Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se dje u faktua se ne jemi shpresa dhe të palëkundur, të vendosur, së bashku ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, drejt fitores, drejt ndryshimit. Ai më tej shtoi se dje ata bënë detyrën e tyre dhe u shtuan në numër. Sipas tij nga dhjetëra veta, u bënë qindra e qindra dhe u bënë 600 mijë persona.
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me protestën e 11 korrikut që mbajt ditën e djeshme.
Berisha u shpreh se dje u faktua se ne jemi shpresa dhe të palëkundur, të vendosur, së bashku ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, drejt fitores, drejt ndryshimit. Ai më tej shtoi se dje ata bënë detyrën e tyre dhe u shtuan në numër. Sipas tij nga dhjetëra veta, u bënë qindra e qindra dhe u bënë 600 mijë persona.
Fjala e Berishës:
Sepse dje ju faktuat se në këtë vend që sundohet nga narkoshteti, me drejtësi të kapur dhe shfrytëzuar nga Edi Rama si armë kundëropozitës, me mediat kryesore të blera nga paratë e inceneratorëve, me mafien e Xhorsh Sorosit të investuar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, ju faktuat se ne jemi shpresa dhe të palëkundur, të vendosur, së bashku ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, drejt fitores, drejt ndryshimit. Drejt fitores së Shqipërisë, drejt triumfit të lirisë.
Bashkë kemi bërë një udhëtim mbresëlënës duke nisur nga foltoret e para deri te protesta madhështore, te cunami i djeshëm. Dhe për këtë rrugëtim epik, ju keni mirënjohjen më të pakufishme. Për këtë rrugëtim epik ia vlen sot të thuhen disa fjalë. Miqtë e mi, e nisëm këtë lëvizje në kohën më të vështirë, në ditët kur opozitës shqiptare iu bë atentati më i turpshëm, që gjykimi i historisë do e damkosë si episodin më të zi për demokracinë shqiptare.
E nisëm këtë rrugëtim, sepse donin të na shpërbënin. Donin të na caktonin kryetarin. Donin të na shndërronin ne motër të partisë se krimit. Donin të na fshinin identitetin. Donin të përçanin.
Kjo do të ishte për Shqipërinë atentati më i rëndë. Sepse shkatërrimi i opozitës po bëhej që narkoshteti i Edi Ramës ta kishte të shtruar rrugën e sundimit absolut. Për ti vjedhë shqiptarët i pashqetësuar. Për të dëbuar shqiptarët pasivisht nga Shqipëria. Po si mund ta pranonin ne këtë? Ishim pak veta atëherë. Akoma më pak besonin se do t’ia dilnim. Por kauza jone ishte e drejtë.
Dhe ne bëmë detyrën tonë. Nisëm foltoren. U shtuam në numër. Nga dhjetëra veta, u bëmë qindra e qindra. Vazhduam me Kuvendin e Dhjetorit. Nga qindra e qindra, u bëmë mijëra e mijëra.
Vijuam me procesin e Rithemelimit. Ndonëse na luftuan me gjithë angazhimin e mafies së Xhorxh Sorosit. Më gjykatat që na sekuestruan simbolet e Partisë. Me McGonigalët që kontraktoheshin për të goditur Sali Berishën. Ne sërish, nga mijëra e mijëra u bëmë dhjetëra mijëra.
Vazhduam të palëkundur në farsën zgjedhore të majit 2023. Aty ku u planifikua dhe zhdukja jonë. Duke ndaluar emrin e Sali Berishës në fletë votimi. Pa asnjë financë. Pa vëzhgues. Pa numërues. Pa komisionerë. Pa logo. Po ne nuk u mposhtëm. Nuk u tutem, nuk u zbrapsëm. Iu dhamë përgjigjen tmerruese që meritonin. Nga dhjetëra mijëra, u bëmë qindra mijëra! U bëmë 600 mijë veta.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në tubimin e organizuar poshtë banesës së tij lidhur m...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas gjashtë muajsh në "arrest shtëpie" dhe refu...
fredi beleri dhe kyriakos mitsotakis TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi të premten se kishte marrë një kërkes...
Kreu i KLSH, Arben Shehu TIRANË- Kuvendi ka propozuar së fundmi ngritjen e një strukture të re parlamentare brenda Komisionit për ...
fredi beleri TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri do të lirohet përkohësisht nga burgu, për të shkuar n&eu...
olsi rama TIRANË- Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë b...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me protestën e organi...
Dashamir Shehi TIRANË- Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i është përgjigjur ndaj një deklarate të Sekretarit të Përg...
Tedi Blushi dhe Dash Shehi TIRANË- Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetit Dashamir Shehi dhe Tedi Blushit. Përplasja ka zanafi...
fredi beleri GREQI- Media greke "Protothema" ka lajmëruar në një artikull se ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka siguruar lej...