LIVE UPDATES
Politike

Shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës/ Bardhi: Ne e kemi bërë detyrën tonë! U dhamë mundësi anëtarëve që të mbrojnë dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese

Bardhi tha se PD ishte përpara dy sfidave, do duhet të vinte sërish në GJK ose t’ja linte turpin mazhorancës në kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij ata vlerësuan se po duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese sepse sfida ndaj autoritetit te GJK nuk është vetëm çështje e anëtarëve të saj por është çështje e cdo ligjvënësi që është betuar në Kushtetutë.   

21 Qershor 2024, 10:44 Nga N.F
Shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës/ Bardhi: Ne e kemi
Bardhi

TIRANË- Sot po mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet padia e Partisë Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës. Seanca nisi në orën 10:00.  I pranishëm në seancë ishte edhe kreu i grupit parlamentari i PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se Kuvendi sfidoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese më 11 prill kur rrëzoi kërkesën e GJK-së për të çuar në këtë gjykatë interpretimin e mandatit të saj.

Bardhi tha se PD ishte përpara dy sfidave, do duhet të vinte sërish në GJK ose t’ja linte turpin mazhorancës në kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij ata vlerësuan se po duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese sepse sfida ndaj autoritetit te GJK nuk është vetëm çështje e anëtarëve të saj por është çështje e cdo ligjvënësi që është betuar në Kushtetutë.   

“Pas një zvarritje ku janë përfshirë të gjitha institucionet në këtë procedurë, për herë të parë në historinë e kuvendit një vendim i marrë është sfiduar nga Kuvendi i Shqipërisë përmes shpalljes së vetes si sovran ndaj vendimeve të GJK. Për kohën që kanë mbetur në këtë legjislaturë dhe duke marrë parasysh kohën kur zbardhet vendimi, kohën kur do hyjë në fuqi vendimi i GJK, kohën kur do ta zvarrisë më tej Kuvendi, legjislatura e këtij kuvendit dhe mandati i zonjës Xhacka përfundon vetë.

Grupi jonë ishte përpara dy sfidave, do duhet të vinte sërish në GJK ose t’ja linte turpin mazhorancës në kuvendin e Shqipërisë, Vlerësuam se po duhet të vijmë në GJK sepse sfida ndaj autoritetit te GJK nuk është vetëm çështje e anëtarëve të GJK, por është çështje e cdo ligjvënësi që është betuar në Kushtetutë.  Në këtë kuptim çdo parashtrim i joni për tju shpjeguar ju një vendim që e keni marrë vetë ju, do të ishte humbje kohe. Është në dorën e trupës në do duhet të mbrojë autoritetin e kësaj godine. Ne e kemi bërë detyrën tonë. E sollëm në GJK duke u dhënë mundësi anëtarëve që të  mbrojnë dinjitetin e GJK”, tha Gazment Bardhi.

 

Kuvendi i Shqipërisë vendosi më 11 prill që të rrëzojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në këtë gjykatë interpretimin e mandatit të saj. Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. 


Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

bardhi gjykata kushtetuese ministrja e jashtme olta xhaçka

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen