LIVE UPDATES
Politike

"Sot jemi përballë socialistëve! Negociatat me PD vijojnë, ndarje për çështjen Beleri!" Idrizi: Ja dy momentet e përplasjes me Vangjel Dulen

Idrizi shtoi se negociatat me PD do të vijojnë deri të hënën ose të martën dhe se PDIU po synon një marrëveshje që garanton përfaqësimin e saj të drejtë në koalicion.

8 Mars 2025, 17:57 Nga M.B
"Sot jemi përballë socialistëve! Negociatat me PD
Shpëtim Idrizi

TIRANA- Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se negociatat me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit po vijojnë, ndërsa theksoi se partia e tij kërkon mbështetje për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Idrizi u shpreh se mes tij dhe PD ka pasur diferenca, sidomos për çështjen Beleri, por pavarësisht kësaj, qëllimi mbetet krijimi i një koalicioni fitues.

“Një nga diferencat me PD është rasti Beleri, për të cilin unë nuk kam ndryshuar qëndrim. PDIU do të vazhdojë të mbrojë kauzat e saj. Po ashtu, pesha jonë në koalicion mbetet ende në diskutim, pasi kodi zgjedhor e bën të vështirë akomodimin e të gjitha flukseve dhe pretendimeve,” tha Idrizi.

Lidhur me marrëdhënien me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, ai kujtoi dy momente që kanë krijuar përplasje mes tyre, përfshirë rastin kur PDIU kërkoi një minutë heshtje në parlament dhe Dule refuzoi të ngrihej në shenjë respekti. Idrizi shtoi se negociatat me PD do të vijojnë deri të hënën ose të martën dhe se PDIU po synon një marrëveshje që garanton përfaqësimin e saj të drejtë në koalicion.

“Në zgjedhjet e fundit na takonin tre mandate, por diskutimi nuk bëhet vetëm në këtë mënyrë. Ne duam të forcojmë PD dhe koalicionin, por njëkohësisht të kemi peshën që na takon.

Kishim dy probleme. Një ishte diferenca me PD për rastin Beleri. Kjo ishte një diferencë për të cilin unë akoma nuk kam ndryshuar qëndrim. Kjo do të thotë se zëri i PDIU do jetë i tillë për histori të tilla. Por në cdo diskutim për koalicionin kam kërkuar mbështetje për kauzën e shqiptarëve të Çamërisë. Pesha e PDIU është në diskutim në vazhdim dhe po mundohemi, sepse sic thashë, kodi zgjedhor e pamundëson që të akomodohen të gjitha flukset dhe pretendimet. Jemi ende në diskutime për këtë gjë.

Unë nuk kam problem me minoritetin grek. Me zotin Dule kam pasur dy momente. Një ka qenë kur ne kërkuam në parlament një minutë heshtje, i vetmi që qëndroi ulur dhe nuk e respektoi këtë heshtje, por edhe dhimbje për një komunitet të tërë Dule mbeti në vend. Kjo nuk është as dinjitoze, as normale. E dyta, në fillimet e PDIU në televizione atij nuk i takonte çështja çame. Por sa herë Dule bëhet bartës i qarqeve ekstremiste greke ne do reagojmë si çdo herë.

Deri ditën e hënë ose ditën e martë do vijojmë diskutimet me PD. Nëse shohim rezultatin e fundit zgjedhor na takonin 3 mandate, por diskutimi nuk bëhet në këtë mënyrë. Ne jemi ende në dinamikë të diskutimeve. Për punën e Dules, kam qenë shumë i interesuar të bëj koalicion me PD ku të shtojmë jo pak vota PD-së dhe koalicionit por dhe të kemi peshën tonë për atë që na takon dhe të ngjizim një koalicion fitues”, tha ai.

Kryetari i PDIU, i pyetur për mundësinë e një koalicioni me socialistët në të ardhmen, tha se partia e tij po pozicionohet përballë Partisë Socialiste. Gjithashtu ai la të kuptohet se PDIU po negocion për një rol të rëndësishëm në koalicion, duke vënë theksin te peshën që ka partia e tij në elektorat.

“Sot jam përballë PS dhe po ngjiz një koalicion ku mendojmë të fitojmë. Në politikë ndodh rëndom që partitë e vogla, kur marrin vendime të rëndësishme, siç kemi bërë ne për buxhetin, kritikohen pse nuk morën leje. Por kur PD dhe PS bëjnë marrëveshje në kurriz të të tjerëve, kjo quhet marrëveshje politike,” deklaroi Idrizi.

shpetim idrizi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet