LIVE UPDATES
Politike

Socialdemokratët e Tom Doshit ankohen se “Vëllai i madh” po u bën presion në Fier

Shkarkimi nga puna - i mbetur në tentativë, i një nëpunëseje të OSHEE-së në Fier, nxjerr në pah përplasjen vendore mes socialistëve të kryeministrit Edi Rama dhe socialdemokratëve të Tom Doshit, të cilët ankohen se po u bëhet presion për t’i larguar nga gara e 11 majit.

8 Prill 2025, 22:31 Nga Valbona Davidhi
Socialdemokratët e Tom Doshit ankohen se “Vëllai i madh”
Edi Rama dhe Tom Doshi

TIRANA- Kur u thirr në zyrat qendrore të OSHEE-së në Tiranë më 27 mars, Klortjana Skënderaj nuk e priste që t’i komunikohej shkarkimi nga detyra. Pas 11 vitesh punë pranë grupit të kompanive publike që menaxhojnë sistemin e shpërndarjes dhe faturimit të energjisë elektrike, urdhri iu komunikua verbalisht.

“Jam ndjerë e lënduar,” tha Klortjana, ndërsa kujtoi se motivacioni i dhënë ishte “për shkelje të etikës në punë.”

Bashkëshorti i saj, Ylli Skënderaj dhe e bija janë kandidatë për deputetë për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit në qarkun Fier për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ylli pretendon se largimi i bashkëshortes nga puna ishte një formë presioni që ai të largohej nga gara.

“Kjo është hakmarrje, presion që unë të heq dorë nga kandidimi,” tha ai, pasi dorëzoi një kallëzim në SPAK për krime zgjedhore, i cili është deleguar për kompetencë në Prokurorinë e Fierit. E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi, OSHEE mohoi se e kishte larguar Skënderajn nga puna.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm ku kandidatë të Partisë Socialdemokrate në qarkun Fier, të cilët janë punonjës të administratës, u bëhet presion që të largohen nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu, këto akuza duket se janë pjesë e një përplasje më të madhe në nivel vendor midis dy partive aleate, e cila ka marrë jetë në këshillin bashkiak, ku këshilltarët e PSD-së kanë bojkotuar për disa muaj dhe kanë abstenuar në votën për buxhetin e vitit 2025.

Megjithatë, Antoneta Çuni, kryetare e Këshillit Bashkiak Fier, e mohoi përplasjen.

“Nuk ka asnjë përplasje, nuk është e vërtetë,” tha ajo. “Nuk kanë votuar asnjëherë kundër anëtarët e PSD,” shtoi Çuni.

Kandidatët e PSD ankohen për presione

Sipas nenit 325 të Kodit Penal, pengimi me anë të kanosjes, dhunës apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në tre vjet.

Përveç Skënderajt, edhe dy kandidatë të tjerë të PSD-së në zgjedhjet e 11 majit u ankuan se janë përballur me kërkesa për të dhënë dorëheqjen nga puna, menjëherë pas njoftimit të kandidimit.

Limonera Bozha, specialiste në Albpetrol dhe Tetem Hasimaj, infermier në Spitalin e Ballshit, thanë se u është kërkuar të japin dorëheqjen nga vendi i punës, megjithëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht. Hasimajt madje iu bë me dije se pezullohej nga detyra me justifikimin se kandidimi i tij cenonte Kodin Zgjedhor.

“Pezullimin nga detyra të punonjësit z. Tetem Hasimaj, me profesion ‘Teknik shkencash shëndetësore – ndihmës epidemiolog’, si pasojë e regjistrimit të tij në listat zgjedhore të kandidimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025”, thuhet në vendimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ballsh.

Vendimi arsyetohet, në mënyrë të çuditshme, si masë për të ndaluar përdorimin e burimeve publike në fushatë zgjedhore.

Ndërkohë, ndaj Bozhës “Albpetrol” ka ngritur komision disiplinor. Ylli Skënderaj mbetet gjithashtu i bindur se familja e tij po targetohej për shkak të kandidimit në zgjedhje.

Anëtarët e PSD-së thonë se kanë kohë që përballen me presione të ngjashme në nivel vendor. Më herët, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të kësaj force u detyruan të jepnin dorëheqjen nga mandati, me justifikimin se ai binte ndesh me postin e nëpunësit publik që mbanin.

Madje, Erald Majushi, i cili mban një post nëpunësi në Këshillin e Qarkut, e dokumentoi presionin për vendin e punës edhe në letrën e dorëheqjes nga Këshilli.

“Për të mos cënuar vijimin e marrëdhënies së punësimit tim, si i vetmi burim jetese për mua, jam sot i detyruar/i kushtëzuar që t’iu paraqes zyrtarisht dorëheqjen time nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Fier, nëpërmjet aktit prezent”, shkroi ai në qershor 2024.

Përplasje PS-PSD në Këshillin Bashkiak

Prej zgjedhjeve të vitit 2021, mes socialistëve dhe PSD-së së Tom Doshit, një biznesmen i pasur i shpallur “non grata” nga SHBA për përfshirje në korrupsion, ekziston një koalicion i heshtur. Doshi mori kontrollin e PSD-së pasi u shtrëngua të largohej nga Partia Socialiste, por duket se lidhjet mbeten të forta.

Për 4 vjet me radhë, 3 deputetë të PSD-së në parlament votuan në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste, ndërsa PSD ishte një prej faktorëve kyç të fitores së socialistëve në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në bashkinë e Shkodrës.

Por uniteti midis dy partive në parlament nuk është reflektuar aq shumë në Fier – një nga qarqet me numrin më të madh të deputetëve, ku socialistët kanë dominuar me rreth 60% të votave. Këtu, prej mbi një viti ka një konflikt të hapur mes këshilltarëve të bashkisë nga PSD dhe atyre socialistë.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fillim të shtatorit 2024, kartonave të opozitës kundër vendimeve të shumicës socialiste iu bashkuan edhe pesë të tjerë nga grupi i PSD-së. Ndërkohë, përpara mbledhjes së muajit shtator, këshilltarët e PSD-së kishin bojkotuar mbledhjet për pesë muaj në shenjë proteste për atë që e quajtën “mospërmbushje e kërkesave të këshilltarëve të PSD Fier nga ana e administratës së bashkisë.”

Në faqen zyrtare të PSD-së Fier në Facebook, postimi që deklaronte bojkotin mban datën 30 prill 2024.

Në shtator 2024, socialdemokratët u rikthyen në Këshill, por ata kundërshtuan dhe debatuan fort për projektvendimet e paraqitura nga administrata e bashkisë Fier. Diskutimet dhe debatet e këshilltarëve socialdemokratë u shoqëruan edhe me votë kundër, ndërsa në mbledhjen e fundit të vitit 2024, pasi kritikuan ashpër drejtuesit vendorë, ata abstenuan në votën për buxhetin e vitit 2025.

Në vijim, gjatë muajve janar dhe shkurt, këshilltarët e PSD-së votuan kundër mazhorancës, madje ankimuan në Prefekturë disa vendime në mbledhjet e Këshillit. Anëtarët e kësaj force politike nuk e fshehin se janë në konflikt me Partinë Socialiste. Floreta Gjini, këshilltare e PSD-së në Këshillin Bashkiak të Fierit, thotë se kriza ka nisur prej kohësh dhe fajëson për këtë ambiciet personale të drejtuesve socialistë të qarkut.

“Prej kohësh në të majtën fierake ndihen qartë shenjat e një përçarjeje që, në thelb, duket se buron nga vetë individët brenda kësaj force politike,” tha ajo.

“Një pjesë e tyre kanë rritur ndjeshëm ambiciet personale, duke u përpjekur të përvetësojnë vendimmarrjen, e duke lënë në hije interesat e elektoratit dhe të komunitetit që përfaqësojnë,” shtoi Gjini.

Sipas saj, vendimmarrja e PSD-së lokale ka gjetur mbështetje edhe në qendër, prej nga u është thënë se “bashkëpunimi me PS” nuk prevalon mbi “integritetin dhe përgjegjësinë që socialdemokratët kanë ndaj qytetarëve.”

“Ne mbështesim Partinë Socialiste kur ajo vepron në të mirë të qytetarëve, por nuk jemi dakord të bëhemi bashkëfajtorë nëse shkelet interesi publik,” theksoi Gjini, ndërsa shtoi se PSD-ja është sot një forcë e konsoliduar në Fier, me një bazë të fortë mbështetësish. “Pavarësisht presioneve të ndryshme, ne qëndrojmë të palëkundur në parimet tona,” tha ajo.

Përndryshe, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak këmbëngulën se përplasje nuk kishte.

“Nuk ka përplasje mes të majtës,” nxitoi të thotë Arnando Çupa, sekretar i Këshillit Bashkiak Fier. “Nuk ka pasur bojkot nga socialdemokratët, nuk mbaj mend të kenë abstenuar për buxhetin,” shtoi ai.

Edhe Melsi Bogdani, këshilltar i PS-së në Fier, u përpoq të shmangë diskutimin për një konflikt të mundshëm PS–PSD. Por ai pranoi se në mbledhjen e 27 dhjetorit ka pasur debate të forta në Këshill, ku socialdemokratët kundërshtuan buxhetin.

“E vërtetë është se në mbledhjen e dhjetorit, kur do të miratohej buxheti i 2024-ës, grupi socialdemokrat kundërshtoi dhe debatoi fuqishëm,” tha Bogdani.

“Por nuk e di nëse votuan kundër apo abstenuan, sepse nuk u interesova më pasi dëgjova nga kryetarja: ‘Miratohet’,” shtoi Bogdani, duke iu referuar shumicës socialiste, e cila përbën 60% të mandateve të Këshillit./ BIRN

tom doshi edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet