LIVE UPDATES
Politike

'Shqipëria peng i një narkodiktature'/ Berisha: Qeveria po paralizon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin

Sipas tij, ai nuk respekton asnjë nen, asnjë normë dhe asnjë ligj.

17 Shkurt 2026, 19:14 Nga I.A
'Shqipëria peng i një narkodiktature'/ Berisha: Qeveria po
Sali Berisha

KRUJË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria është peng i një narkodiktature. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Krujës, Berisha u shpreh se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve.

Sipas tij, ai nuk respekton asnjë nen, asnjë normë dhe asnjë ligj. Berisha tha se kjo qeveri nuk buron nga vullneti i qytetarëve shqiptarë, por buron nga farsë elektoral dhe se nuk meriton asnjë ditë të ekzistojë.

”Tani që janë kapur, mbi bazën e denoncimeve tona, tani ç'po ndodh? Tani po bën ligjin. Më mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrat e tij. Grusht shteti është. Po bën ligjin për të paralizuar si kurrë ndonjëherë drejtësinë. Miq, se këtu ka një propagandë shumë të keqe. E mo se kështu janë këta një lloj… Jo more jo, kurrë. Kujtohuni pak, o miq. Në vitin 2011 unë i kam dhënë asaj Ina Ramës epitetin më të merituar. S'po e përdor këtu tani. Po, por ama më falni. Mbrapa, pavarësisht nga epiteti im, kur ajo kërkonte imunitetin e deputetëve, kurrë nuk mendohej ta bllokonim, në asnjë mënyrë. Dhe secilit ministër, apo zv/kryeministër që u kërkua imuniteti, e dha vetë, e dorëzoi vetë, dhe u paraqit. Tani, Edi Rama kërkon të na thotë: ju kemi vjedhur dhe do t'ju vjedhim. Dhe ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng, ka tre muaj që të kapur në flagrancë me vjedhje që shkojnë mbi 1 miliardë euro. Jo thotë. Nuk mundet të pezullohet. Nuk mundet t'i hiqet imuniteti.

Sot shkonte dhe vajtonte, derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë. Keni dëgjuar ju? Ndërmarrje shtetërore, agjenci shtetërore që merr peng biznesmenë? Nuk kam dëgjuar në botë. Kam dëgjuar, që në narkoshtete, kartelet marrin peng. Po këtu i merr vetë shteti, i merrte Ergys Agasi me urdhër të Ramës. U organizonte. Po pse? Sepse baxhanaku i tij duhet të fitonte çdo tender. Mund të rreshtoj shumë, por moment më kritik për vendin nuk ka patur. Ndaj dhe ne si demokratë, na takojnë t'i dalim për zot një misioni të ri. Dhe ky mision është shpëtimi i Shqipërisë, nga kjo nga kjo narkodiktaturë, nga kjo diktaturë autoritare. Shpëtimi i saj. Askush s'mund ta bëjë më këtë. Mos dëgjoni ju, se është propagandë e shfrenuar, kriminale. Por ne, megjithëse u përpoqën të na zhdukin, a s'është apo jo? U përpoqën të na vendosin fasadë të qeverisë. Ja u rikujtoj këtu demokrateve dhe demokratëve. Një javë para zgjedhjeve të para zgjedhjeve të prillit të 21-shit, më vjen këshilltari i huaj i zgjedhjeve, se ai kishte një vit që punonte, dhe më thotë: Sali thotë, në qoftë se s'i fitojmë këto zgjedhje, si thua ti për një koalicion të madh?

Çfarë i them unë? Koalicion të madh tha. Jo i thashë unë, se kjo është një fatkeqësi e madhe për ne pastaj, se po s'i fituam s'i fituam, po vendi do opozitë. Do qeveri, do opozitë. Si t'ia bëjmë kështu? Po tha, po po të ndodhi. Po të ndodhi thashë, unë do ta kundërshtoj me gjithë forcën time aty. Pra, çfarë i kishin bashkuar letrat? Donin që në Shqipëri të mos kishte opozitë. Dhe ju e dini pastaj kalvarin që kaluam. Po mbijetuam. U ngritëm. Dhe shqiptarët, sado që u përpoqën të na demonizonin, përsëri nuk na e hoqën besimin. Sado që u bë një propagandë e tmerrshme kundra nesh, përsëri sot ne jemi forca kryesore e besimit të tyre. Po, tani ne jemi ballë për ballë. Po. Tani jemi në betejë. Ne u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se nuk respekton asnjë nen, asnjë normë, asnjë ligj. Dhe nuk lë asgjë pa bërë për të kontrolluar votën e shqiptarëve.

Nuk e vë kush më në diskutim. Ne i dolëm zot votës, e mbrojtëm. Dhe e gjithë vjedhtaria e tij u denoncua botërisht. Kjo, çfarë na duhet ne? Çfarë vlere ka për ne? Po. Ka për vlerë, se ne jemi njerëz të parimeve, njerëz të idealeve demokratike. Kjo na jep ne të drejtën të përdorim çdo mjet kundër kësaj qeverie për përmbysjen e saj. Është e paligjshme. Kjo është qeveri e paligjshme. Kjo qeveri nuk buron nga vullneti i qytetarëve shqiptarë, por buron nga farsë elektoral dhe s'meriton asnjë ditë të ekzistojë. Pra, arritëm këtë. Së dyti, prapë për ata që thashë u janë lodhur veshët duke dëgjuar denoncime, denoncime, vjedhje, vjedhje, abuzime, vjedhje. Unë u them atyre njerëzisht: mos u mërzisni, se ne duhet ta bëjmë patjetër atë detyrë. Ne nuk duhet të pajtohemi kurrë me plaçkitjen dhe grabitjen e shqiptarëve. Por, tani çfarë doli në pah? Doli në pah që njeriu që vraponte për të arrestuar kundërshtarët politikë pa asnjë fakt dokument, tani me kamionë dokumente do të bllokojë drejtësinë. Mbron korrupsionin,” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd foltore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj