Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj tha për BIRN se kërkesa e Fredi Belerit për të marrë leje nga burgu në mënyrë që të mund të betohet si deputet i Parlamentit Europian është në proces shqyrtimi, por gjasat për miratimin e saj janë të vogla.
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi të premten se kishte marrë një kërkesë për leje nga Fredi Beleri, por tha se ajo ishte në shqyrtim nga komisioni i posaçëm dhe se procedura ishte e komplikuar.
Zëvendës drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Femi Sufaj, konfirmoi për BIRN se institucioni kishte marrë kërkesën për leje, por tha se ajo ishte ende në procedura shqyrtimi.
Sufaj u shpreh se rasti në fjalë ishte i komplikuar. Ai shpjegoi se të dënuarit merrnin leje brenda vendit dhe se në çdo rast duhej të paraqiteshin në komisariatin më të afërt të policisë çdo ditë.
“Ai kërkon leje për të udhëtuar jashtë shtetit, në cilin komisariat policie do të paraqitet”, pyeti Sufaj, duke shtuar se kërkesa për leje ishte në shqyrtim.
Beleri kërkon leje që të mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë në mënyrë që të betohet më 16 korrik si deputet i Parlamentit Europian, ku u zgjodh si kandidat i ‘Nea Demokratia’ – partia në pushtet në Greqi.
Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri me akuzën e blerjes së votave, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi ndaj tij u konfirmua në Apel. Ai po vuan dënimin me 2 vjet heqje lirie.
Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë në maj 2023 dhe qe kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Poçme të Apelit, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm. Për shkak të arrestimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte atë të merrte mandatin.
Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri ai mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e kandidoi në listën e saj për deputetë të Parlamentit Europian. Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Shqipëri. Pasi u zgjodh në Parlamentin Europian si eurodeputet nga Greqia, ai u gjet fajtor për blerje votash edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Për të marrë mandatin e deputetit të Parlamentit Europian, Beleri duhet të paraqitet në seancën e kryerjes së betimit në 16 korrik në Strasburg dhe për këtë ka kërkuar leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./Reporter.al
Kreu i KLSH, Arben Shehu TIRANË- Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për ...
fredi beleri TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri do të lirohet përkohësisht nga burgu, për të shkuar n&eu...
olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë b...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e organi...
Dashamir Shehi TIRANË- Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i është përgjigjur ndaj një deklarate të Sekretarit të Përg...
Tedi Blushi dhe Dash Shehi TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetit Dashamir Shehi dhe Tedi Blushit. Përplasja ka zanafi...
fredi beleri GREQI- Media greke "Protothema" ka lajmëruar në një artikull se ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar lej...
olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vëllai i kryeministrit është par&eum...
Fredi Beleri TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e Fredi Belerit për të pezulluar ekzekutimin e vendimi...
Klevis Balliu TIRANA- Koordinatori rajonal i Tiranës nga Partia Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë sot në një deklaratë p&eu...