12 Korrik 2024, 20:21
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në tubimin e organizuar poshtë banesës së tij lidhur me protestën e mbajtur mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë.
Berisha tha se dje nisi beteja pa kthim e shqiptarëve për qeveri teknike, votën e lire, për ndryshim dhe rotacion. Ai tha se protesta e djeshme "faktoi se sot ne jemi më shumë si opozitë e vërtetë se kurrë". Lideri i opozitës iu drejtua qytetarëve duke thënë se shpresa ishte arritja më e rëndësishme e ditës së djeshme.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta së pari edhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur dhe të gjithë atyre demokratëve, opozitarëve, shqiptarëve që dje me 11 korrik firmosën në një uragan madhështor besën, betimin e tyre për t’i dhënë Shqipërisë qeveri teknike, dhe shqiptarëve zgjedhje të lira, ndryshim dhe rotacion.
Miqtë e mi, që nga nata e mbrëmshme, që nga protesta madhështore e natës së mbrëmshme, Shqipëria nuk është më e njëjta sepse protesta e djeshme ishte protesta më e paparë dhe në kushtet më të jashtëzakonshme që ndryshoi përfundimisht ekuilibrat e imponuara nga narkoshteti i Edi Ramës në Shqipëri. Dje, në Shqipëri nisi beteja pa kthim e shqiptarëve që nuk është bërë ndonjëherë më parë për qeveri teknike, për votën e lirë, për ndryshim, rotacion dhe fitoren e opozitës.
Protesta e djeshme faktoi se sot ne jemi më shumë si opozitë e vërtetë se kurrë. Protesta e djeshme faktoi se sot ne jemi shumica politike e Shqipërisë, por jo vetëm kaq, por edhe shumica numerike e saj. Me admirimin më të madh për qëndresën tuaj qytetare, dua të them se sot ne jemi diçka edhe më shumë se shumica numerike e shqiptarëve. Sepse ditën e djeshme me masivitetin tuaj, me vendosmërinë tuaj, me fjalët tuaj shkruajtët në shesh një fjalë, të cilën shqiptarët e kishin harruar.
Shkruajtët fjalën shpresë. Shpresa është arritja më e rëndësishme e ditës së djeshme.
sali berisha
Politike
12 Korrik 2024, 19:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas gjashtë muajsh në "arrest shtëpie" dhe refu...
Politike
12 Korrik 2024, 18:42
r.ll
fredi beleri dhe kyriakos mitsotakis
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi të premten se kishte marrë një kërkes...
Politike
12 Korrik 2024, 17:29
r.ll
Kreu i KLSH, Arben Shehu
TIRANË- Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për ...
Politike
12 Korrik 2024, 16:31
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri do të lirohet përkohësisht nga burgu, për të shkuar n&eu...
Politike
12 Korrik 2024, 16:02
r.ll
olsi rama
TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë b...
Politike
12 Korrik 2024, 15:45
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e organi...
Politike
12 Korrik 2024, 15:33
I.A
Dashamir Shehi
TIRANË- Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i është përgjigjur ndaj një deklarate të Sekretarit të Përg...
Politike
12 Korrik 2024, 15:21
I.A
Tedi Blushi dhe Dash Shehi
TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetit Dashamir Shehi dhe Tedi Blushit. Përplasja ka zanafi...
Politike
12 Korrik 2024, 15:15
r.ll
fredi beleri
GREQI- Media greke "Protothema" ka lajmëruar në një artikull se ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar lej...
Politike
12 Korrik 2024, 15:09
r.ll
olsi rama
TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vëllai i kryeministrit është par&eum...