LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Siguria miraton p.buxhetin 2023/ Çuçi: 278 mln lekë për mbrojtje kibernetike, rriten pagat për Gardën dhe AMP, rikthejmë kamerat e trupit

• Komisioni i Sigurisë miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2023. • Në komision sot, buxheti për Policinë u prezantua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. • Çuçi tha se përveç buxhetit për policinë, AKSHi do të japë 278 mln lekë për mbrojtje kibernetike për ruajtjen e sistemeve të Policisë së Shtetit. • Ministri njoftoi rritjen me 7% të pagave për punonjësit e Gardës së Republikës, Forcat Zjarrfikëse, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe ata të Ministrisë së Brendshme. • Punonjësit në nivel bazë do të përfitojnë një rritje page me 15%. • Sot në Komision, ministri tha se policia rikthen në vitin 2023 kamerat e trupit dhe ngrihet njësia për lundrimin dhe monitirmin e bregut, e prezantuar më herët nga Rama si "Jonada". • Në komision nuk munguan debatet mes opozitës dhe mazhorancës. • Deputeti Ferdinand Xhaferraj pyeti pse u shkarkua Gledis Nano dhe ministri tha se "respekti" nga SHBA dhe ambasadorja Yuri Kim lidhet me punën e tij si drejtor i Antiterrorit. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Debate tek Siguria/ Peleshi:Satelitët do i shërbejnë FA-së! Salianji: Keni kontraktuar 36 milionë euro një avion që nuk kreu shërbim

Siguria miraton p.buxhetin 2023/ Çuçi: 278 mln lekë për
Niko Peleshi

TIRANË- Është shoqëruar me tensione mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po raportonte në Kuvend në lidhje me projekligjin për buxhetin 2023 për ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë fjalës së tij Peleshi foli për dy satelitët e ri që janë kontraktuar nga Agjensia e Mbrojtjes dhe që sipas tij do ti vijnë në ndihmë Forcave të Armatosura gjatë operacioneve që ajo kryen.

Ndërkohë ka paur replika nga ana deputetit demokrat, Ervin Salianji,i cili solli në vëmendje raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ku theksohet se Agjemnsia e Mbrojtjes në periudhën e zjarreve ka kontraktuar një avion në vlerën e 36 milionë eurove për një shërbim që sipas KLSH nuk e ka kryer. Salianji akuzoi ministrin se paratë kanë shkuar në xhepat e zyrtareve. Peleshi nga ana e tij i hodhi poshtë këto akuza.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Niko Peleshi: Ne kemi likuiduar pagesën për dy helikopterë “Black Hawk” që pritet të arrijnë në Shqipëri vitin që vjen, por ky buxhet është planifikuar për t’a shtuar flotën edhe me helikopterë të tjerë. Në duam në afatmesëm të shkojmë në gjashtë helikopterë “Black Hawk".

Ervin Salianji: Është problemi i qeverisë mesa duket, por edhe tek ministria e Mbrojtjes. Prioritetet për Mbrojtjen janë dy faqe. Modernizimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës, zhvillimi e mbajtja në gatishmëri dhe lartësimi i figurës. MB dhe Ju zoti ministër thatë se pretendohet të arrihet me 1.85 % të GDP për këtë vit. Tani përfshihet këtu edhe buxheti që është për agjencinë e Emergjencave Civile? Ju si qeveri dhe ne si shtet nuk po menaxhojmë këta që kemi. Ne jemi kundër, por edhe paratë që vijnë shpërdorohen. Po ju pyes jeni në dijeni apo sepse i keni çuar sërish fonde agjencisë emergjencave civile, ndërsa KLSH thotë se shpenzimi i kryer me në vlerën e 36 mln lekë, nuk provohet me dokumentacionin. Ju jo vetëm që nuk ngrini dot në fluturim helikopterët që janë, por edhe këta që merren me qira apo pagesë për të shuar zjarret në verë, i ka kap KLSH që bëjnë sikur ngrihen helikopterë, por nuk ngrihet asgjë, shkojnë paratë kot.  Po i çoni kësaj agjencie që shpërdorin para , miliona lekë, ndërsa këto para shkojnë për korrupsion mesa duket. A mos është mirë që kjo agjencia të kalojë si pjesë e Ministrisë së Brendshme.

Niko Peleshi: Për çfarë mbahet mend qeveria e shkuar...

Deputetët e opozitës flasin pa mikrofon, nuk dëgjohen. 

Niko Pleshi: Nëse nuk ju duket se nuk ka lidhje mes Forcave të Armatosura dhe Emergjencat Civile mjafton të pyesni qytetarët shqiptarë. Kur nuk mundet vetë një bashki që të përballoj një fatkeqësi natyrore ndërhyn ministria e mbrojtje. Po është e vërtëtë që shërbimi satelitor. Ne nuk jemi kaq të pasur sa çdo institucion ti mbulojë nevojat vetë. Dhe në vendet e rajonit po flasim për "Smart Defense".  Shërbimi satelitor është një zhvillim. Janë dy satelitë që janë shumë të rëndësishëm. Rritja e pagës me 30% është një arritje për të gjitjhë ushtarëk që tu rritet motivimi dhe më tepër dinjiten për forcën. Në lidhje me helikoperët e tjerë, akuzuat për spekulime kjo është jnjë fushë ku unë nuk mund të futem, nuk mund të spekuloj

Ervin Salianji: Spekulim është ky që sapo bëtë. Po jua lexoj është një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Agjensia juaj thotë që kanë kontraktuar nje heliktoper për shuarjen e zjarrit, keni paguar 36 milionë euro ndërkohë KLSH thotë që nuk është përdorur. 

Niko Peleshi: Nuk mund të shpall fajtorë me një raport. Çdo raport i KLSH-së shoqërohet me detyrimin për të hartuar një plan veprimi në zbatim të rekomandimeve. Më pas çdo nëpunës, i cili preket apo gjendet në parregullsi, ka të drejtën të mbrohet. Nëse shpallet fajtor merren masa.

3 VITE ME PARE

Komisioni i Sigurisë, miratohet me shumicë votash projektligji për buxhetin 2023

Siguria miraton p.buxhetin 2023/ Çuçi: 278 mln lekë për
Komisioni

TIRANË- Ditën e sotme është miratuar me shumicë votash projektligji për buxhetin 2023. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço e hodhi për votim projektligjin, i cili mori votat pro nga të gjithë të pranishmit. 

'Projektligji miratohet, seanca tjetër në orën 13:00.'-u shpreh Naço.

3 VITE ME PARE

Rastet e dhunës dhe problemet me qytetarët, qeveria rikthen kamerat e trupit për policët

Siguria miraton p.buxhetin 2023/ Çuçi: 278 mln lekë për
Foto ilustrim

TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi njoftoi sot se buxheti i shtetit ka parashikuar vendosjen e një fondi prej 60 milionë lekë në vit për kamerat e trupit për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2023, ministri tha se vlera është e përballueshme. 

“Kamerat e trupit e kanë sistemin e ngritur dhe fondi nuk është shumë i madh, por tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të vitit 2023. Është në nivelin e 60 milionë lekëve në vit, një shumë që mund të përballohet nga buxheti i shtetit”, tha ai.

Kamerat e trupit u vendosën për çdo punonjës policie në kohën kur ishte ministër Saimir Tahiri. Kamerat më pas u bënë jofunksionale dhe nuk pati më asnjë tentativë për vënien e tyre në punë. Paralelisht me mosfunksionimin e tyre raportet e agjencive të zbatimit të ligjit treguan një numër në rritje të rasteve të dhunës policore ndaj qytetarëve ku vetëm për vitin 2021, pati 1600 denoncime për abuzim me detyrën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

110 mln lekë nga buxheti për "Jonadën", ngrihet struktura e Posaçme për Mjetet Lundruese

Siguria miraton p.buxhetin 2023/ Çuçi: 278 mln lekë për
Foto ilustrim

TIRANE- Ministri i Brendshëm Bledi çuçi konfirmoi deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama se shteti shqiptar do të ngrejë një strukturë të veçantë për monitorimin e mjeteve lundruese në bregdet me emrin e 7-vjeçares Jonada Avdia që humbi jetën pas tragjedisë në Himarë. Gjatë raportimit të zërave në projektbuxhetin për vitin 2023 për Ministrinë e Brendshme, çUçi tha se janë 110 milionë lekë që janë parashikuar për blerjen e mjeteve lundruese. Por edhe pse nuk e tha me emër, më herët Rama ka njoftuar se kjo "njësi" do të ketë emrin "Jonada". 

Çfarë tha Rama?

“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore që do ta quajmë “Jonada” dhe do të jetë vitin e ardhshëm aktive në monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri, me drone dhe mjete të motorizuara. Duke mos ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet ujërave territoriale dhe s’kanë asnjë arsye për të parë policë me sy, për sa kohë nuk kërcënojnë asgjë. Këto halle me mjetet në ujë dhe aksidentet në ujë e kanë dhe vendet që kanë shumë vite eksperiencë në kurriz. Por dua të ngre një pyetje që mendoj se është shumë e rëndësishme. Në cilin vend zhvillimi nuk ka sjellë edhe aksidente”, tha Rama në konferencën për mediat nga Ministria e Brendshme ku prezantoi drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë? Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Ish efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase u arrestua dhe akuzohet për vrasje e kryer nga pakujdesia./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rritje pagash për Gardën, AMP dhe Zjarrfikësit, Çuçi te "Siguria": 278 mln lekë për mbrojtjen kibernetike

Siguria miraton p.buxhetin 2023/ Çuçi: 278 mln lekë për
Bledi Çuçi

TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi në raportimin që bëri sot përpara deputetëve të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare njoftoi se rritja e pagave në vitin 2023 do të prekë të gjithë trupën policore, përfshirë edhe Gardën e Republikës, Punonjësit e Ministrisë dhe ata të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Një shumë prej 278 milionë lekë do ti kalojë nga buxheti i shtetit AKSHI-t vetëm për mbrojtjen kibernetike të sistemeve të sigurisë së Policisë së Shtetit. 

“Sot fillojmë buxhetin, por në një periudhë lufte dhe Shqipëria nuk ka se si të mos preket. Jemi përballur nga një sulm kibernetik ardhur nga një shtet i cili tashmë besoj se nuk ka asnjë mëdyshje që është i përfshirë dhe është pas sulmeve që kemi pësuar në sisteme dhe disa kanë qenë edhe të policisë. Në buxhetin e 2023-shin kemi pasur parasysh edhe këto pasoja, përballimin e inflacionit të luftës dh forcimin e mbrojtjes së sistemeve të Policisë së Shtetit. Në buxhetin 2023, për Policinë e Shtetit, por jo vetëm, do të kemi rritje pagash dhe përkatësisht në lidhje me Policinë e Shtetit, rreth 74% e numrit të punonjësve, ku përfshihet niveli bazë, rritja e pagës do të jetë 15%. Nga rritjet më të mëdha që ka pasur brenda një buxheti. Rritje pagash në 7% për Gardën e Republikës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në 13%. Rritje pagash edhe për zjarrfikësit me 7%. Së fundi, për punonjësit e tjerë të Ministrisë së Brendshme, do të kemi rritje page 7%.

Kapërcim kolosal për buxhetin e mbrojtjes kibernetike. Nëse në 2022 në teknologji të brendshëm, pa donatorë, kanë qenë 72 milionë lekë, në vitin 2023 janë 547 milionë lekë, mbi shtatë herë rritje me 2021. Pajisje me teknologji informacioni, dhe në veçanti për mbrojtjen kibernetike. Përveç buxhetit tonë, për Policinë e Shtetit do të financoj edhe AKSHI me fondet e veta, 278 milionë lekë”, tha Çuçi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Siguria'/ Xhaferraj: Pse u shkarkua Gledis Nano? Çuçi: S'ka përplasje me SHBA, e respektojnë për punën te Antiterrori jo te Policia


Siguria miraton p.buxhetin 2023/ Çuçi: 278 mln lekë për
Pamje nga Komisioni

TIRANE- Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Në mbledhjen e sotme është duke u diskutuar projektbuxheti për vitin 2023 dhe po relaton ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Mbledhja ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës ku deputeti Ferdinand Xhaferraj kërkoi informacion për shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm. Por deputeti socialist, Xhemal Qefalia tha se mbledhja e sotme nuk ka lidhje me Nanon por me buxhetin e vitit të ardhshëm. Përgjigjen e dha vetë Ministri Bledi Çuçi që sqaroi pse u shkarkua Gledis Nano. 

PJESË NGA DEBATI: 

Ferdinand Xhaferraj: Mos më ndërprisni herë tjetër. Këtu përfaqësoj opozitën. Ngre më shumë shqetësim edhe për ju kolegë të mazhorancës që nga 13 shtatori i muajit të kaluar ne kemi kërkuar prezencë urgjente në Komision të ministrit të Brendshëm lidhur situatën e rendit me shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë zotin Gledis Nano. Po atë ditë që është shkakruar aleati jonë strategjik SHBA dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim qartësonte se ishte partner i rëndësishëm i SHBA.

Xhemal Qefalia: Sot jemi për të diskutuar për buxhetin. Të vazhdojmë me rendin e ditës se i shërben dhe kohës në dispozicion.

Bledi Çuçi: Pa dashur t’ju marr kohë nga rendi i ditës, vetëm 2 sqarime shumë të thjeshta për këtë çështje. Shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të Përgjithshëm është administrative dhe çdo procedurë është bërë sipas ligjit. E dyta, lidhet me partneritetin tonë, me SHBA. Ju garantoj dhe jam i bindur që edhe ju e dini po kaq mirë se s’ka asnjë përplasje me partnerin tonë strategjik. Ata kanë bërë falënderim për ish drejtorin dhe i kushtohet pjesës kur ka qenë drejtor i Antiterrorit dhe ka pasur lidhje më të ngushtë në atë pozicion. Nuk ka asnjë përplasje, madje asnjë korrespondencë lidhur me këtë gjë, kështu që nuk ka asgjë okulte sepse çdo shkak duhet të ketë dhe pasojën nëse duhet të ketë një situatë okulte që mbështjell këto lëvizje. Është çështje pa rëndësi për opinionin publik. Kam ardhur për sulmin kibernetik. Po pres raportin e FBI dhe Microsoft dhe doja të vija me raport profesionistësh e të mos flisnim me çfarë kemi parë deri tani.

Ervin Salianji: Ne kërkuam për procedurë sepse nuk e përcakton as ministër dhe as ju se kush është interesi publik. Gjendja e kriminaliteti e shqetëson thellësisht publikun, ne nuk kemi thënë pse ikën një drejtues dhe vjen një drejtues tjetër. Tani si qenka konsensualiteti. Shqetësimin nuk na e përcaktoni dot ju dhe për këtë nuk duhet të vazhdonte debati. Kemi shqetësim për atë që kemi kërkuar me shkresë. Jemi këtu për të kërkuar llogari për çështje të tjera që ka qeveria dhe ministri të vijë dhe të flasë.

Bledi Çuçi: Sot fillojmë diskutimin për buxhetin e vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme dhe dua të them se jemi në një situatë jo normale e shkaktuar nga lufta e Putinit në Ukrainë që ka sjellë destabilizim pa përjashtim të ekonomive europiane, me inflacion jo vetëm në Europë dhe për pasojë edhe Shqipëria nuk mund të mbetet e paprekur nga efektet e kësaj lufte. Një vëmendje në këtë buxhet edhe për sektorë që mbulon MB, ka qenë edhe kjo që lidhet me inflacionin e luftës./Dosja.al

bledi çuçi siguria buxheti 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje