Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Spiropalit, sfida e PS-së është e ardhmja dhe projektimi i Shqipërisë si një vend Europian.
TIRANË- E para që mori fjalën në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste ishte ministrja Elisa Spiropali. Ajo vuri theksin te domosdoshmëria për të ndryshuar Shqipërinë, për ta bërë vendin “Europa në Ballkan”. Sipas Spiropalit, sfida e PS-së është e ardhmja dhe projektimi i Shqipërisë si një vend Europian.
“Shqipëria ka ngut për të jetuar, ndryshuar, për t’u përmirësuar për t’u bërë vendi i duhur për të punuar e jetuar, për t’u bërë Europa në Ballkan, për ta parë Ballkanin si shtëpi europiane. Shqipëria po vrapon për të bërë në sa më pak vite atë që vendet e tjera e kanë bërë në dhjetëra apo qindra vjet. Liria dhe shteti i së drejtës nuk janë akte që realizohen në një natë, por janë akte që kërkojnë durim, sakrificë dhe vendosmëri, përkushtim dhe tolerancë. Ne socialistët kemi dëshmuar se dimë të marrim përgjegjësi.
Misioni ynë politik është të ndryshojmë si Shqipëria, organizata jonë politike duhet të ndryshojë edhe më shpejt për të fituar betejën me kohën, për të triumfuar në mision për ta bërë Shqipërinë Evropën e Ballkanit. Sfida jonë është e ardhmja dhe projektimi i pakthyeshëm si një vend Evropian, një vend më i mirë qeverisur, më i drejtë, me më shumë mundësi jetese, me standarde. Por nuk ka asnjë të ardhme të sigurt pa qortimin e së drejtës. Çdo krim duhet të ketë ndëshkimin e tij. Gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, atë që PS e ka thënë, gjykim i pa plotë i përfaqësuesve të shtetit të përfshirë në krim. Reforma në Drejtësi është një nga projektet më madhore që kemi marrë. Është historike ajo që është bërë sepse në Shqipëri, pavarësisht qeverive, nuk ka patur drejtësi. 10 milionë turistë në 1 vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të grishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Rama që nuk i lë kusur një ambasadori rus në mes të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.”, u shpreh Spiropali.
Po ashtu, ministrja nuk la pa shigjetuar as opozitën, teksa e cilësoi sjelljen e tyre në Kuvend si “piromanë”.
“Disa sillen si piromanë në Kuvend, disa e djegin. Sa herë ka ballafaqime elektorale, ata do të humbin, ne do të fitojmë. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada nuk na ndikon mos të shohim flakadanët që ndezin në Parlament. Ne jemi institucion lirie, ata i marrjes peng të institucioneve. Ata po i tmerron frika e orës së të vërtetës. Filozofia e tyre shkon në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve, ndërkohë ata e kurdisin sahatin e tyre me akrepat e ’97-ës"
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar lëvizjen studentore të Dhjetorit 1990. Përmes një statusi t&...
Edi Rama TIRANË- Socialistët mbledhin sot Kongresin, ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe s...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi foli për propozimin e mazhorancës për ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se të enjten tjetër do të publikoj...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk kishte dijeni për listën që kishte përgat...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për zhvillimet politike dhe aksionin e opozitës. I ftuar në emis...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi shprehet se grupi i Partisë Demokratike është i...
Gazment Bardhi TITANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se protesta e opozitës në parlament do t&...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se ai beson që shumë shpejt PD do të gjejë zgji...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Argita Malltezi nuk do të jetë ajo q&eum...