Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga foltorja, Braçe i kritikoi për mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit dhe kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë jalës së tij në Kuvend foli me tone të ashpra kundrejt ministrave socialistë. Nga foltorja, Braçe i kritikoi për mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit dhe kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.
Braçe u shpreh se mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin dhe sipas tij, kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie, duhet të largohet. Socialisti nënvizoi se tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.
"Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë.
Risku në buxhet vjen pikërisht nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet," tha Erion Braçe.
Më tej, Braçe u ndal edhe te skema e ilaçeve, ku tha se skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve dhe se duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën
“Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve. Duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën,” tha Braçe, duke kërkuar ndërhyrje urgjente./Dosja.al
Niklas Strom TIRANË- Ambasadori suedez, Niklas Strom këtë të mërkurë ka vizituar qytetin e Pogradecit ku pati edhe nj&e...
Shalsi, Topalli TIRANA- Në Kuvend po vijojnë diskutimet për projekt-buxhetin 2026, ku deputeti i PS, Eduard Shalsi, iu drejtua deputete...
Erion Braçe TIRANA- Deputeti Erion Braçe prezantoi me kartëmonedha në duar rritjen e pensioneve për katër vitet e ar...
Klevis Balliu, Belinda Balluku TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku u përplasën sërish n&...
foto ilustruese “Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” - kështu e përshkruan Albert ...
Alban Koçiu TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu tha nga foltorja e Kuvendit se është fakt që S...
Ulsi Manja TIRANË- Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja duke folur nga Kuvendi theksoi se projektbuxhetit për vitin 2026 &eum...
Tabaku, Malaj TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është përplasur sot me ministrin e Financave, Petrit Malaj gjat&eu...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Lartë ka konfirmuar vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, duke refuzuar rekursin e paraqitur...