LIVE UPDATES
Politike

"Sipas procedurës së përcaktuar me ligj!" Dorëheqja e anëtares/ Vakanca në Gjykatën Kushtetuese rrezikon të hedhë në erë skemën e ripërtëritjes

Edhe Opinioni i Komisionit të Venecias, i qershorit 2020, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues, i bën të njejtin lexim skemës, kur në pikën 18 shprehet se “në këtë mënyrë, pika 3 e nenit 179, synonte të rikrijonte tre grupe me nga tre gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në të njëjtin vit: tre në 2025, tre në 2028 dhe tre në 2031”.

28 Tetor 2024, 08:25 Nga M.B
"Sipas procedurës së përcaktuar me ligj!"
Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali dhe trupa e Gjykatës kushtetuese

TIRANA- Në Shqipëri, dorëheqja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, më 19 shtator, dhe shpallja e vendit vakant për zëvendësimin e saj, me një mandat deri në vitin 2028, rrezikon të çojë në shkelje të Kushtetutës, e cila parashikon (Neni 125, pika 6) se “përbërja e Gjykatës përtërihet çdo tre vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj”.

Skema e parashikuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në pjesën e dispozitave kalimtare, (Neni 86, pika 4) përcakton mënyrën se si do të bëhej përtëritja e gjyqtarëve deri në vitin 2022, për të garantuar, që në vitt 2025, 2028 dhe 2031, të mund të realizohej ndryshimi, me tre anëtarë, një për secilin organ emërtese (Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lartë). Një skemë e cila reflektonte dispozitat kalimtare të Kushtetutës (Neni 179, pika 3), të ndryshuar në kuadër të reformës në Drejtësi, ku parashikohej kufizimi i mandatit.

Edhe Opinioni i Komisionit të Venecias, i qershorit 2020, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues, i bën të njejtin lexim skemës, kur në pikën 18 shprehet se “në këtë mënyrë, pika 3 e nenit 179, synonte të rikrijonte tre grupe me nga tre gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në të njëjtin vit: tre në 2025, tre në 2028 dhe tre në 2031”.

Për grupin e tre anëtarëve mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025, Presidenti i Republikës, në dekretin e 28 dhjetorit 2020, duke emëruar anëtaren Sonila Bejtja, përcakton se bëhet fjalë për vakancë të përkohshme (vendin e lënë nga anëtari Sokol Berberi, mandati i të cilit kishte përfunduar në vitin 2016).

Po kështu dhe Gjykata e Lartë, në datë 16 janar të vitit 2023, e përcakton madje të shprehur qartë se ka vendosur “zgjedhjen e Znj. Holta Zaçaj anëtare të Gjykatës Kushtetuese me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”. Zaçaj, aktualisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, mori mandatin pasues të zonjës Vitore Tushe, që kishte përfunduar në vitin 2017. Nëse do të kishte qenë 9 vjeçar, ai do të duhej të përfundonte në vitin 2026, por për të garantuar skemën e rotacionit me tre anëtarë në vitin 2025, ky mandat u kufizua me një vit.

Për çudi, më herët, në vitin 2019, Parlamenti, organi i tretë i emërtesës, rezulton të ketë qenë ai që nuk ka respektuar skemën, e përcaktuar nga Kushtetuta dhe Ligji i Gjykatës Kushtetuese, kur për mandatin pasues të Vladimir Kristos, i përmbyllur në vitin 2016, emëroi, në 11 nëntor të vitit 2019, zonjën Elsa Toska për një mandat të plotë. “Zonja Elsa Toska zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për vakancën e plotë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 12.02.2018.”, lexohet në vendimin e firmosur nga kryetari i atëhershëm Gramoz Ruci. Në faqen e parlamentit, nuk gjenden dokumentat shoqëruesë, dhe as raporti i shqyrtimit në Komision. Zëri i Amerikës kërkoi në rrugë zyrtare nga parlamenti këtë dokumentacion, por nuk mori asnjë përgjigje, dhe në shkelje të afatit 15 ditor, brenda të cilit autoritetet duhet të japin informacion.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të datës 23 shtator 2024, për deklarimin e mandatit të zonjës Toska, merret si referencë pikërisht vendimi i parlamentit, që i kishte dhënë asaj mandat të plotë. Megjithatë vendimi që i dërgohet parlamentit si organ i emërtesës, nuk përcakton se kur përfundonte mandati i saj. Një javë më pas, parlamenti, përmes kryetares Elisa Spiropali, shpall vakancën. Duke ju referuar vendimit të nëntorit 2019, në njoftimin për aplikimet, përcaktohet se mandati për të interesuarit është deri më 14 nëntor 2028.

Nga një pikëpamje formale, Spiropali duket të ketë ndjekur procedurën e mëparshme të parlamentit. Por ekspertë të kushtetutës të kontaktuar nga Zëri Amerikës, shpjeguan se dorëheqja e zonjës Toska, ishte një rast i mirë për të korrigjuar gabimin e mëparshëm, edhe sepse, ripërtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese çdo tre vjet, me një të tretën e saj, sipas përcaktimit të vetë Kushtetutës, prevalon mbi çdo akt tjetër.

Praktikisht, duke ecur në këtë rrugë, ripërtëritja sipas parashikimit të nenit 125, pika 6 e Kushtetutës, cënohet qartazi. Në vitin 2025, do të duhet të largohen 2 anëtarë, ndërsa në vitin 2028, katër anëtarë. Dhe një gjë e tillë do të trashëgohet edhe më pas, duke e prishur përfundimisht, të gjithë skemën.

Zëri i Amerikës, ju drejtua zyrtarisht parlamentit, duke kërkuar vlerësimin ligjor mbi bazën e të cilit, kryetarja Spiropali shpalli vakancën deri në vitin 2027, dhe nëse ishte marrë në konsideratë, fakti që një gjë e tillë binte ndesh me përcaktimin e Kushtetutës për ripërtëritjen e Gjykatës, si dhe skema që ishte në fuqi, kur ishte emëruar zonja Toska. Kërkesa drejtuar parlamentit, daton më 8 tetor. Ndonëse afati i detyrueshëm për institucionet, për të dhënë informacionin e kërkuar, është 15 ditë, nga parlamenti nuk ka asnjë përgjigje ende dhe sot.

Në ndryshim nga parlamenti, Gjykata e Lartë, një tjetër organ emërtese për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, në përgjigje të kërkesës së Zërit të Amerikës, për një vlerësim të rëndësisë së ripërtëritjes, shprehet se “ky proces është sa i rëndësishëm, aq edhe detyrues, si për Gjykatën e Lartë, ashtu edhe për dy institucionet e tjera”, parlamentin dhe presidentin.

Gjykata e Lartë, thekson më tej se “për shkak të rëndësisë që ka ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të vazhdueshme, një herë në tre vjet e një të tretës së anëtarëve të saj, ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, konkretisht, neni 179 ka parashikuar një skemë të qartë për realizimin e saj…”, dhe se ky rregullim kushtetues, është qartësuar më tej edhe në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, “ku në nenin 86 është parashikuar skema e kryerjes së ripërtëritjes për fazën kalimtare (deri në vitin 2022), ndërkohë që pas kësaj periudhe, çdo tre vjet (viti 2025, 2028 e në vijim) ripërtëritja kthehet në normalitet”.

Gjykata e Lartë, saktëson se ajo “si organ emërtese, ka detyrimin kushtetues dhe ligjor t’i qëndrojë strikt respektimit të rregullave, të cilat i shërbejnë një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, me qëllim përmbushjen në kohë të standardit kushtetues të ripërtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, çdo tre vjet, në një të tretën e gjyqtarëve të saj”.

Për një vlerësim të situatës së krijuar, Zëri i Amerikës ju drejtua zyrtarisht edhe Gjykatës Kushtetuese, por përgjigja në rrugë telefonike, ishte se anëtarëve të Gjykatës nuk u lejohet të bëjnë interpretime të kushtetutës, dhe se referencat e vetme janë dy nenet e Kushtetutës, ai 125, pika 3 “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi”, dhe neni 129 sipas të cilit “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Megjithatë, rasti i Toska, hyn në skemën e parashikuar për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës deri në vitin 2022, parashikuar në dispozitat kalimtare, po të Kushtetutës./ VOA

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit