LIVE UPDATES
Politike

Skandali i Onkologjikut/ Vokshi: Padi në SPAK për vrasje me dashje, ndaj Edi Ramës, ministrave të shëndetësisë dhe drejtuesve të QSUT-së

Ajo u shpreh se të premtuar ‘shëndetësi falas’ nga Edi Rama, shqiptarët jo vetëm po paguajnë nga xhepi më shumë se çdo vend tjetër (mbi 60% – sipas Bankës Botërore), por shpesh nuk marrin as shërbim shëndetësor një e drejtë kjo kushtetuese. 

16 Gusht 2024, 12:36 Nga N.F
Skandali i Onkologjikut/ Vokshi: Padi në SPAK për vrasje me dashje,
Vokshi

TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka mbajtu ditën e sotme një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së saj Vokshi foli në lidhje me skandalin e Onkologjikut ku bëri me dijse se kanë paraqitur një padi në SPAK. 

Ajo u shpreh se të premtuar ‘shëndetësi falas’ nga Edi Rama, shqiptarët jo vetëm po paguajnë nga xhepi më shumë se çdo vend tjetër (mbi 60% – sipas Bankës Botërore), por shpesh nuk marrin as shërbim shëndetësor një e drejtë kjo kushtetuese. 

Vokshi shtoi se pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Sipas saj ministrja e Shëndetësisë u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ajo theksoi se shefja e shërbimit dhe Drejtoresha e QSUT as analizuan situatën,as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikamente, kura, mungesën e funksionimit të pajisjeve dhe aparaturave në Onkologjik.

Deputetja demokrate tha se PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës.

DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, ALBANA VOKSHI:

Para disa javësh, i gjithë opinioni publik u trondit me skandalin te onkologjiku. Të premtuar ‘shëndetësi falas’ nga Edi Rama, shqiptarët jo vetëm po paguajnë nga xhepi më shumë se çdo vend tjetër (mbi 60% – sipas Bankës Botërore), por shpesh nuk marrin as shërbim shëndetësor një e drejtë kjo kushtetuese.

Pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ministrja e Shëndetësisë u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Shefja e shërbimit dhe Drejtoresha e QSUT as analizuan situatën,as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikamente, kura, mungesën e funksionimit të pajisjeve dhe aparaturave në Onkologjik.

Ajo çka ndodhi të onkologjiku është veç një tjetër skandal, në radhën e gjatë të skandaleve të kësaj qeverie, me ndryshimin e vetëm, që çdo ditë që zgjat ky skandal, çdo ditë që nuk reagohet, më shumë pacientëve ju përkeqësohet shëndeti, më shumë humbin jetën. Sot, gjendja në onkologjik vijon e njëjtë!!!

Vazhdojnë mungesat në disa medikamente, në disa kura. Vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe pajisjeve të trajtimit. Dje kanë mbërritur denoncime të tjera pranë Partisë Demokratike për mosfunksionimin e aparaturave, ose dera e aparaturës nuk punon ose aparatura nuk funksionon. Në vend që të bëhen 5 herë në javë terapi, pacientëve ju mundësohet vetëm dy herë në javë, ose një herë në javë, ose asnjë herë. Ky është Krim!!

Në shkrimin e tij të fundit gazetari Osman Stafa ka trajtuar raste të dhimbshme ku mjekët e njohin mirë situatën por heshtin, të pacientëve dhe familjarëve që edhe pse ju mohohet një e drejtë kushtetuese për shërbim shëndetësor, vuajnë në heshtje, nuk guxojnë të flasin!!! Po çfarë ka më keq se sa rëndimi i shëndetit? A ka më të rëndësishme se jeta???

Asgjë nuk ka!!Pranimi kësaj situate, heshtja, nuk sjell kurat, pajisjet, shërbimin!!! Vetëm nënshtrimin ndaj asaj që shkruan duke vjedhur e grabitur qeveria Rilindase!! Nuk ka skandal më të madh se të ndërhyhet në sistem o line të farmacisë, të heqësh datën e skadencës dhe ilaçet e skaduara ti kalosh në pavionin e fëmijëve!!! Kryeministri Rama heshti, Ministrja Koçiu heshti. QSUT mashtroi!

Këto janë krime!!! Që mbeten të pandëshkuara!! PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës.


Kallëzimin e kam bërë:

– Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

– Ilir Beqaj, ish-Ministër i Shëndetësisë

– Ogerta Manastirlliu, ish-Ministre e Shëndetësisë

– Albana Koçiu, Ministre aktuale e Shëndetësisë

– Enkel Joti, ish-drejtor i QSUNT

– Albana Fico,ish-Drejtuese e QSUNT

– Zv.Drejtorë të QSUT, Shefa shërbimesh, çdo person tjetër që nga hetimi do të rezultojë me përgjegjësi penale.

OBJEKTI:

Kallëzim i veprave penale:

‘Shpërdorimi i detyrës’,

‘Vrasja me dashje’

‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’

‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’

‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’

Në Kallëzim jo vetëm kemi mungesën e barnave, jo vetëm mosfunksionimin e aparaturave, por së bashku me ekspertët e shëndetësisë pranë PD këmi bërë një analizë të thelluar të situatës në shëndetësi fokusuar të problematikat që lidhen me situatën te onkologjiku:

1. POLITIKA E CENTRALIZIMIT TË TË GJITHA SHËRBIMEVE TË SPECIALIZUARA

2. INVESTIMI I ULËT NË SHËNDETËSI

– Investim i ulët në trajtimin e sëmundjeve tumorale:

– Mungesë burimesh njerëzore:

– Mungesë infrastrukture:

– Mungesë medikamentesh të kimioterapisë:

– Mungesë pajisjesh të radioterapisë

3. Problematikat dhe pasojat që sjell anulimi i dhjetëra tenderave për shkak se duan që t’ua japë klientit të radhës

4. Problematika në lidhje me vendosjen dhe lënien për disa vite në një vend jo të izoluar, jashtë një bunkeri, të një pajisje kobalti, i cili duke emetuar rrezatim të rrezikshëm mund të ketë rrezikuar jetën dhe shëndetin e stafit, mjekëve dhe pacientëve

5. Mbetjet spitalore te rrezikshme, të lëna për një periudhë kohore që nga Covid, në një ambient të onkologjiku, të cilat kanë lëshuar gazra, apo substanca të rrezikshme.

Me anë të këtij kallëzimi PD kërkon të bëhet përçues të zërit të atyre qytetarëve që kanë frikë dhe heshtin, zëri i të pamundurve!
Nga ana e SPAK, kërkojmë:

Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’, ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’, ‘Shpërdorimi i detyrës’.

PD fton çdo pacient, familjar, të afërm, mos heshtni, mos pranoni t’ju nënshtrojnë, mos pranoni t’ju vrasin menjëherë në mes të ditës të fortët e rilindjes, apo t ju vrasin ngadalë prej ajrit të ndohtur, mungesës së barnave, apo reduktimit të dozave!!!

Mos lejoni t’ju shkelin e t’ju mohojnë të drejtat kushtetuese kriminelë të veshur me pushtet! Reagoni për të larguar ata që vjedhin si të babëzitur paratë e ilaçeve, kurave, aparaturave! reagoni që të mos helmojnë fëmijët me barna të skaduara! Merrni fatet tuaja në duar!! Për hir të mbrojtjes së shëndetit, mbrojtjes së jetës! Mbroni familjet, mbroni fëmijët! Fatin e të ardhmen e keni në duart tuaja!!!

vokshi skandali te onkologjiku spak


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen