LIVE UPDATES
Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzoi çështjen ‘Gjinushi’, Zhupa: Do t'i drejtohemi sërish me një kërkesë të re

Deputetja Ina Zhupa deklaron se zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje nuk duhet vonuar pasi është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

6 Prill 2023, 09:21 Nga A.B
Gjykata Kushtetuese rrëzoi çështjen ‘Gjinushi’,
Ina Zhupa, Skender Gjinushi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike do t'i drejtohen me një kërkesë të re Gjykatës Kushtetuese për për mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Sot, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaron se moszgjidhja e kësaj çështje, ka sjellë si pasojë që Akademia e Shkencave të drejtohet nga një person që është vendosur në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit, pa një akt emërimi të nxjerrë nga organi kompetent që parashikon Kushtetuta.

Sipas deputetes, zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje nuk duhet vonuar pasi është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

POSTIMI I INA ZHUPËS:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën tonë, të 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave, duke ngritur arsye proceduriale! Pra, nuk kemi një vendim përfundimtar mbi themelin kësaj çështje që ishte objekt kërkimi. Ne, deputetët e Kuvendit, do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i drejtohemi sërisht asaj përmes një kërkese të re, mbi papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave si organ i përmendur nga Kushtetuta, si dhe verifikimin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë, duke marrë parasysh sugjerimet e gjykatës.

Moszgjidhja e kësaj çështje, ka sjellë si pasojë që, Akademia e Shkencave, të drejtohet nga një person që është vendosur aty në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit, pa një akt emërimi të nxjerrë nga organi kompetent që parashikon kushtetuta, duke bërë të mundur që ky mandat antikushtetues të ushtrohet për gati 4-vite të tërë.

Nëse në krye të institucioneve të permendura nga Kushtetuta, vendosen njerëz, pa një proces kushtetues dhe pa një akt emërimi të organit kompetent, dhe kjo situatë absurde është bërë e mundur nga ndërhyrja favorizuese legjislative e Kuvendit në proces, atëherë jemi përpara pengimit të ushtrimit të kompetencave dhe zbehje të rolit dhe të statusit që Kushtetuta i ka dhënë organit të emërtesës (Presidentit të Republikës). Nuk duhet të harrojmë që e gjitha kjo ndodhte në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale, dhe Presidenti i Republikës u sulmua përmes tre proceseve hetimore parlamentare për shkarkimin e tij. Pikërisht, kjo ka ndodhur në rastin konkret, ku ndërhyrja e Kuvendit përmes një ligji special me efekt prapaveprues, dhe mbështetja politike, de-facto solli si pasojë që Akademia e Shkencave prej vitit 2019 - e deri më sot, të drejtohet nga një Kryetar, por pa një akt emërimi të nxjerrë sipas Kushtetutës.

Nëse në krye institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta, siç është Akademia e Shkencave, Kuvendi do ti vendoste vet emërimet me ligje speciale dhe me efekte prapavepruese, atëherë parimi i shtetit të së drejtës ka rënë, dhe interesi publik do të cenohej shumë rëndë. Nëse interesi publik cenohet, atëherë jo vetëm 1/5 e deputetëve, por të gjitha institucionet publike - subjekte të pakushtëzura sipas kushtetutës, mund të paraqesin kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit, dhe rivendosjen e kushtetushmërisë, pa qenë nevoja që të jenë subjekt në konflikt apo të cenuar drejtpërdrejt nga një veprim antikushtetues.

Kjo është fryma e kushtetutës sonë, sepse çdo deputet i Kuvendit, dhe aq më tepër një e pesta e anëtarëve të tij, si përfaqësues legjitim të popullit dhe mbrojtës të interesave të tij, konsiderohet drejtpërdrejtë i përfshirë dhe subjekt i cenuar nga një vendimmarrje antikushtetuese, siç është bërja fakt, me ligj special, i një emërimi antikushtetues, dhe pa dekret, të Kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave, që prej vitit 2019.

Prandaj, do të ishte e udhës, që zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje, të mos vononte, sepse është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, si kontrolli kushtetues, ashtu dhe intepretimi përfundimtar i Kushtetutës, duke mbartur mbi vete detyrimin për të përcaktuar një herë e mirë standardet kushtetuese mbi të cilat duhet të mbështetet veprimtaria e organeve më të larta të shtetit, për të mos ndërhyrë në kompetencat apo në proceset vendimarrëse të organeve të tjera kushtetuese, përmes ligjeve, me efekte paravepruese. Çdo jurist me diplomë bachelor, e ka të qartë që kompetencën që ta jep Kushtetuta, nuk ta heq dot dhe as ta kufizon dot një ligj special me efekt prapveprues. Është detyrim i deputetëve opozitarë të bëjnë çdo gjë për të frenuar këto situata ku shumica përdor forcën e kartonit për uzurpimin e çdo instituconi të pavarur, përfshi këtu dhe ato akademike e arsimore.

Nëse për çdo çështje me rëndësi për interesin publik dhe për jetën shoqërore në vend, Gjykata Kushtetuese, nuk arrin të marrë një vendim përfundimtar, atëherë çështja ngelet pa zgjidhje dhe fenomene të kësaj natyre mund të rishfaqen sërish, ç’ka përpos të tjerave, do ta bënte Gjykatën të dukej si një organ që jep vetëm opinione këshillimore dhe jo vendimmarrëse.

Ne ndajmë të njëjtin mendim të shprehur me mendimin e pakicës, se; “për sa kohë që është evidentuar një konflikt me natyrë kushtetuese nga organet që kanë një rol të caktuar në këtë proces, vlerësoj se në çështjen konkrete në shqyrtim plotësohen kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues për interpretimin përfundimtar të nenit 92, shkronja “g”, të Kushtetutës, ndaj duhej të ishte vendosur kalimi i saj për shqyrtim në seancë plenare”
Në këtë aspekt, ne nuk do të rreshtim se kërkuari përpara Gjykatës Kushtetuese jo vetëm interpretimin e nenit 92, shkronja “g” të Kushtetutës, por dhe shqyrtimin në themel të kësaj çështje dhe të këtyre lloj situatave, që të mos ketë më përsëritje që të dalin Gjinushër të tjerë që qëndrojnë në krye të akademisë, pa dekret emërimi siç e kërkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që mos të kalojë për shqyrtim kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për antikushtetuetshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave për arsye procedurale.

Edhe më herët, Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa akuzuan Skënder Gjinushin se po mban postin e lartë në Akademinë e Shkencave pa dekretim nga Presidenti. PD i ka bërë edhe më herët thirrje Gjykatës Kushtetuese që të merrte në shqyrtim padinë e PD-së për ligjshmërinë e postit të kryetarit të akademisë./Dosa.al

ina zhupa gjykata kushtetuese skender gjinushi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës