LIVE UPDATES
Politike

Skandali i RTSH-së bashkon PS-në me PD-në/ Evis Kushi në një mendje me Ina Zhupën: Këshilli drejtues të bëj garë transparente

Kushi më tej i ka bërë thirrje Këshillit Drejtues për të kthyer dhe të lejuar në normalitet garën e hapur, transparente e meritokratike. Ajo shton se nësë ndodh e kundërta do të ishte vetëasgjësimi i Këshillit dhe Parlamenti do të ndërhyjë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të garës, duke marrë masa drastike.

28 Janar 2025, 11:31 Nga N.F
Skandali i RTSH-së bashkon PS-në me PD-në/ Evis Kushi në
Evis Kushi

TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skualifikim e kandidatëvë për postn drejtues të RTSH-së. Kushi në reagimin e saj në "Facebook" shkruan se nuk ndodh shpesh që të ketë të njëjtin mendim me kolegen Ina Zhupa ndërsa shton se nuk i heq asnjë presje reagimit të saj.

Kushi më tej i ka bërë thirrje Këshillit Drejtues për të kthyer dhe të lejuar në normalitet garën e hapur, transparente e meritokratike. Ajo shton se nësë ndodh e kundërta do të ishte vetëasgjësimi i Këshillit dhe Parlamenti do të ndërhyjë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të garës, duke marrë masa drastike.

"Nuk ndodh shpesh të jem me kolegen Ina Zhupa, por pasi jam njohur me zhvillimet në RTSH nuk i heq asnjë presje reagimit të saj. I bëj thirrje Këshillit Drejtues të kthyer dhe të lejuar në normalitet garën e hapur, transparente e meritokratike. E kundërta do të ishte vetëasgjësimi i Këshillit dhe Parlamentit do të detyrohej të ndërhynte në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të garës, duke marrë masa drastike që nuk është dashur," shkruan Kushi.

Skandali i RTSH-së bashkon PS-në me PD-në/ Evis Kushi në
Reagimi i Kushit

Në reagimin e saj kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, i cilësoi veprimet e Këshillit Drejtues të RTSH-së, si një “çmenduri” që skualifikon kandidatët që plotësojnë të gjitha kriteret ligjore. Sipas Zhupës, Këshilli Drejtues ka shpikur rregulla të reja që nuk ekzistojnë në ligj, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet e procesit të zgjedhjes.

Zhupa tha se se nuk ka asnjë dispozitë ligjore që lejon skualifikimin e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe qëllimi i procesit është të zhvillohet një garë e drejtë për të zgjedhur drejtorin e RTSH-së. Më tej ajo kritikon vendimin e Këshillit, që ka skualifikuar 8 kandidatë të vlefshëm dhe i kërkon atij të veprojë në përputhje me ligjin. Ajo gjithashtu thekson se skualifikimi mund të ndodhë vetëm nëse kandidati nuk plotëson kriteret ligjore, ndërsa çdo kandidat që i plotëson ato duhet të jetë pjesë e garës. 

"Cmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH, skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret!
Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin. Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim!!! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore! 

Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë. Me vendim antiligjor skualifikohen: Laureta Roshi, Kliton Rama, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha.

Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo- Shpuza që kaluan “votimin”.  Cdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore. Thjesht mos e voto per drejtor!  Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore. 

Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson? Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë. Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH," shkroi Zhupa.

evis kushi ina zhupa rtsh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet