LIVE UPDATES
Politike

"Shtet elektoral", BIRN: PS nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partive politike janë të shqetësuar për keqpërdorimin e institucioneve publike për fushatën elektorale të 11 majit nga qeveria “Rama”, në shkelje të pretenduara të Kodit Zgjedhor.

17 Prill 2025, 16:20 Nga Anesti Bajramemaj
"Shtet elektoral", BIRN: PS nën akuzë për
edi rama

TIRANË- Më 2 prill, në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë u shfaq për pak minuta një reklamë politike në favor të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste në pushtet.

“Voto 5, nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama,” shkruhej në postimin e Kuvendit, shoqëruar me foton e një pëllëmbe të hapur që do të kthehej më pas në simbolin e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Postimi propagandistik u fshi nga faqja zyrtare e Kuvendit pas pak minutash dhe përmes një njoftimi, institucioni më i lartë legjislativ premtoi pa kërkuar ndjesë, se nuk do të përfshihej në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë, përfaqësues të opozitës e cilësuan rastin e mësipërm një shembull tipik të përdorimit të institucioneve publike në zgjedhje dhe e denoncuan atë publikisht.

“Postimi me logon e PS-së dhe numrin e PS-së në fletën e votimit e konsiderojmë shkelje shumë të rëndë, sepse është keqpërdorim i institucionit publik,” tha përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri.

“Mund të jetë bërë dhe pa dashje, por çfarë tregon kjo? Që edhe punonjësi më i thjeshtë që e ka bërë me kokën e tij, e ka bërë se është i pazgjidhshëm shteti me partinë,” shtoi ai për BIRN.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, pjesë e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” shkoi më tej, duke e denoncuar këtë rast si “krim të rëndë zgjedhor” në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Prokurorinë e Posaçme. Por Alibeaj u ankua se denoncimi i tij përmes platformave të ngritura online nuk ishte marrë në shqyrtim.

“Nuk ka ende asnjë reagim. Heshtje varri,” tha Alibeaj.

Përfshirja e Kuvendit të Shqipërisë në propagandë partiake është vetëm një nga rastet e keqpërdorimit të institucioneve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga kryeministri Edi Rama e deri tek ministrat e kabinetit të tij, BIRN identifikoi raste të shkrirjes së kufijve mes pozicionit zyrtar dhe atij partiak në funksion të fushatës elektorale.

Në komunikimet e tij “Sy më sy” me qytetarët nga zyra e tij në kryeministri, Rama mban në plan të dukshëm dy simbolet e fushatës së tij –statujën e një bufi me të cilën ai ironizon rivalin e tij politik, Sali Berisha dhe pesë gishtat e një dore që përkon me numrin e Partisë Socialiste në fletën e votimit. Më 14 prill, “Qëndresa Qytetare” – një organizatë e shoqërisë civile që monitoron fushatën elektorale denoncoi ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha për përdorimin e mjeteve të Gardës së Republikës për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

“Në shkelje flagrante, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha përdor makinën e shtetit dhe Gardën e Republikës në njësinë numër 1 në Tiranë. Përdorimi i makinës dhe shoqërimi i Gardës jashtë orarit të punës, por në shërbim të ministrit si kandidat për deputet i PS-së, me fletushka që kanë simbole të PS-së si numri 5 përbën vepër penale dhe dënohet me burg,”

BIRN monitoroi gjithashtu llogaritë në Facebook të ministrave të kabinetit “Rama” për periudhën 17 mars – 23 mars 2025, ku rezulton se pjesa më e madhe e postimeve të tyre lidhen me fushatën zgjedhore dhe jo me detyrat e tyre qeveritare. Në shtatë ditë monitorim, të gjithë ministrat kanë publikuar së bashku 258 materiale propagandistike në faqet e tyre në Facebook, përkundrejt 146 aktiviteteve me karakter ministror.

Vihet re gjithashtu se ministrat promovojnë takimet që bëjnë në komunitet në zonat e tyre elektorale, duke u angazhuar pothuajse me kohë të plotë në fushatë. Në ditë të caktuara, ministrat reklamojnë vetëm aktivitete që lidhen me zgjedhjet e 11 majit. Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kanë shtuar mbikëqyrjen e institucioneve shtetërore në periudhën parazgjedhore, duke i detyruar këto të fundit që të raportojnë çdo aktivitet publik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri 3 muaj para zgjedhjeve. Po pavarësisht kufizimeve ligjore, Rigers Xhemollari nga Qëndresa Qytetare thote se shkeljet kanë qenë të shumta.

“Shqetësimi ynë më i madh në këtë tremujor ka qenë shndërrimi i shtetit në shtet elektoral,” tha Xhemollari, duke theksuar se në këtë periudhë institucionet kanë rritur transaksionet me individët si në rastin e bonusit të pensioneve apo prokurimet me klientët e tyre.

Franci Nuri, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pohon se deri më tani kanë depozituar më shumë 80 denoncime për një duzinë institucionesh, mes tyre edhe ministri. Duke iu referuar simboleve partiake të Ramës në zyrën e vet në kryeministri, Nuri tha se: “nuk mund ta trajtosh zyrën e shtetit sipas qejfit”./Reporter.al

edi rama fushata zgjedhore e 11 majit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet