LIVE UPDATES
Politike

Protesta e opozitës para kryeministrisë, Berisha: Dje ishte dita e besës së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë

Në deklaratën e tij Berisha shprehet se dje qytetarët dolën në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një "katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës".

12 Korrik 2024, 15:45 Nga r.ll

 

Protesta e opozitës para kryeministrisë, Berisha: Dje ishte dita e
sali berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e organizuar dje para kryeministrisë dhe bashkisë së Tiranës. 

Në deklaratën e tij Berisha shprehet se dje qytetarët dolën në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një "katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës". Ai tha se dje ishte dita e besës së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë.

"Dje u drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. Dje u drodh nga themelet nomeklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument i pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshmëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit, mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e Tiranës.", u shpreh Berisha. 

DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme. Nderimin tim më të madh për të gjithë ata burra e gra, të ri e të reja që në kushte të jashtëzakonshme u grumbulluan, u bashkuan dje në një manifestim, në një protestë të jashtëzakonshme. Në një cunam të vërtetë të paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit. Secilit prej jush dëshmuat shkallën më të lartë të përgjegjësisë qytetare. Morët përsipër të ngriheni mbi të gijtha vështirësitë që pa diskutim krijonte motin ditën e djeshme dhe këto ditë.

Dolët në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës, më shumë se në çdo pushtim tjetër në histori. Dolët në protestën tuaj për votën e lirë dhe rrotacionin. Dje ishte dita e besës së madhe së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë, rotacionin. Për të çliruar shqipërinë nga ky pushtues i egër që po përzen shqiptarët çdo ditë nga shqipëria. Po i varfëron ata, po i vjedh ata në mënyrë të tmerrshme dhe po i poshtëron. Për të bërë të mundur rotacionin, rikthimin e opozitës në pushtet, rikthimin e demokracisë, rikthimin e shtetit ligjor, integrimit të Shqipërisë në BE.

Të dashur miq, mesazhin i protëstës ishte po aq madhështor, po aq gjigand sa dhe protesta. Dje u drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. Dje u drodh nga themelet nomeklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument i pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshmëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit, mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e Tiranës. Ne hapëm siparin e një beteje të re, të vështirë, jetike e vendimtare për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, rikthimin e votës së lirë, rotacionit dhe demokracisë në Shqipëri. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik i egër i votës dhe I vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull i civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë.

Nga zemra falenderimet më të ngrohta, mirënjohjen më të pakufishme por ftesën time të vazhdojmë këtë betejë demokrate dhe demokratë kjo betejë është vendimtare jo vetëm për fatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, kjo betejë është vendimtare për fatin e Shqipërisë, Demokracisë shqiptare. Do ta shpëtojmë ne dheun tonë të dashur apo do firmosim në zgjedhje të pandershme mandatin e Edi Ramës për të kompletuar katastrofën ekzistenciale që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve. Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri.

sali berisha protesta e opozitës 11 korrik 2024

Sondazh

Poll
Politike 12 Korrik 2024, 15:09 r.ll

Olsi Rama paraqitet në SPAK

olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vëllai i kryeministrit është par&eum...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën