Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada gjermane deklaroi se kjo tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t'u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së.
TIRANË- Shqipëria ka mbyllur ditën e djeshme tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vendimi u mor dje në Bruksel, gjatë Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ambasada gjermane, e cila shprehet se ky është një moment historik për Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada gjermane deklaroi se kjo tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t'u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së. Ambasada gjermane vlerësoi përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment, duke shtuar se ata duhet të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur.
“Mirëpresim Konferencën e nëntë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe mbylljen e përkohshme të Kapitujve 25, 26 dhe 30 - kapitujt e parë që u mbyllën në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo tregon gatishmërinë e Shqipërisë për t'u integruar në fushat kryesore të politikave të BE-së, për të thelluar bashkëpunimin në kërkim shkencor dhe inovacion, për të promovuar marrëdhënie më të ngushta arsimore dhe kulturore dhe për të kontribuar në forcimin e sigurisë ekonomike të BE-së.
Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet shqiptare për të arritur këtë moment historik dhe i inkurajojmë ato të ruajnë këtë dinamikë pozitive gjatë punës së mëtejshme për kapitujt e mbetur. Kemi besimin se Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë progres, do të vazhdojë kursin e saj të reformave me të njëjtën vendosmëri dhe do të arrijë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme - edhe në fushën e Themeloreve.
Konfirmojmë mbështetjen tonë në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe presim përparim të mëtejshëm në procesin e pranimit, bazuar në arritjet e veta dhe përmbushjen e kritereve të dakordësuara”, shkroi ambasada gjermane në një postim në faqen zyrtare në Facebook./Dosja.al
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt ditën ...
Foto ilustruse TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet eki...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka reaguar pas deklaratës që ka bërë nga ministrja serbe pë...
Francesco Sismondini BRUKSEL- Ditën e sotme emigratët shqiptarë kanë organizuar një protestë në Bruksel, përmes s&e...
Snezhana Paunoviç KOSOVA- Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo ...
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli, ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës.&nbs...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos deklaroi nga Brukseli se Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate n&eu...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos foli për projektin në Zvërnec, i cili ka ngjallur reagime kombëtare dhe nd&...
Edi Rama BRUKSEL- Lideri i qeverisë, Edi Rama deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka p&...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur edhe tek projekti në Zvërnec, i cili u bë shkaku i nisjes s&eu...