17 Prill 2025, 14:09
Nga M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku e quajti shkelje të rëndë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari për ndëprerje të seancës konstituive.
Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari, që sipas tij, ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se LVV-ja nuk ka shumicë dhe nuk është “as afër” arritjes së shumicës, prandaj sipas tij, po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive, për të blerë “kohë për pazare politike”.
“Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur ai [kryesuesi i seancës Avni Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, tha Krasniqi. Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.
Albulena Haxhiu nga LVV tha se partia e saj dëshiron që të gjejë zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend. Ajo tha se edhe presidentja Osmani i ka kërkuar deputetëve që të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë, sipas saj, “duhen konsultime”.
“Ne duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit, por duhet të shohim se si është mënyra për ta korrigjuar atë vendim”, tha ajo duke iu referuar mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
“Kemi vullnet që të propozojmë mënyra se si duhet shkuar tutje. A do të jetë një komision i ri apo komisioni paraprak të bëjë përgatitjen e raportit të ri... Mund të ketë dhe propozime të tjera”, tha Haxhiu pas ndërprerjes së seancës konstituive.
Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, drejtoi kritika për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat tha se janë përgjegjëse për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.
Kusari – Lila, tha se në rast se vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit duhet parë opsione tjera, përfshirë ftesën për partitë politike për të diskutuar veprimet e ardhshme. Ajo e quajti të pakuptimtë se si partitë që ishin në opozitë mandatin e kaluar ‘po hezitojnë’ të marrin mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit./ REL
kuvendi i kosoves
Politike
17 Prill 2025, 13:53
Politico
TIRANË- Një përçarje në rritje midis Brukselit dhe Uashingtonit kërcënon të errësojë përpjekjet e Shq...
Politike
17 Prill 2025, 13:36
I.A
Ani Dyrmishi
TIRANË- Një krim zgjedhur ka ndodhur me kandidatin e PS-së Ani Dyrmishi ditën e sotme. Vetë Dyrmishi ka publikuar n&e...
Politike
17 Prill 2025, 13:37
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish ditën e sotme. Si pasojë e dh&e...
Politike
17 Prill 2025, 13:34
M.B
Edi Rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Burrel. Ai tha se zgjedhjet ...
Politike
17 Prill 2025, 13:31
M.B
Edi Rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama foli për programin e Partis&eu...
Politike
17 Prill 2025, 13:28
M.B
Edi Rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Burrel. Rama ka ironizuar opozitën e bashkuar &l...
Politike
17 Prill 2025, 13:20
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se në dy mandatet e fundit të tyre i kan&eu...
Politike
17 Prill 2025, 13:20
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët akuzoi ashpër kryeministrin Edi...
Politike
17 Prill 2025, 13:16
E. D
Edi Rama
BURREL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Burrel. Gjatë fjalës së...
Politike
17 Prill 2025, 13:03
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët foli theksoi se vëmendja nd...