LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi, por askush nuk na pengon të ftojmë çdo qytetar në Shqipërinë Madhështore

Berisha e quan ekzekutim një akt të tillë nga ana e kryeministrit Edi Rama duke shtuar se po përpiqet të censurojë mediat e mëdha me qëllim ngushtimin e komunikimit. Berisha ka kujtuar dhe njëherë arritjet e mandatit të tij të fundit, siç ishin lëvizja pa viza nëpër Europë, anëtarësimi në NATO dhe tansformimi i infrastrukturës.

8 Prill 2025, 21:00 Nga Mine Luca
Berisha: Mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi, por
Sali Berisha

LEZHË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prazantimit të kandidatëve të tij në qytetin e Lezhës ka mbajtur një fjalim në të cilin përmend mbylljen e platformës së TikTok-ut. Berisha e quan ekzekutim një akt të tillë nga ana e kryeministrit Edi Rama duke shtuar se po përpiqet të censurojë mediat e mëdha me qëllim ngushtimin e komunikimit. Berisha ka kujtuar dhe njëherë arritjet e mandatit të tij të fundit, siç ishin lëvizja pa viza nëpër Europë, anëtarësimi në NATO dhe tansformimi i infrastrukturës.

Kryetari i Partisë demokratike shtoi më tej se nuk i është kthyer politikës për ambicie dhe interesa personale por sepse e kërkuan qytetarët në disa mënyra. Berisha bëri i bëri thirrje qytetarëve të Lezhës të bashkohen për një opozitë jo të kontrolluar.  

PJESË NGA FJALIMI:

"Ky një moment është. Momenti ai, tani u fryn borive, me ata altorparlantët e tij se Berisha ka 30 vite në pushtet, tani unë i them këto gjëra. Sali Berisha dorëzoi pushtetin në mënyrën më të vendosur kur humbi zgjedhjet, dhe në vendimin e tij e dorëzoi në mënyrë përfundimtare. E dorëzoi me një bilanc pavarësisht me plus-minuset, por shqiptarët shënuan një arritje jete, kur lëvizën pa viza në Europë. Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u anëtarësuan në NATO. Shqiptarët shënuan një arritje jete kur u transformua infrastruktura e vendit, kur Rruga e Kombit bashkoi vendin. Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të mesme të larta. Shqiptarët shënuan një arritje jete kur kaluan nga interneti 4% e penetrimit të tij, në 63%.

Por edhe një arritje jete ishte kur u ndanë nga errësira, nga terri, nga gjeneratorët që gumëzhinin në çdo qoshe pallati. Hajde këtu e thuaju pak shqiptarëve çfarë arritje jete patën këto 12 vite, Edi Rama. I vodhe, i vodhe dhe vetëm i vodhe. Çfarë arritje jete është djegësi i Tiranës që zhduke 130 mln euro. Janë 812 mijë pensione të zhdukura. Çfarë arritje është, thuaju pak ndërtimi i rrugës me çmim të 10-fishtë të krahasuar me periudhën e mëparshme. Çfarë arritje është ndarja e një rruge 13 kilometra në 14 kontrata dhe ndërtimi i saj me një çmim 6-10 herë më të madh se në Kroaci. Prandaj ky pushtet i yti bazohet në vjedhjen, në drogën dhe në largimin masiv të shqiptarëve. Në vitin 2013 Shqipëria po rritej nga viti në vit, në popullatën e vet. Kështu që e vërteta është se ke qeverisur 12 vite si kryeministër, kam qeverisur 8 vite si kryeministër. Hajde ti bëjmë njëherë këto hesape. Por ka një moment tjetër. Nuk i jam rikthyer, kurrë për ambicie personale, as dhe interesa personale, jo, jo, absolutisht. Por jam kthyer për këto arsye.

Së pari, për atë çka një shqiptar i thotë vetes shqiptar. U ktheva kur e pashë se donin që shqiptarëve të ua bënin listën e deputetëve në parlament dhe jo ata. U ktheva kur pashë se donin që ju populli i mrekullueshëm, partisë që keni votuar të ja caktonin kryetarin dhe shih si e kanë bërë tani, si e sjellin vërdallë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të Lezhës, nga 1990 e gjer sot, të bashkohemi s’keni asnjë punë me atë, asnjë lidhje. Lërjani Edi Ramës, lejeni te edi Rama. Pra ti marrim gjërat me radhë.
U ktheva për atë që ju besoni, për atë çka unë besoja. Se unë besoja se kombi, vendi duhet të ketë një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë false, jo opozitë të kontrolluar. Bënë betejën më të ulët, më të poshtër, por fituam, fituam dhe do të fitojmë. Ja ku jemi. Ndaj dhe le të ecim miqtë e mi këtë muaj që na ka mbetur me këtë program. Të trokasim tek çdo qytetar. Ne mediat e mëdha na censurojnë, Tik Tok-un e ekzekutoi si i ati, Havzi Nelën. Përpiqet me çdo kush të na ngushtojë komunikimin, por nuk mund të na pengojë kush në botë të takojmë çdo lezhjane e çdo lezhjan. Socialist, pa parti çfarë do që të jetë, ta ftojmë në këtë program, ta ftojmë me këtë program të bashkohemi së bashku për Shqipërinë Madhështore me 11 maj.
Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen