LIVE UPDATES
Politike

Skandali me ndihmat në Has, habit kandidati i Ramës: Djali im bënte vetëm transportin, ishte në vendin e gabuar

Mulaj po ashtu e quajti “bllof” akuzën e kundërshtarëve politikë se ndihmat po përdoreshin për të ndikuar në zgjedhje.

18 Prill 2023, 20:24 Nga F.M
Skandali me ndihmat në Has, habit kandidati i Ramës: Djali im
Halit Mulaj

TIRANË- Policia e Shtetit njoftoi të martën se në qytetin e Hasit është ndaluar një furgon me pako ndihmash me etiketën “Rezerva Materiale Shtetërore”, pas denoncimeve se po përdoreshin nga kandidati socialist për kryebashkiak për blerje votash. Në mbrëmjen e së hënës një grup personash që i përkisnin stafit elektoral të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Myftar Dauti,  kanë bllokuar në qendër të qytetit automjetin furgon me targa AB 333 EC, me drejtues shtetasin B. M.  Sipas policisë këta persona kërkuan ndërhyrjen e policisë me pretendimin se, -“ishte i ngarkuar me pako me ndihma të cilat dyshonin se do të shpërndaheshin për llogari të një kandidati të një subjekti politik”.

“Pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit të Policisë, furgonin me targë AB 333 EC dhe në prezencë të oficerëve të Policisë Gjyqësore, drejtuesit të furgonit dhe palës kallëzuese, është ushtruar kontroll në brendësi të furgonit, ku janë konstatuar 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë”- njofton Policia e Shtetit.

Në një deklaratë për media Akil Kraja nga koalicioni i partive opozitare ‘Bashkë Fitojmë’ e akuzoi kandidatin socialist të Hasit se ka ngritur “një strukturë të organizuar shtetërore në devijimin e votës së 14-Majit”

“Ky përbën një krim zgjedhor të padiskutueshëm”- tha Kraja duke i kërkuar organeve hetuese që të japin përgjigje për rastin.

I pyetur nga BIRN, kandidati socialist për kryebashkak në Has, Halit Mulaj pretendoi se djali i tij po i transportonte ndihmat ushqimore pas një kërkese për ndihmë nga magazinieri i bashkisë së Hasit.

“Djali im ishte në vendin e gabuar”- tha ai duke shtuar se, -“ai vetëm po bënte transportin nga magazina deri tek bashkia”.

Mulaj po ashtu e quajti “bllof” akuzën e kundërshtarëve politikë se ndihmat po përdoreshin për të ndikuar në zgjedhje.

“Këto ndihma ishin për natën e Kadrit për familjet në nevojë sipas një liste që ka bashkia,- u mbrojt Mulaj. “Nnë as nuk i njoh këto familje”- shtoi ai.

Përfaqësuesi politik i opozitës në Has, Isuf Çelaj, vuri në dispozicion video dhe foto të furgonit me pakot e ndihmave të filmuara nga stafi i kandidatit të opozitës.

Ai i tha BIRN-it se kandidati socialist Halit Mulaj po përdor burime shtetërore për fushatë zgjedhore dhe ky nuk është rast i izoluar.

Sipas policisë personat e që kanë pasur dijeni për pakot e gjetura në furgon, dy vëllezër B. M. dhe E. M, si dhe magazinieri i bashkisë janë marrë në pyetje dhe vijojnë veprimet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.

Drejtuesi i prokurorisë së qarkut Kukës, Xhevahir Lita, i tha BIRN-it se akoma nuk është regjistruar “procedim penal” për rastin.

“Ta shohim pasi të vijnë materialet nga policia”- tha ai, duke shtuar se ka një afat deri në 15 ditë për regjistrimin e procedimit në rastet kur nuk ka të arrestuar.

Marrë nga Reporter.al

skandali me ndihmat ne has halit mulaj

Sondazh

Poll
Politike 18 Prill 2023, 18:26

Rreth trajnimit pavlovian të publikut

Ardian Vehbiu Kjo që i ndodhi Ermonela Jahos – salla bosh, më kujtoi një turp të ngjashëm, që pat ndodhur me disa shkri...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj