LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Po ndikoni në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Po ashtu Rama falenderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën që kanë dhënë gjatë kohës që Shqipëria ka qenë nën vështirësi.

6 Prill 2023, 15:31 Nga I.A
Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Po ndikoni
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nënshktuar marrëveshjen me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan për sigurinë kibernetike. Gjatë një deklaratë të përbashkët për mediat, Rama u shpreh se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe për Shqipërinë. Po ashtu Rama falenderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën që kanë dhënë gjatë kohës që Shqipëria ka qenë nën vështirësi. Po ashtu Rama tha se Emiratet e Bashkuara Arabe po ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. 

"Kemi vendosur të dy që të flasim në anglisht kështu që më lini të shpreh e t’ju uroj mirëseardhjen nga zemra Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të vendit sivëlla të Emirateve të Bashkuara Arabe, lartësisë së tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan në Shqipëri. Siç e thashë, Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla që kanë qenë të pranishëm, na kanë ardhur në ndihmë kur kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur Sheikh Mohamed bin Zayed, presidenti aktual i Emirateve te Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish, mbërriti në këtë vend për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur nën patronazhin e të ndjerit Sheikh Zajed, u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë. E më pas, më tej e kemi ndjerë këtë miqësi dhe këtë dashuri dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shënjuar zhvillime tejet pozitive dhe një numër mbresëlënës sistematik shkëmbimesh që kanë krijuar mundësi për të ndërtuar jo vetëm programe të qëndrueshme bashkëpunimi, por po ashtu për të ndërtuar një lidhje dhe për të eksploruar së bashku për më shumë begati në mbarë këtë rajon.

I jam shumë mirënjohës mikut tim të dashur e të vërtetë dhe ministrit të Jashtëm për vizitën e tij dhe dua të cek faktin se ai mbërriti në Tiranë, pasi kishte qenë në Prishtinë e më parë në Beograd. Ai është këtu jo vetëm si dëshmitar i dëshirës dhe vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë drejt një të ardhmeje më të mirë, por edhe për të bërë gjithçka për të mbështetur procesin e normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për tu siguruar që të gjitha vendet së bashku të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë gjithmonë e më pak më të lidhur me të shkuarën që nuk është kurrsesi një motivim i mirë për të ardhmen, nëse nuk e shohim si një arsye për të vrapuar drejt së ardhmes. Së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia dua të falënderoj prej zemrës ambasadorin e Emirateve te Bashkuara Arabe dhe të gjithë ata që nën këshillimin e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Ministrit të Jashtëm, kanë ardhur të nënshkruajnë këtë marrëveshje që është e një rëndësie të jashtëzakonshme strategjike për vendin tonë sepse ka të bëjë me sovranitetin e këtij vendi, integritetin e këtij vendi dhe me atë çka është sot lloji i ri i kërcënimit ndaj sovranitetit dhe integritetit, jo duke treguar tanket apo avionët që shkelin integritetin territorial por duke piratuar e duke sulmuar hapësirën kibernetike për të paralizuar të gjitha funksionet shtetërore.

Nuk e falënderoj dot sa duhet Sheikh Mohammed bin Zayed, ministrin dhe njerëzit në Abu Dhabi që janë angazhuar me këtë mbështetje sepse kjo është në rëndësi jetike. Më lini ta përmbyll duke ju kujtuar të gjithëve se Sheikh Mohammed u gjend krah nesh kur ne u goditëm nga një tërmet shkatërrimtar dhe sot shohim lagje të reja me një arkitekturë të bukur, me ngjyra të bukura, me drita të bukura shprese që shfaqen në Durrës, siç po shohim edhe nisjen e zhvillimit të investimit të huaj më të rëndësishëm në historinë e këtij vendi, Portin e Ri Turistik të Durrësit që është bërë i mundur me bekimin e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Miku im, e di që keni shumë punë, duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën, jeni gjithmonë në vrap e sipër, por nuk ju kam zili. Do të ndalem këtu edhe pse do doja që të flisja orë e orë të tëra për të thënë se sa ju vlerësojmë dhe se sa ju çmojmë dhe sa të bekuar ndihemi që kemi qenë kaq të privilegjuar për të dëshmuar këtë periudhë historie, ku pas një izolimi të gjatë, ku pas një rruge të gjatë, nga ferri mundëm të takojmë njerëz si ju dhe presidenti juaj dhe si popullin e Emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur sepse jo vetëm nuk ndihemi vetëm, por ndihemi jashtë mase të respektuar. Zoti ju bekoftë që jeni kaq të pasur e kaq të përulur, që keni gjithçka dhe sërish silleni sikur asgjë nuk është më e rëndësishme sesa miqësia e që nuk i matni miqësitë në mbarë botën në varësi të madhësisë se vendit, në varësit të fuqisë së tyre financiare, por në bazë të vlerave shumë herë e më të thella. Zoti ju bekoftë ju, Zoti bekoftë Emiratet e Bashkuara Arabe," tha Rama.

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan u shpreh se pret me padurim që të punojë ngushtë me Shqipërinë. Ai tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe jetojnë dhe punojnë 12 mijë shqiptarët të cilët bëjnë një punë shumë të mirë.

‘Kryeministër më lini të them se sa i nderuar jam që kthehem në Tiranë. Ndihem vërtetë në siklet që janë bërë kaq vite nga vizita që kur isha në Kukës. Nuk i harroj kurrë ato pamje të njerëzve që ishin në nevojë, por edhe të bujarisë së Shqiptarëve drejt kosovarëve. Kryeministër ju jeni një komb me shumë fat dhe ja keni dalë në një periudhë kaq të shkurtër për t’ja dalë mbanë. Jam i lumtur të shoh se marrëdhënia jonë po rritet por do të thoja dhe do të doja që ajo të rritet më shpejt. Ka kaq shumë gjëra të mira që po ndodhin, por ka edhe shumë gjëra që do të bëjmë. Sipas bisedës që bëmë bashkë me kolegët për energjinë, infrastrukturën dhe turizmin, përmes jush kryeministër do të doja të them se ne jemi të nderuar që kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Emiratet dhe kanë bërë një punë kaq të mirë. Në do të bëjmë gjithçka të mundur për ta që të ruajmë kontaktet në vend por edhe që ata mos të ndjejnë mallin për shtëpinë. Kryeministër dua të them se Emiratet e Bashkuara Arabe do të përpiqen të punojnë me miqtë e tyre në Ballkan duke vlerësuar paqen dhe duke respektuar të shkuarën dhe historinë. E shohim procesin e normalizimit midis Shqipërisë dhe Kosovës si diçka që është jashtë mase inkurajuese. E mbështesim fort atë dhe do të punojmë për tu siguruar që normalizim i Kosovës dhe Serbisë të jetë i suksesshëm. Pres me padurim të punojmë ngushtë me ju," tha Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

edi rama sheikh abdullah bin zayed al nahyan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet