve shqiptare janë të kequshqyer, kemi një sektor që krizën jo vetëm që nuk e njeh, por shënon rritje të lartë, dhe ai është sektori i ndërtimit me një rritje prej mbi 14%. Ky është sektori i betonit të kullave shumë katëshe të ndërtuesve të lidhur ngushtë, si me Edi Ramën ashtu edhe me Erion Veliaj, të betonit që pastron qindra milionë euro cdo vit para të krimit dhe korrupsionit.
Shqipëria dhe Tirana folën njëzëri pardje, të bashkuar në betejën ndaj padrejtësive, braktisjes, keqqeverisjes, klientelizmit, korrupsionit.
Krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja mënyrë për të risjellë demokracinë dhe shtetin ligjor, për të rikthyer vemendjen te individi, qytetari dhe sipërmarrja.
Partia Demokratike ka një program të qartë dhe angazhim serioz për ekonominë, duke filluar që me uljen e ndjeshme të taksave, miratimin e minimumit jetik, mbështetjen konkrete të sipërmarrjes dhe prodhimit vendas. Ju faleminderit.
Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një ...
Beleri GREQI- Nëse gjithçka shkon sipas planit, të hënën e ardhshme, pak pas orës 12:30, Fredi Beleri do të b&eum...
petro gjikuria, vangjel tavo TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 trajtoi sot atë...
ish-kryebashkiaket e himares HIMARË- Prej më shumë se 1 viti nuk ka një kryebashkiak të zgjedhur, ndërsa në 4 gusht prit...
antony blinken dhe igli hasani SHBA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka ndarë një fotografi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony ...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbësht...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në tubimin e organizuar poshtë banesës së tij lidhur m...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas gjashtë muajsh në "arrest shtëpie" dhe refu...
fredi beleri dhe kyriakos mitsotakis TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi të premten se kishte marrë një kërkes...
Kreu i KLSH, Arben Shehu TIRANË- Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për ...