7 Dhjetor 2023, 21:48
Nga I.A
Gazment Bardhi
TITANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se protesta e opozitës në parlament do të vijojë deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi shprehet se nëse kërkesat e tyre nuk do të miratohen, opozita do të përshkallëzojë protestën.
"Që nga nisja e aksionit tonë, i kemi bërë të qarta se kush janë kërkesat tona. Së pari, ka të bëjë me ngritjen e komisioneve hetimore, së dyti me çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Ne, si opozitë kemi propozuar ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të opozitës. Së treti, deputetë të ndryshëm të opozitës kanë propozuar 31 projektligje që nisin nga lufta kundër korrupsionit dhe deri tek ligji për minimumin jetik. Ne nuk po kërkojmë asnjë favor, ngritja e komisioneve është një e drejtë që na takon. Gjërat nuk janë siç duket në Shqipëri dhe ky është fakt. Në momentin që mazhoranca respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, situata kthehet në normalitet. Unë e kam paralajmëruar kryetaren e kuvendit, i kanë thënë se nuk do të ketë normalitet nëse ju injoroni kërkesat e opozitës," tha Bardhi.
Po ashtu Bardhi është shprehur se ata do të vazhdojnë që t'i tregojnë shqiptarëve se çfarë është i aftë që të bëj Rama/
"0 lidhje me atë çështje, të plotësojnë kërkesat dhe do të shikoni që përsa i përket opozitës, situata në kuvend, normalizohet menjëherë. Si kundër, protestën në Kuvend e kemi nisur në 5 Tetor, ndërkohë që veprimtaria e SPAK ndaj Berishës ka nisur në 21 Tetor. Propozimi për këtë aksion është bërë në grupin parlamentar. Ne do të vazhdojmë t’i shfaqim opinionit publik shqiptar se çfarë është i aftë të bëjë kryeministri i një vendi. Do ta përshkallëzojmë aksionin tonë. Qytetarët kanë më shumë arsye për të protestuar se sa vetë ato të opozitës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë. Janë kërkuar gjithsej 8 komisione hetimore, 3 prej të cilave nuk kanë kaluar fare për diskutim as në seancë plenare. Vetëm në këtë sesion, janë rrëzuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore," tha Bardhi.
gazment bardhi
Politike
7 Dhjetor 2023, 21:40
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se ai beson që shumë shpejt PD do të gjejë zgji...
Politike
7 Dhjetor 2023, 21:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se Argita Malltezi nuk do të jetë ajo q&eum...
Politike
7 Dhjetor 2023, 21:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar se Komisionet Hetimore në parlament janë hallka e fundit e ...
Politike
7 Dhjetor 2023, 21:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË-
"Unë kam një raport me librat. Unë shkruaj libra por nuk i botoj. Ta them këtu se nuk e kam thën&...
Politike
7 Dhjetor 2023, 19:37
h.k
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka propozuar ditën e sotme 3 milion lekë gjoba pë...
Politike
7 Dhjetor 2023, 18:42
I.A
Mbledhja
TIRANË- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bruce Berton priti takimin e posaçëm t&e...
Politike
7 Dhjetor 2023, 18:32
h.k
Ina Zhupa
TIRANË- Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar me anë të një postimi në FB për propozimin e PS...
Politike
7 Dhjetor 2023, 17:53
The Washington Post
Kuvendi
Për muaj të tërë, partitë opozitare shqiptare kanë përdorur flakë dhe zhurmë për të penguar ...
Politike
7 Dhjetor 2023, 14:26
r.ll
selia e ps
TIRANË- Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e Kongresit, teksa është bërë ...
Politike
7 Dhjetor 2023, 14:26
A.B
Erion Brace
TIRANË- Çështja e lojërave të fatit u diskutua ditën e sotme në mbledhjen online të Komisionit të...