LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve. Kovaçevski: 17 vite që presim

•Moment historik për Shqipërinë. •Zyrtarisht vendi ynë ka çelur negociatat me Bashkimin Europian. •Po ashtu, edhe Maqedonia e Veriut. • Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, tha se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të kenë një natyrë transformuese që do të ndikojnë në jetën e përditshme të shqiptarëve. •Kryeministri Edi Rama u shpreh i lumtur për arritjen, madje dhe u përlot. • Në një moment përmendi dhe opozitën, duke u shprehur se nuk e dinte kë të merrte me vete për shkak të ngërçit që ka në selinë blu për drejtimin e demokratëve. • Po ashtu, u “mburr” se nuk i ka dalë në mbrojtje asnjë socialistëve të dënuar, duke theksuar se drejtësia e re është e rëndësishme për vendin. •Nga ana tjetër Varelyi tha se kapitulli i parë dhe i fundit që do të diskutohet me Shqipërinë është ai i shtetit ligjor. • Edhe Kryeministri Rama tha se negociatat janë një proces transformimi. •Por nuk dha afat se kur Shqipëria do të bëhej pjesë e BE. • Rama foli edhe për raportin e Dick Martyt për luftën e UÇK, duke e cilësuar si faqe turpi në historinë e KiE. • Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Oliver Varhelyi deklaroi në takimin për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave se vendi duhet të mbështetet sektorët e ekonimisë. • Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka në takimin për shqyrtimin e legjislacionit theksoi se hapja e negociatave ka rikthyer besueshmërinë në BE. • Kryenegociatori shqiptar Zef Mazi shtoi se tani duhet punuar për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. 

43 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Integrimi në BE, Kryemadhi: Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, njerëzit në karrige dhe autokratët nuk e duan këtë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Flamuri shqipëtar dhe ai Europian

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Me anë të një postimi në facebook Kryemadhi shprehet se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri, ndërsa ka shtuar se askush i veshur me pushet nuk e do integrimin e vendit dhe do të bëjë çmos për të penguar rrugën tonë drejtë Unionit.

"Njerëzit në karrige nuk e duan dhe do të bëjnë çmos për ta dështuar këtë rrugë, në favor të autokracisë së pushtetit të tyre. Qeveria shqiptare institucionalisht, duhet të çlirohet nga praktikat e deri tanishme korruptive, klienteliste, në shkelje të ligjit dhe ndrydhje të të drejtave e lirive të qytetarëve.
LSI si parti parlamentare dhe forcë vendimtare në vend, do të dedikojë energjitë për të çuar përpara nismat ligjore dhe angazhimet institucionale që e realizojnë sa më parë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Tepër kohë është humbur me dështime për shkak të vendimeve personale të politikës së ditës. Duke vonuar integrimin në BE, kemi humbur qytetarët tanë që janë larguar në emigrim drejt jetës më të mirë në BE", shkruan Kryemadhi.

POSTIMI I KRYETARES SË LSI, MONIKA KRYEMADHI

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 
3 VITE ME PARE

Takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, Mazi: Të punojmë fort për anëtarësimin

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Zef Mazi

BRUKSEL- Kryenegociatori shqiptar, Zef Mazi ka dekaruar se nga hapja e negociatave do të përfitojnë të gjitha qeveritë. Gjatë takimit për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave, Mazi tha se Shqipërinë e pret një proces i gjatë dhe i komplikuar në vijim për anëtarësimin e plotë në BE. Po ashtu ai theksoi se premtimet e pambajtura nga ana e BE-së i përkasin të shkuarës dhe se tani duhet që të punojnë fort për tu anëtarësuar. 

“Duhet të kemi një përqasje strategjike, mbase këtyre rrethanave që jo çdokush e ka tortën dhe mund ta hajë vetë me BE-në, nga sot e tutje për ne çfarë ne kemi thënë, premtimet e pa mbajtura tashmë i përkasin së kaluarës. Siç ka thënë një nga figurat më të mëdha, arkitektura evropiane mund të ndërtohet më mirë tullë pas tulle, ajo që po bën sot është që po hedh tullën e themelit që do të jetë një maratonë e gjatë anëtarësimi. Vetë qeveritë tona do të përfitojnë nga ky zgjerim, BE do të bëhet një influencë më e madhe. Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka treguar një rritje drejt procesit të integrimit. Kjo na ka shërbyer si shtylla kurrizore. Këto negociata ose këto bisedime do të zgjaten paksa besoj dhe kjo do të mbështetet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të jemi në gjendje të dorëzojmë një punë të mirë në shtator. Skuadra jonë ka 30 negociatorë, kjo do të zbatohet duke respektuar të gjitha shtresat e shoqërisë. E di që prezantimi i progresit tonë prek menjëherë raportin e shqyrtimit. Shumë vëmendje do t’i jepet kësaj çështjeje. Përpjekjet për zgjerim janë vonuar tre vite, nuk ka qenë e lehtë, por jemi të lumtur për vendin tonë. Në përfundim më lejoni të ritheksoj vlerësimin tim të thellë për gjithë Komisionin Evropian. Nuk përmend dot emra se mund të harroj dikë por të gjithë e meritoni, keni qenë mbështetje e palëkundur për vendin tim. Besoj se ne do të kemi bashkëpunim të frytshëm, Shqipëria dhe ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar”, tha Mazi.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, Xhaçka: Hapja e negociatave rikthen besueshmërinë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Olta Xhaçka

BRUKSEL- Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka deklaruar se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian ka qënë shtysa e transformimit të vendit në këto 30 vitet e fundit. Në takimin për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave, Xhaçka tha se diskutimet me Komisionin Evropian kanë qenë udhërrëfyësi për Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, për përgatitjet për shqyrtimin analitik dy palësh si dhe për përpjekjet për të forcuar kapacitetet administrative.

Fjala e Xhaçkës:

Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Por më duhet tu rrëfej se ndihem edhe e lehtësuar në të njejtën kohë që jam këtu sot. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve sepse ka pasur shumë momente kur kemi filluar të dyshojmë nëse kjo ditë do të vinte ndonjëherë. Ka qenë një sfidë e vërtetë, por gjithçka është mirë kur përfundon mirë. Pra, ja ku jemi dhe e vlerësoj faktin që edhe Komisioni ashtu si ne, e ndjen nevojën urgjente për të vepruar dhe kompensuar kohën e humbur deri më sot. Gjithashtu përfitoj nga ky rast të falënderoj Komisionin për mbështetjen dhe angazhimin e tij gjatë gjithë këtij procesi të gjatë dhe nganjëherë edhe stresues. Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut për suksesin që kanë arritur në një proces shumë të vështirë. Ne e kemi nisur këtë rrugëtim së bashku dhe mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin me praktikat më të mira, shkëmbimet profesionale, mbështetjen politike dhe teknike. Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike që nga ndryshimi i regjimit 30 vjet më parë. Ai mbetet një objektiv që gëzon mbështetje masive nga populli ynë.

Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik dhe ndonjëherë  edhe të dhimbshëm që ka pësuar Shqipëria këto 3 dekadat e fundit. Ky proces transformimi, modernizimi dhe evropianizimi me të vërtetë nuk ka lënë gur pa lëvizur. Ajo ka ndikuar në çdo aspekt të jetës në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që ne kemi një delegacion kaq të madh të pranishëm këtu, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, përgjegjës për të gjitha grupet dhe kapitujt negociues. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit, do të prek shkurtimisht disa çështje: Me Komisionin kemi zhvilluar tashmë një proces të gjatë takimesh shpjeguese. Diskutimi i kapitujve në këto takime ka rezultuar shumë i dobishëm për përpjekjet tona për të bërë përparim të mëtejshëm në rishikimin e kapitujve dhe për t'u përgatitur për negociatat e anëtarësimit. Prezantimet e takimeve shpjeguese, së bashku me rekomandimet e institucioneve të Stabilizim Asociimit dhe të raporteve të Komisionit, kanë qenë udhërrëfyesi ynë:

1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian;

2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh – institucionet tona kanë kryer një analizë të plotë ligjore dhe administrative për çdo kapitull, me qëllim përgatitjen e prezantimeve tona se ku ndodhet Shqipëria me transpozimin dhe zbatimin e acquis;

3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit. Ndaj, edhe pse e dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues, ne jemi gati, vendosmëria jonë është e palëkundur dhe  kemi punuar shumë. Në kontekstin e metodologjisë së re, për shembull, që vendos reformat themelore në qendër të negociatave të anëtarësimit, ne kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur tashmë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE dhe së bashku me të, gjeneron motivim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme për çka  jemi të bindur se do t'i japë procesit një energji pozitive të rëndësishme.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Nis takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, Varhelyi zbulon shtyllat ku do të bazohet procesi i shqyrtimit

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Ka nisur takimi për shqyrtimin e legjislacionit pas çeljes së negociatave. Në fjalën e tij Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zbuluar se cilat do të jenë pikat ku do të bazohet puna fillestare pas hapjes së negociatave të cilat shkojnë në shumë fusha dhe sektore të ekonomisë, nga cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, shëndetësia dhe mbrojtja e të dhënave personale.

“Kemi pritur për kohë të gjatë. Kemi një mjet të rëndësishëm për metodologjinë e rishikimit që mund ta nxisë këtë projekt me shpejtësi për ta bërë më të besueshëm, më dinamik. Ky proces shqyrtimi që fillojmë sot është hapi i parë dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë, sic është grupimi i kapitujve. Duam të fillojmë punën tonë jo nga fillimi, kemi kryer shumë punë vitet e kaluara në kontekstin e MSA. Vitet e kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit të BE, kemi raportuar mbi reformat.Procesi që fillojmë sot është për të gjithë punën e mirë që kemi bërë së bashku dhe dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë për rrugën tuaj drejt BE. Le të fillojmë duke thënë se ky proces është mundësi e mirë për ju që të bëjë një vetëvlerësim të politikave dh legjislacionit për të parë sa afër jeni me standardet e BE në cdo fushë. Mezor pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i diskutimeve tona dhe do na sjellë afër drejt qëllimit të përbashkët të anëtarësimit tuaj. Shqyrtimi do na ndihmojë për çështje që kanë rëndësi për njerëzit në jetën e përditshme. Do prekim çështje të ditës, cilësinë e ajrit, ushqimit, ujit, kapacitetin e sektorit shëndetësor, mbrojtjen e të dhënave personale. Procesi i anëtarësimit është transformues dhe një kuptim i përbashkët. E gjitha kjo do të vijojë në rrugë e sipër. Do të kemi investime në tregti siç është transporti që do të ketë mundësi të reja për bizneset. Procesi i anëtarësimit do të shihet dhe si program reforme. Më lejoni t’ju uroj punë të mbarë e të shpejtë”, tha Varhelyi.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

"Kosova feston arritjet tuaja", Kurti dhe Osmani urojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në një postim në Twitter tha se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve, derisa shtoi se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më herët, edhe presidentja e vendit ka uruar dy shtetet fqinje, por krahas urimit ai iu drejtua BE-së edhe me kërkesën për liberalizim urgjent të vizave për Kosovën.

 

3 VITE ME PARE

Hapja e negociatave për RMV-së, Pendarovski: Na pret një punë e vështirë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Stevo Pendarovski

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski uroi qytetarët për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Ai theksoi se pavarësisht sfidave me të cilat vendi është përballur ndër vite, qytetarët e kanë mbështetur përmbushjen e agjendës evropiane të vendit.

Po fillojmë një fazë të re për integrim politik, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të Unionit. Na pret një punë e vështirë, investim i të gjithë kapaciteteve shoqërore dhe institucionale për fazat e mëtejshme të procesit të negociatave”-ka theksuar mes tjerash Pendarovski. 

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, KE: Moment historik

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Komisioni Europian ka përshëndetur çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke e konsideruar si një moment historik vendimin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioni Europian shkruan se ai vjen si rezultat i reformave të ndërmarra nga dy shtetet.

POSTIMI:

Moment historik. Sot, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapin negociatat e anëtarësimit me BE. Ky është suksesi juaj, rezultat i punës suaj të palodhur. Ju dhe qytetarët tuaj keni treguar kaq shumë përkushtimtë qëndrueshëm ndaj vlerave tona. Ju keni bërë reforma të panumërta, jo vetëm sepse ishin të nevojshme në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha sepse janë të mira për vendet tuaja. Dhe ata tashmë po ofrojnë një cilësi më të mirë jete për njerëzit tuaj. Ne ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Populli i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e meriton

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

'Arritje e madhe'/ Hapja e negociatave, Berisha: PD do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Berisha thekson se PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur.

REAGIMI I BERISHËS:

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët!Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar në arritjet e përmendura më sipër. Më këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite. 2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman. PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990. Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton 

3 VITE ME PARE

Integrimi i Shqipërisë në BE, Alibeaj: Barrë e rëndë për qeverinë, i duhet të japë provime që s'i kalon dot me propagandë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj ka reaguar në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, ndërkohë që në Bruksel po mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Me anë të një postimi në facebook Alibeaj shkruan se sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, një hap përpara për shqiptarët drejt realizimit të ëndrrës së tyre. Por është në të njëjtën kohë dhe një barrë e madhe prove për qeverinë që tashmë duhet të japë provime të vështira. 

"Tam-tamet për të katërtën herë të qeverisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në janë shenjë e qartë se këto 9 vite, hapat pas janë më të shumtë në numër se ato drejt integrimit. Shqiptarët janë një komb i orientuar qartas drejt vlerave europiane, dëshira dhe vullneti i tyre për të qenë pjesë e saj, kanë qenë dominuese këto 30 vitet e fundit. E megjithatë politika në përgjithësi dhe qeveria Rama në 9 vite është treguar e paaftë, nënçmuese dhe hera herës refraktare për ta integruar Shqipërinë dhe shqiptarët në familjen europiane", shkruan Akibeaj.

POSTIMI I PLOTË I DEPUTETIT TË PD ENKELEJD ALIBEAJ

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

FOTO LAJM/ I ulur në shkallë, Rama çlodhet pas hapjes së negociatave, sytë te telefoni

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL-I ulur në shkallë duke qëndruar në telefon, kështu është dukur kryeministri Edi Rama pas përfundimit të konferencës për shtyp me shefin e diplomacisë çeke dhe komisionerin Varhelyi në Bruksel.

Rama ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet i ulur në shkallët e njërës prej sallave të Komisionit Europian pas hapjes së negociatave. Kreu i qeverisë duket tejet i përqëndruar në telefon.  

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

3 VITE ME PARE

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ FJALA E PLOTË E Ramës: Do mbërrijmë ‘në majë’

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnin dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë, është fati ynë!

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjedhje të lirë dhe zgjidhëm t’i japim gjithçka Evropës, e bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë, por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë. Një mënyrë që shkëputet një herë e përgjithmonë me të kaluarën.

Europa me vlerën e parimet dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, sigurie dhe prosperiteti.

Një Ballkan i Hapur i katër lirive të BE-së gjithashtu. Duke filluar nga sot bisedimet e anëtarësimit nuk e bëjnë ëndrrën tonë realitet, por e bëjnë realitetin një vend më të mirë për të ndjekur ëndrrën. Ne e dimë se ajo që kemi ndjekur deri tani është vetëm fundi i fillimit.

Të gjithë e dimë se rruga jonë për të qenë këtu, nuk ka qenë e lehtë. Vitet e fundit kanë qenë një sagë e vërtete, mes punës së palodhur, vlerësimeve, pritshmërive, premtimeve të pa mbajtura dhe rinisjeve të  mundimshme. Një histori e rrokullisjes së një guri në kodër dhe rënies. E përpjekjes për të arritur majën dhe kthimit poshtë herë pas herë ashtu si në Mitin e Sizifit, por ne vazhduam të ecnim përsëri e përsëri, duke mos e humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë,

Lajmi i mirë është se ne mbaruam më Samuel Beckett. Më lejoni të citoj këtu Albert Camus nga kryevepra e tij “Miti i Sizifit”, për të shprehur më mirë thellësinë e besimit tonë dhe forcën e bindjes sonë në Europë, pavarësisht armiqësive të viteve të fundit. Atë që unë besoj së është e vërtetë, me duhet ta ruaj, atë që me duket kaq e qartë edhe kundër meje, më duhet ta mbështes.

Në ato pak vite te tmerrshme që lamë pas, zinxhiri i refuzimeve për të nisur zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit u zgjerua më tej nga ngjarje të tmerrshme si tërmeti, pandemia dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, lufta në Ukrainë. Nëse një zot do të kishte planifikuar këto pengesa për të testuar angazhimin tonë ndaj procesit të integrimit në BE ata nuk do të ishin në gjendje të dilnin me një kombinim sfidash më shkatërruese, por ne ia dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më fortë se ç’mund të ishim edhe ne, sepse nuk ka të bëjë vetëm për ne, bëhet fjalë për atë që është e ardhmja evropiane dhe ky union gjithashtu. BE-ja ka qene gjithmonë e me tepër për shqiptarët më shumë sesa raporte standarde, afate apo shkresa. Të gjithë ato gurë që rrotullohen do të kishin humbur lehtësisht poshtë kodrës nën presionin e këtyre viteve jashtëzakonisht të vështirë.  Kërkimi ynë për Europën duhet të ishte kthyer në një punë jo frymëzuese si zakonisht. Nëse kjo nuk ndodhi është sepse integrimi plotë në Europë është për Shqipërinë dhe kombin shqiptar një çështje për jetë a vdekje. Të menduarit për jetën në të ardhmen dhe të largimit të vdekjes në të shkuarën. Kjo është arsyeja edhe pse u shtymë padrejtësisht për tre vite me radhë, ne i duruam reagimet duke i vazhduar më tej reformat tona edhe me më shumë këmbëngulje.

Reforma në drejtësi kaloi në fazën e zbatimit dhe siç flasim sot, Shqipëria është vendi më i avancuar në rajon në këtë drejtim. Natyrisht ka më shumë për të bërë por themelet për një sistem drejtësie të besueshëm , të drejtë, të pavarur, profesional, transparent,  të përgjegjshëm dhe efikas të cilit mund t;i besohet më në fund pas shekujsh, mund t’i besohet  fare mirë publikut dhe këto janë të vendosura tashmë.

Këto vite kanë qenë shumë sfiduese për ne dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne morëm rezultate konkrete dhe u bëmë partneri  vlefshëm në shumë operacione ndërkombëtarë kundër rrjeteve kriminale duke rritur bashkëpunimin tonë me Eurojust.

Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione krejt të reja, plotësisht funksionalë për një epokë të re të sundimit të ligjit që sapo ka filluar. Prokurori i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë element themelorë të kësaj epoke të re. Nëse vetëm pak vite më parë do të kishit pyetur dikë në Shqipëri, këdo, për shanset për të parë në jetën e vetë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur me ju. Realiteti tani është shumë ndryshe. Askush nuk është imun para drejtësisë. As pozita dhe tesera e partisë dhe as paratë nuk mund t’ju mbrojmë më. Si kurrë më parë në historinë e këtij shteti, një gjyqësor vërtetë i pavarur dhe barazia  e vërtete përballë drejtësisë tani janë të mundshme dhe të arritshme për Shqipërinë.

Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike, që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe as që ka përdorur ndonjëherë shigjetën e pushtetit ekzekutiv për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve të gjyqësorit në favor të dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kombit tonë, por sigurisht shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kjo është arsyeja që ne jemi këtu, kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër, duke shfrytëzuar sa më mirë bisedimet për anëtarësim si në mjet shtet ndërtimi të vazhdueshëm për Shqipërinë e re demokratike.

Gjatë tre viteve të fundit që kanë qenë të vështira, roli i Shqipërisë në skenën ndërkombëtare u bë gjithnjë e më i rëndësishëm, fillimisht si kryesues i OSBE dhe më pas si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, ku ne i bashkohemi SHBA-së i penëmbajtëse për luftën në Ukrainë. Ne qëndrojmë për zbatimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e pakushtëzuar të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ne do vazhdojmë të luajmë një rol kyç në konfigurimin e ri gjeopolitik europian duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatgjatë në rajonin tonë të ndërlikuar.

Shqipëria ka një histori krenare të përafrimit 100% me deklaratat e BE-së për politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë që ndjek një rrugë konsistente me BE-në që nga viti 2004. Ne marrim pjesë në nisma rajonale si procesi i bashkëpunimit me Europën Juglindore, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Procesin e Berlinit, zonën ekonomike rajonale dhe ne iniciuam me dy parterë të tjerë rajonalë nismën e parë të brendshme ballkanike të quajtur “Open Balkan”. Dua të rikujtoj këtu se tani e tutje nuk do të jenë vetëm 2, por 4 nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor për të negociuar hyrjen e tyre në Bashkim. Më besoni, në një zonë si Ballkani më shumë shqetësim për idealet e BE do të thotë më pak fantazma nga historia në jetën tonë politike. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme të përbashkët shpresëdhënëse dhe për të folur me një zë, shpërndan përshpirtjet nga e kaluara, dënon me absurditet urrejtjen, ksenofobinë dhe megalomaninë nacionaliste në jetën e popujve të Ballkanit.

Duke qenë katër vende negociuese për tu bashkuar me BE-në BE dhe jo vetëm dy, dyfishohet qëllimi i unitet dhe përgjysmohet fryma e ndarjes. Pavarësisht zhgënjimeve tona është e rëndësishme të theksojmë se BE nuk është thjeshtë një projekt që do të përfundojë një ditë, ajo tashmë ka dhënë shumë dimensione dhe do doja të shfrytëzoja këtë rast për të shprehur edhe një herë mirënjohjen time nga zemra.

Vetëm për të përmendur disa, ndihma financiare e Bashkimit në përgatitjen për anëtarësim, mbështetja e fortë për rimëkëmbjen pas tërmetit, ndihma e vaksinës kundër COVID-it gjatë pikut të pandemisë dhe plani ekonomik i investimeve për Ballkanin Perëndimor, kanë luajtur një rol vendimtar për të mbrojtur lidhjen tonë pavarësisht reagimeve në anën e integrimit.

Ne përpiqemi të sigurojmë që pozicioni ynë politik, ekonomik dhe financiar si anëtarë të ardhshëm të BE-së të jetë në përpjesëtim me shtetet anëtare të BE, më përmasa të ngjashme. Qëllimi ynë është të rrisim konkurrencën tonë, të forcojmë kapacitet tona prodhuese dhe të ndërtojmë një shoqëri të drejtë e të qëndrueshme.

Anëtarësimi ynë në BE do të fokusohet në nevojën për të përmirësuar kohezionin social dhe ekonomik brenda vendit. Në këto kohë shumë sfiduese Shqipëria po kthehet në një destinacion për të krijuar sinergji të reja për një siguri më të fortë energjitike në rajonin tonë. Ne jemi me energji 100% të rinovueshme, por ende shumë të varur nga burimet vulnerabil hidroenergjetike. Diversifikimi është objektivi ynë kryesor dhe të bëhemi eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030 dhe ky është qëllimi ynë strategjik.

Bujqësia dhe zhvillimi rural është një sektor i fuqishëm ekonomik ne vendin tonë, me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, rritjen e gjelbërimit, sigurinë ushqimore dhe avancimet teknologjike. Rritja e standardeve te politikave të këtij sektori është e domosdoshme për ne dhe ne kemi shtuar përpjekjet tona për të siguruar një integrim të plotë dhe të shpejtë në politikën e përbashkët bujqësore të BE-së duke qëndruar të përkushtuar për të mbrojtur dhe përmirësuar mjedisin.

Moratoriumet për një kohë të gjatë në eksplorimet e pyjeve dhe gjuetisë kanë ndihmuar në mënyrë thelbësore për të rikuperuar një pjesë të asaj që është shkatërruar gjatë një tranzicioni të ardhshëm. Ne do të angazhohemi në aktivitetet dhe planet e  veprimit te komunitetit te transportit për të përmirësuar sigurinë rrugore, hekurudhat, transportin ujor dhe atë multimedial dhe për të zgjeruar koristë e gjelbërta me shtetet anëtare të BE-së.  

Ne do vazhdojmë të investojmë në mënyrë thelbësore në ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale duke bërë çmos për të përdorur siç duhet mjetet e planit ekonomik dhe investimeve të BE-së.

Nga ana tjetër, ne duam të bëhemi kampionë rajonalë të epokës digjitale. Teknologjia e re tashmë po na shërben mirë në ofrimin e shërbimeve publike të shpejta, me shpejtësi të re dhe me korrupsion zero. Teksa flasim, ne po luftojmë kundrejt një sulmi masiv kibernetik nga një vend armiqësor ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj nesh gjithashtu, si anëtarë të përkushtuar të komunitetit euro-atlantik. Sistemi ynë po reziston dhe ne po e zmbrapsim armikun duke sjellë shërbimet tona digjitale në orët vijuese.

Ne shohim fillimin e bisedimeve të anëtarësimin me BE-në si një fillim i ri edhe në vend, ku duhet të rishpikim veten si një komunitet i vlerave demokratike dhe si një hapësirë e standardeve europiane, por edhe si një shumicë në qeveri që është e vetëdijshme për nevojën për të rishpikur vetveten në çdo hap të mëtejshëm.

Ne jo vetëm që do vazhdojmë të raportojmë periodikisht për negociatat e integrimit në Parlament dhe Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian, por do të gjejmë mënyra me ndihmën tuaj, për të rritur cilësinë e këtyre proceseve duke përmirësuar ndërveprimin me aq shumë aktorë të ndryshëm nga sa më shumë mënyra jetese.

Në të njëjtën kohë, do të punojmë për të siguruar që kritika e shoqërisë civile dhe liria e mediave të vazhdojnë të inkurajohen në mënyrë që qytetarët të mbeten po aq të vetëdijshëm dhe vigjilentë sa qeveria që përpiqet të jetë për sfidat dhe mundësitë e kësaj rruge të re drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Shumë të dashur miq të vjetër, ndërsa ne festojmë me entuziazëm sot fillimin e një kapitulli të ri të marrëdhënieve tona me Europën dhe me institucionet europiane, nuk kemi qenë kurrë më të vetëdijshëm për sfidat, jo vetëm për ne si shtete individuale aspirantë, por për projektin në tërësi. Ato sfida do forcojnë vendosmërinë tonë, jo vetëm për hatrin tonë dhe fëmijëve dhe nipërve tanë, por edhe për hir jush, shokë të Bashkimit Europian, jo thjesht në të mirë të anëtarëve aspirantë, por edhe atyre ekzistues.

Teksa zgjoheni nga spektri i një lufte të re globale, shumë europianë që dukej se kishin harruar prej kohësh që BE-ja lindi për t’i dhënë fund luftës njëherë e përgjithmonë, duhet ta kuptojnë plotësisht tani se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, drejtpërdrejtë, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.

Shumë prej tyre që nuk kujtojnë më se çfarë e motivoi projektin, në radhë të parë, dhe çfarë vlerash shërben ai, duhet ta shohin tani sa më qartë, sa më shpejt të jetë e mundur, që kjo është një epokë e re, sfidash të reja, që ka nevojë për një Europë të rinovuar, me besim dhe forcë të përtërirë.

Për qytetarët tanë, ankthet e të kaluarës, fantazmat e luftës dhe robërisë janë shumë të reja dhe ne jemi këtu për tu kujtuar gjithashtu qytetarëve tuaj se përse e gjithë kjo ka rëndësi për gjithë Europën dhe të ardhmen e saj.

Po, është një luftë e vazhdueshme, por më lejoni ta përfundoj me interpretimin e Albert Kamy tek “Miti i Sizifit”. “Vetë lufta drejt lartësive mjafton për të mbushur zemrën e njeriut” dhe kjo është gjithashtu arsye pse Kamy sugjeron se duhet ta imagjinojmë Sizifin të lumtur.

Sot unë jam i lumtur! Zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi! Asnjëherë nuk mendoja se do të gjeja lumturinë në këtë ndërtesë. Ato janë të mbushura me një vendosmëri të re për të vazhduar rrokullisjen e gurëve të integrimit europian deri në majën e kodrës dhe ata janë gjithashtu të mbushur me shpresë, shpresë se përnjëherë, miti dhe politika do të copëtohen. Shpresa se përnjëherë, realiteti i ngjitjes sonë dhe fati i Sizifit do jetë ndryshe, se një ditë do kemi sukses ta arrijmë majën e malit dhe të mos jemi të detyruar të rrokullisemi prapa dhe se ndoshta, vetëm ndoshta, ka pasur një gjë që miti i Sizifit nuk na e ka thënë kurrë, që ai vend, në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi ku kemi përkitur gjithmonë, në Bashkimin Europian, në familjen europiane. Faleminderit.

3 VITE ME PARE

VD- Kush e bëri Ramën me nerva? Sa mbaron konferencën shkon tek Xhaçka: Ma sill këtu telefonin...

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp në Bruksel, duket se nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Kjo është vërejtur edhe nga fjala tejet e shkurtër që ka mbajtur për mediat pas çeljes së negociatave.

Fjalëpak dhe i përlotur, duket se kreu i qeverisë nuk ka qenë në gjendjen e tij më të mirë. Në fund të konferencës për shtyp, Rama i drejtohet ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës dhe i kërkon telefonin e tij.

Mesa duket ku ka dalë në publik ia ka "besuar" asaj për ta kontrolluar. Madje më pas i thotë edhe diçka tjetër, por nuk dallohet qartë se për çfarë bëhet fjalë.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Meta përshëndet hapjen e negociatave: Edhe pse e vonuar është një hap drejt rrugës europiane

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp përshëndeti vendimin strategjik të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në fjalën e tij Meta tha se edhe pse është e vonuar dita e sotme është e shkëplqyer për Shqipërinë pasi po hedh një hap para në rrugën europiane.

"E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë, që vazhdon të gëzojë përkrahjen dhe mbështetjen europiane. Ky është një sinjal i qartë, që perspektiva europiane e rajonit është e gjallë dhe alternativa e vetme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin."-tha Meta.

Fjala e plotë:

E përshëndes përzemërsisht vendimin strategjik të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

E sotmja, edhe pse një ditë shumë e vonuar, përsëri është një ditë e shkëlqyer për Shqipërinë, duke hedhur një hap përpara në rrugën tonë europiane. Ky është një gur kilometrik i vendosur bashkërisht nga shqiptarët dhe miqtë tanë europianë.

E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë, që vazhdon të gëzojë përkrahjen dhe mbështetjen europiane. Ky është një sinjal i qartë, që perspektiva europiane e rajonit është e gjallë dhe alternativa e vetme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me këmbë në tokë me realitetin, ashtu siç është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë.

Dokumenti i miratuar nga Bashkimi Europian është pasqyra e plotë që na zbulon të gjitha të metat, luhatjet, çorientimet dhe punët e pabëra apo të bëra keq.

Korniza negociuese i përmban edhe kushtet e Bundestagut, edhe shqetësimet e Holandës, dhe vërejtjet e Francës, edhe të gjitha ato shqetësime të shprehura në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian.

Transformimi tërësor i një vendi kërkon vullnet, kërkon kërkon mund, kërkon punë të vazhdueshme.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e fushatave që duan të na dekurajojnë dhe ta minojnë rrugën tonë europiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që ia vlen çdo përpjekje dhe sakrificë, sepse është e vetmja rrugë që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë paqe, siguri dhe begati që për fat të keq ende bashkëqytetarët tanë po e kërkojnë në Gjermani, Francë, Itali, Britani dhe vende të tjera.

U bëj gjithashtu thirrje të gjitha institucioneve pa përjashtim, që të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave urgjente që kërkon ky proces. Është në dorën tone dhe vetëm në dorën tonë që deri në anëtarësimin e plotë të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera.

Urime të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe mirënjohje të gjithë miqve që sot i kemi më të shumtë dhe më të afërt se dje.

3 VITE ME PARE

VD-Raporti i Dick Marty-t, Rama nga Brukseli: Faqe turpi të KiE. Nuk ka asnjë provë!

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama
 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Këshillit të Evropës dhe Gjykatës së Hagës, që po mban në burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë, nën akuzat për krime lufte e trafikim të organeve të qenieve njerëzore. Nga Brukseli, ku u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama deklaroi se kjo është një faqe turpi për Këshillin Evropian, i cili sipas tij, duhet ketë kuroja dhe të kërkojë falje. Ndërsa ka komentuar edhe për sulmin kibernetik ndaj faqeve shqiptare.

“Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja, sepse nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e lojës, por di që një histori fatkeqësisht jo e mirë e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Prandaj, çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është që duke parë akuzat nuk ka asnjë fakt apo dyshime mbi trafikimin e organeve. Gjykata e Hagës është krijuar në bazë vetëm të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport plot me gjepura, që ka sjellë në jetë këtë lloj gjykate speciale. Hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë e Shqipëri, totalisht të pavarura nga çfarëdo lloj ndikimi, dhe nuk solli asgjë, zero. Zero absolute përqindje të trafikimit të organeve të qenieve njerëzore.  UÇK ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, apo me provat, apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë, por kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës duhet të gjejë kurajon, të dalë përballë e të thonë “na falni”, sepse nuk mundet që ata ta bëjnë një gjë të tillë, në një vend ku gjëra të tmerrshme kanë ndodhur dhe që ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo në periudhën e ndikimit kinez, që të mund të ndodhin sërish. Asgjë personale përkundër zotërinjve, por kjo është diçka që duhet bërë e ditur, derisa të ketë një provë sado të vogël. Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe dhe falë UÇK, përkundër një makinerie të spastrimit teknik të Millosheviçit, dhe krejt papritur të hidhen kështu në thellësitë më të mëdha të plehrave gazetareske. Nuk ka të bëjë thjesht me median, por me raportin e atyre që kanë mbështetur Këshillin e Evropës. Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e çdo vendimmarrje të nivelit të lartë, por ne nuk do të dorëzohemi, për faktin që jemi të vegjël. Kjo i përket të kaluarës,” – u shpreh Rama.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

VD-Pse nuk kanë asnjë nga opozita me vete? Rama: Nuk e dimë kush është kush

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave. I pyetur se përse nuk kishte marrë me vete asnjë përfaqësues nga opozita, Rama tha se nuk e ka të qartë se kë duhet të kishte pjesë të delegacionit.

"Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës,"- tha Rama.

PJESË NGA BISEDA:

Pyetje: Në rastet si Turqia që kanë 17 vite dhe presin për anëtarësim dhe Mali i Zi që pret më shumë se 10 vite, cili është parashikimi për Shqipërinë?

Rama: Në një format të përcaktuar nga Komisioni, natyrisht mund të kishte ndryshim për të ftuar një apo më shumë se një përfaqësues për opozitën por kemi një problem që nuk e dimë kush është përfaqësues por kemi një problem që nuk është i Brukselit, se nuk e dimë kush është kush në opozitë.

Varhelyi: Parashikimi kohor, ky është një farë mënyre përtypje e zakonshme e gazetarisë. Nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që ka kuptim dhe kjo është: Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëviznim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt që të jetë e mundur, që kjo të ndodhë. Sa më shpejt të mundemi

 


Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

VD-U përlot në Bruksel, Rama tregon ç'i ndodhi: Kishte mbetur vetëm falenderimi për ju

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský u shpreh se është fakt se negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht. Në fjalën e tij, Rama shtoi se kërkesa e BE për të hapur procese dhe ndëshkuar prokurorë dhe gjykatës së korruptuar përjashtuar nga Vettingu, është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar.

Pyetje: Në afro 20 vite që ndjek karrierën tuaj, e mbyll me një fjali daljen tuaj, e keni të vështirë të falenderoni, apo e keni më të lehtë për të kritikuar? E keni thënë që do të bëhet kërkesë për drejtësinë, do e kërkojë BE këtë?

Rama: Unë i bëra falenderimet që në mëngjes. Kështu kishte mbetur vetëm falenderimi për ju. Puna me negociatat konkretisht fillon pasdite. Nuk e ballancojmë dot peshën që ka ky fakt. Negociatat janë transferim dije i pazëvendësueshëm që nuk e gjen dot askund tjetër. Çdo hap në negociata përbën një vlerë të shtuar dhe një mundësi të re. Tani ju e dini që kërkesa për të hapur procese dhe ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të përjashtuar nga Vettingu për pasuri marramendëse të pajustifikuar është kërkesë e kahershme e BE dhe është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar që mbështeti reformën në drejtësi. Sistemin e drejtësisë e kishin kthyer në Pazar të turpshëm ku e drejta shitej blihej, tani besoj e kanë mësuar se si funksionon BE, dhe çdo gjë e shkruar është pjesë e memories së Komisionit dhe përsëritet për vite të tëra deri sa të bëhet. Negociatat për anëtarësimin janë një instrumentet transformimi i përditshëm, është kërkuar me ngulm për të shkuar në anëtarësim të plotë, por edhe me faktin që negociatat janë një transferim dije i pazëvendësueshëm dhe nuk e gjen dot në asnjë realitet tjetër dhe duhet të kemi parasysh që çdo hap në negociata duke nisur nga çdo kërkesë përbën një mundësi të re për të çuar përpara të gjithë aspektet e jetës së vendit.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Negociatat me BE-në, Açka: Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka reaguar në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritate për Shqipërinë në BE.

Në një postim në Facebook, Açka tha se me qeverinë në pushtet, rruga e anëtarësimit është e gjatë, ndërsa premton se do të bëjë pjesën e saj që rruga të përshkohet me dinjitet.

"Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associmit. Sa kohë akoma deri në anëtarësimin e plotë në BE? Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë. Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa. Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja! Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë. Bëje edhe ti, kushdo qofsh!"-shkroi Açka.

3 VITE ME PARE

VD-Konferenca e parë pas hapjes së negociatave,Varhelyi: Ju duam në familjen europiane

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.

BRUKSEL- Në konferencën për shtyp të mbajtur nga kryeministri Edi Rama, ministri i jashtëm çek Jan Lipavsky, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se është krenar që Shqipëria është pjesë e këtij rrugëtimi.

Në fjalën e tij Varhelyi tha se është i kënaqur dhe krenar që më në fund Shqipëria do të mund të vijojë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

"Sot shënohet fillimi i një faze të re dhe dua të falenderoj presidencën çeke, atë pararendëse franceze si dhe portugeze e sllovene të cilat kanë nidhmuar që të arrijmë deri këtu."-tha Varhelyi.

Varhelyi tha se mesazhi i tij drejt qytetarëve të Shqipërisë ëshë i thjeshtë, ku tha se ata duan që të jenë pjesë e familjes europiane dhe kjo nuk ka diskutim.

 

3 VITE ME PARE

Hapja e negociatave me BE, Meta: Lajm i mirë, por humbëm shumë kohë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.

“E sotmja është një ditë e shkëlqyer, një gur themeli për shqiptarët. Kjo tregon se rajoni jonë vazhdon të gëzojë mbështetjen evropiane. Ky është sinjal i qartë i mbështetjes. E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me realitetin ashtu sic është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë. Kjo na zbulon të gjitha të metat, punët e bëra keq. Shqetësimet e Holandës, vërejtjet e Francës, apo të gjitha shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të PE, tregojnë se transformimi kërkon punë. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën tonë drejt BE-së. Rruga evropiane është e vetmja që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë begati, që qytetarët tanë e kërkojnë në Itali, Britani, Gjermani, etj. Iu bëj thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen. Është në dorën tonë që ky proces të zgjasë 5, 30 apo më shumë vite”, tha Meta.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama "përlotet" në Bruksel

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama, kryeminister

BRUKSEL- Një moment i paprecedent është regjistruar në konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel atje ku kryeministri Edi Rama është përlotur duke mos marrë dot fjalën para gazetarëve dhe Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Rama ia kaloi fjalën Varhelyit.

"Përshëndetje, kjo është hera e katërt që më duhet të marr fjalën, kështu që nuk dua të zgjatem. Falenderoj mediat që erdhën nga Shqipëria dhe këta që erdhën këtu për këtë konferencë shtypi historike dhe po ia kaloj fjalën komisionerit."-tha Rama ndërsa u pa i përlotur para gazetarëve. 

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

VD-Kryediplomati çek: Jam i gëzuar që pritja mbaroi, Shqipëria të zbatojë reformat

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Jan Lipavský

BRUKSEL- Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavský në fjalën e tij në konferencën për shtyp, pas u shpreh se mirëpret harmonizimin e plotë të Shqipërisë me politikat e BE-së. Ai u shpreh se vendi duhet të zbatojë reformat dhe të përmbushë zotimet e nevojshme. 

'Maqedonia e Veriut ja doli të niste procesin e integrimit po sot, bashke me Shqipërinë. Mbështetja e BE-së për integrimin, Shqipëria ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira. Jam i gëzuar që ky çast historik po zhvillohet gjatë presidencës çeke. Hapja e negociatave ndodh një një çast kur fuqizimi i marrëdhënieve tona është më i madh. Vendet e BP pritet të zotohen si anëtar të ardhshëm të BE-së. Ne inkurajojmë Shqipërinë, është vend kandidat prej 2004. Mirëpresim vendosmërinë dhe presim zotime të vazhdueshme për të kryer reforma të nevojshme. BE do mbështesë Shqipërinë në përmbushjen e kushteve të anëtarësimit. Shqipëria duhet të përfaqë reformat, gjyqësore, kundër krimit të organizuar, si dhe kriteri ekonomik. Ju uroj më të mirën dhe faleminderit shumë. Jam i i lumtur që kjo po ndodh.'- u shpreh ministri.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Lajmi i mirë për Shqipërinë, zv. Ministrat e qeverisë 'festojnë' me kafe lajmin për hapjen e negociatave

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.

BRUKSEL- Me kafe është pritur lajmi i hapjes së negociatave nga zëvendësministrat e qeverisë Rama.  Fotoja është publikuar mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, nga zëvendëministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi.

Në krah të saj shihet zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ilir Bejtja, si dhe zëvendës ministri i Bujqësisë Roland Kristo.

Zyrtarët e lartë shihen të veshur sportiv, duke konsumuar kafe në pritje të nisjes së takimeve zyrtare me përfaqësuesit e lartë të BE për tryezën e Parë Ndërqeveritare.

3 VITE ME PARE

VD-'Momenti nisi!'/ Duartrokitje në sallë, hapen ZYRTARISHT negociatat mes Shqipërisë e BE-së

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Ministri i Jashtem i Cekise

BRUKSEL- Me duartrokitje në sallë është pritur momenti i hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar hapjen e negociatave, pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit Edi Rama. 

“Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave, fjali e cila u mirëprit në të gjithë sallën, ku të pranishmit duartrokitën.

Ditën e sotme është zhvilluar Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe BE. Ka qenë Josep Borell i cili gjatë fjalës së tij theksoi se drejtimi Europian i Shqipërisë ka bërë që të jetë një objekt sulmesh nga vendet jo mike. Ndërsa ministri i jashtëm çek u shpreh se mbështet përpjekjet e Shqipërisë për këtë hap të rëndësishëm. Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare që të bashkëpunojë me opozitën sa i takon rrugës së integrimit të vendit në BE. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria vjen në këtë Konferencë të Parë Ndërqeveritare me drejtësi të re.  

3 VITE ME PARE

VD-Çelen negociatat me BE, Rama: Sot jam i lumtur, s'e mendoj se do gjeja lumturinë këtu

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në BE foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite. Madje ka përmendur dhe një libër të ri, tek i cili bazohet për të përshkruar rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

"Po, është një luftë e vazhdueshme, por më lejoni ta përfundoj me interpretimin e Albert Kamy tek “Miti i Sizifit”. “Vetë lufta drejt lartësive mjafton për të mbushur zemrën e njeriut” dhe kjo është gjithashtu arsye pse Kamy sugjeron se duhet ta imagjinojmë Sizifin të lumtur. Sot unë jam i lumtur! Zemrat e njerëzve që përfaqësoj janë të mbushura me lumturi! Asnjëherë nuk mendoja se do të gjeja lumturinë në këtë ndërtesë. Ato janë të mbushura me një vendosmëri të re për të vazhduar rrokullisjen e gurëve të integrimit europian deri në majën e kodrës dhe ata janë gjithashtu të mbushur me shpresë, shpresë se përnjëherë, miti dhe politika do të copëtohen. Shpresa se përnjëherë, realiteti i ngjitjes sonë dhe fati i Sizifit do jetë ndryshe, se një ditë do kemi sukses ta arrijmë majën e malit dhe të mos jemi të detyruar të rrokullisemi prapa dhe se ndoshta, vetëm ndoshta, ka pasur një gjë që miti i Sizifit nuk na e ka thënë kurrë, që ai vend, në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi ku kemi përkitur gjithmonë, në Bashkimin Europian, në familjen europiane. Faleminderit,"-tha Rama.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Duam të bëhemi kampion! Po përballemi me një sulm kibernetik nga një vend armik i BE-së

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama


BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe sulmin kibernetik qw po kalon Shqipwria dhe portalet qeveritare nw 96 orwt e fundit. Në fjalën e tij, në konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama renditi edhe synimet që ka vendi, pas çeljes së negociatave. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale.

"Duke qenë katër vende negociuese për tu bashkuar me BE-në BE dhe jo vetëm dy, dyfishohet qëllimi i unitet dhe përgjysmohet fryma e ndarjes. Pavarësisht zhgënjimeve tona është e rëndësishme të theksojmë se BE nuk është thjeshtë një projekt që do të përfundojë një ditë, ajo tashmë ka dhënë shumë dimensione dhe do doja të shfrytëzoja këtë rast për të shprehur edhe një herë mirënjohjen time nga zemra. Vetëm për të përmendur disa, ndihma financiare e Bashkimit në përgatitjen për anëtarësim, mbështetja e fortë për rimëkëmbjen pas tërmetit, ndihma e vaksinës kundër COVID-it gjatë pikut të pandemisë dhe plani ekonomik i investimeve për Ballkanin Perëndimor, kanë luajtur një rol vendimtar për të mbrojtur lidhjen tonë pavarësisht reagimeve në anën e integrimit.

Ne përpiqemi të sigurojmë që pozicioni ynë politik, ekonomik dhe financiar si anëtarë të ardhshëm të BE-së të jetë në përpjesëtim me shtetet anëtare të BE, më përmasa të ngjashme. Qëllimi ynë është të rrisim konkurrencën tonë, të forcojmë kapacitet tona prodhuese dhe të ndërtojmë një shoqëri të drejtë e të qëndrueshme. Anëtarësimi ynë në BE do të fokusohet në nevojën për të përmirësuar kohezionin social dhe ekonomik brenda vendit. Në këto kohë shumë sfiduese Shqipëria po kthehet në një destinacion për të krijuar sinergji të reja për një siguri më të fortë energjitike në rajonin tonë. Ne jemi me energji 100% të rinovueshme, por ende shumë të varur nga burimet vulnerabil hidroenergjetike. Diversifikimi është objektivi ynë kryesor dhe të bëhemi eksportues neto i energjisë brenda vitit 2030 dhe ky është qëllimi ynë strategjik.

Bujqësia dhe zhvillimi rural është një sektor i fuqishëm ekonomik ne vendin tonë, me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, rritjen e gjelbërimit, sigurinë ushqimore dhe avancimet teknologjike. Rritja e standardeve te politikave të këtij sektori është e domosdoshme për ne dhe ne kemi shtuar përpjekjet tona për të siguruar një integrim të plotë dhe të shpejtë në politikën e përbashkët bujqësore të BE-së duke qëndruar të përkushtuar për të mbrojtur dhe përmirësuar mjedisin. Moratoriumet për një kohë të gjatë në eksplorimet e pyjeve dhe gjuetisë kanë ndihmuar në mënyrë thelbësore për të rikuperuar një pjesë të asaj që është shkatërruar gjatë një tranzicioni të ardhshëm. Ne do të angazhohemi në aktivitetet dhe planet e  veprimit te komunitetit te transportit për të përmirësuar sigurinë rrugore, hekurudhat, transportin ujor dhe atë multimedial dhe për të zgjeruar koristë e gjelbërta me shtetet anëtare të BE-së.  Ne do vazhdojmë të investojmë në mënyrë thelbësore në ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale duke bërë çmos për të përdorur siç duhet mjetet e planit ekonomik dhe investimeve të BE-së. Nga ana tjetër, ne duam të bëhemi kampionë rajonalë të epokës digjitale. Teknologjia e re tashmë po na shërben mirë në ofrimin e shërbimeve publike të shpejta, me shpejtësi të re dhe me korrupsion zero. Teksa flasim, ne po luftojmë kundrejt një sulmi masiv kibernetik nga një vend armiqësor ndaj Bashkimit Europian dhe ndaj nesh gjithashtu, si anëtarë të përkushtuar të komunitetit euro-atlantik. Sistemi ynë po reziston dhe ne po e zmbrapsim armikun duke sjellë shërbimet tona digjitale në orët vijuese. Ne shohim fillimin e bisedimeve të anëtarësimin me BE-në si një fillim i ri edhe në vend, ku duhet të rishpikim veten si një komunitet i vlerave demokratike dhe si një hapësirë e standardeve europiane, por edhe si një shumicë në qeveri që është e vetëdijshme për nevojën për të rishpikur vetveten në çdo hap të mëtejshëm,"-tha Rama.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Kovaçevski pas konferencës ndërqeveritare: Meritë e qytetarëve maqedonas, në BE do flitet gjuha jonë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka falenderuar qytetarët e tij nga Brukseli. Në fjalën e tij hyrëse në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm çek Jan Lipavský dhe Oliver Varhelyi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh i lumtur për mbajtjen e kësaj konference pas 17 viteve. Në fjalën e tij, Kovaçevski tha se po hapen dyert e BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë meritën më të madhe e kanë qytetarët maqedonas.

Qytetarët e RMV-së kanë meritat më të mëdha për ditën e sotme. Pas plot 17 viteve po hapen dyert për integrim në BE. Sot është dita kur po fillojmë të shkruajmë një kapitull të ri. Sot është një ditë historike për vendin tonë. Kjo ditë i përkushtohet qytetarëve tanë. Për të realizuar këtë qëllim strategjik kemi punuar shumë, kemi sjellë vendime të cilat kërkojnë shumë guxim dhe mençuri. BE-ja na pranon si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, kjo është siguruar për gjithmonë, për këtë nuk do të diskutohet asnjëherë. Jam i bindur se ndihma që BE-ja do ta afroj në periudhën e ardhshme do të ndikoj për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë. Po ndërtojmë një shoqëri demokratike dhe evropiane”, tha Kovaçevski.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Qëndrimi kundër i opozitës maqedonase, Varhelyi: Mendoj se do punojnë bashkë për të ardhmen europiane

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Oliver Varhey

BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se ai shpreson se të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut, përfshirë opozitën, do të punojnë për të ardhmen europiane. I pyetur nga një gazetar maqedonas se çfarë mund të ndodhë nëse nuk zbatohet ndryshime kushtetuese në vend, pasi opozita tha se do të kërkojë mbajtjen e një referendumi, Varhelyi tha se është e qartë se këto ndryshime do ndodhin sipas marrëveshjes së arritur.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, shprehu shpresën se të gjitha partitë politike, përfshirë edhe opozitën në vend, do të punojnë për të ardhmen evropiane të vendit dhe nuk do të fillojnë, siç tha ai, polemika që do të mos e çojnë vendin përpara.

Mendoj se është e qartë se ndryshimet kushtetuese do të duhet të ndodhin. Ekziston një përkushtim i qartë i marrë jo vetëm nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Parlamenti, prandaj mendoj dhe pikërisht për këtë thashë se kjo është mënyra më demokratike për të marrë një mandat për qeverinë, sepse redaktimi i francezëve propozimi përfshin një pjesë të kompetencave të Kuvendit dhe për këtë arsye ishte e rëndësishme të dëgjohej Parlamenti nëse është i gatshëm të hyjë në një zgjidhje të tillë. E tregoi qartë se ata janë gati për një gjë të tillë. Shpresoj që tani e tutje, të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën, të punojnë për të ardhmen evropiane dhe të mos fillojnë polemika dhe të ngjallin emocione që nuk do ta çojnë vendin përpara”, tha Varheyi.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

VD-Konferenca e BE, Rama "mburret" me të arrestuarit e PS: S'kam mbrojtur asnjë!

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama përmendi në konferencën e parë ndërqeveritare arrestimet brenda Partisë Socialiste. Rama tha se nuk ka mbrojtur asnjeri duke lënë që SPAK dhe BKH të bëjnë punën e tyre. Po ashtu ai tha se nuk ka përdorur asnjëherë maxhorancën edhe pse është lideri i vendit. 

'Integrimi i plotë në Evropë për popullin shqiptar është një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u refuzuam për tre vite me radhë ne i vazhduam reformat tona, veçanërisht reformës në drejtësi. Natyrisht ka më shumë për të bërë por themelet për një sistem drejtësie të drejtë dhe të pavarur janë vendosur. Këto vite na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e drejtësisë së vjetër dhe kemi ndërtuar një drejtësi të re. Nëse pak vite më parë do të kishit pyetur dikë në Shqipëri nëse do të shihnin di♪5

Sot as teserat as paratë nuk mund t’iu mbrojnë më. Barazia përpara drejtësisë janë të mundshme këtu. Unë qëndroj këtu si lideri i një maxhoranca i zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe nuk ka përdorur asnjëherë shigjetën e pushtetit për të ndryshuar rrjedhën e drejtësisë nda dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën'- u shpreh Rama. 

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

VD-Çelen negociatat me BE, Edi Rama nuk harron: Frymëzon një "Ballkan të Hapur"

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar pa përmendur nismën e inicuar prej tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Ballkani i Hapur. Në fjalën e tij, në Konferencën ndërqeveritare, Rama tha se çelja e negociatave frymëzon një Ballkan më të mirë dhe me shpresë për një të ardhme të përbashkët.

"Shqipëria ka një histori krenare të përafrimit 100% me deklaratat e BE-së për politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë që ndjek një rrugë konsistente me BE-në që nga viti 2004. Ne marrim pjesë në nisma rajonale si procesi i bashkëpunimit me Europën Juglindore, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Procesin e Berlinit, zonën ekonomike rajonale dhe ne iniciuam me dy parterë të tjerë rajonalë nismën e parë të brendshme ballkanike të quajtur “Open Balkan”. Dua të rikujtoj këtu se tani e tutje nuk do të jenë vetëm 2, por 4 nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor për të negociuar hyrjen e tyre në Bashkim. Më besoni, në një zonë si Ballkani më shumë shqetësim për idealet e BE do të thotë më pak fantazma nga historia në jetën tonë politike. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme të përbashkët shpresëdhënëse dhe për të folur me një zë, shpërndan përshpirtjet nga e kaluara, dënon me absurditet urrejtjen, ksenofobinë dhe megalomaninë nacionaliste në jetën e popujve të Ballkanit,"-tha Rama.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Varhelyi: Jemi të gatshëm të fillojmë menjëherë procesin me Maqedoninë e Veriut

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, theksoi se RMV ka bërë punë të mëdha për hapjen e negociatave.

Varhelyi deklaroi se Komisioni Evropian është i gatshëm që menjëherë ta fillojë procesin e skriningut me RMV-në, duke shtuar se do të vazhdojnë ta këshillojnë dhe ndihmojnë vendin.

Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbush kushtet. Vazhduan me punën e fortë, me demokratizimin institucioneve dhe luftën kundër korrupsionit. Jeni shembull i shoqërisë multietnike. Është e rëndësishme që RMV mbeti e përkushtuar për këtë proces. Inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë me punën, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni është gati menjëherë të fillojë procesin e skriningut me Maqedoninë e Veriut, edhe atë që sonte."- tha Varhelyi.

Ndërsa kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në konferencën e përbashkët, theksoi se gjuha maqedonase do të jetë e garantuar me anëtarësimin e vendit në BE. Ai gjithashtu deklaroi se RMV do të vazhdojë me reformat dhe ndryshimet, deri në anëtarësimin e plotë në BE.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

 

3 VITE ME PARE

VD-Konferenca në BE/ Rama: Ka qenë proces i vështirë, s'na ka shkuar kurrë në mendje të hiqnim dorë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama foli për të shkuarën duke u shprehur se BE, kësaj here ishte zgjidhje e lirë e shqiptarëve.

"Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare, megjithatë të hiqnin dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian, është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë, është fati ynë!

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europa është e para herë që për ne të gjithë të kishim një zgjedhje të lirë dhe zgjidhëm t’i japim gjithçka Evropës, e bëmë sepse besojmë në këtë hapësirë lirie, paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë, por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë. Një mënyrë që shkëputet një herë e përgjithmonë me të kaluarën. Europa me vlerën e parimet dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje, sigurie dhe prosperiteti,"-tha Rama.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

VD-Varhelyi: Konferenca e parë është pranim dhe njohje e progresit të Shqipërisë me reformat, punoni me opozitën

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Oliver Varhelyi

TIRANË- Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi u shpreh se sot është një ditë historikë si për BE-në dhe për Shqipërinë. Po ashtu ai bëri thirrje qeverisë shqiptare që të punojë me opozitën. 

'Është kënaqësi e madhe që kjo drejtohem ju sot. Është një arritje historike për Shqipërinë. Nëse ka diçka të mëneçur është diçka që durimi strategjik është shpërblyer. Do falenderojmë presidencën çeke por edhe të mëparshme për përpjekjet. Shqipëria ka qëllimin e qartë që prej 2014. Përgjatë këtyre viteve kemi qëndruar fortë dhe pranë jush. Sot është një gur kilometrik dhe është pranim e njohje për gjithë progresin e bërë në vendin tuaj. Keni reformuatr institucionet demokratike. Zotimi juaj për sundimin e ligjit janë për t'u lavdëruar. Në këtë fazë të rë shumë kërkuese besoj se Shqipëria do i arrijë të gjitha kriteret e anëtarësimit. Kuadri negociues ofron një bazë të shëndoshë. Komisioni është gati që të nisë sceening, që sot mbasdite madje. Jemi gati që të mbështetesim Shqipërinë dhe të plotësojë kushtet. Do të kërkohet vullnet politik dhe mençuri. Koordinim mes institucioneve. Besoj në ju në një qasje përfshirëse, me opozitën parlamentare, e po ashtu edhe me shoqërinë civile. Objektivi ynë është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur. Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”- u shpreh Varhelyi.

Sot u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

3 VITE ME PARE

Kovaçevski: Qëllimi jonë është që deri më 2030 të jemi anëtare e BE-së

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Dimitar Kovacenski

BRUKSEL- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha se legjislacioni i Maqedonisë është pothuajse 45 për qind i përafërt me atë evropian.

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në bruksel Kovaçevski tha se negociatat për anëtarësim do të jenë vetëm një nxitje shtesë për përshpejtimin dhe thellimin e këtyre proceseve. Ai tha se të gjitha institucionet relevante janë të gatshme të kontribuojnë në procesin e shqyrtimit.

 “Ne jemi të vetëdijshëm se kohëzgjatja e negociatave do të varet kryesisht nga zbatimi i reformave të nevojshme, si dhe nga aftësia e BE-së për të mbështetur dhe thelluar zhvillimin e vet, duke garantuar kapacitetin e saj për të integruar anëtarë të rinj. Në këtë kuptim, përmes punës intensive dhe të përkushtuar, Maqedonia e Veriut synon të jetë plotësisht e përgatitur për të marrë përsipër obligimet e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2030, në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së deri në fillim të periudhës së ardhshme buxhetore të BE-së”, tha Kovaçevski.

Për kohëzgjatjen e negociatave, kryeministri theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut si më parë, ajo do t’i përmbahet parimeve të transparencës dhe gjithëpërfshirjes së të gjithë aktorëve socialë.

3 VITE ME PARE

VD-Konferenca ndërqeveritare, Borell: Shqipëria u shënjestrua nga sulmi kibernetik, do jemi më të fortë bashkë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Borell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell deklaroi ditën e sotme se me Shqipërinë Bashkimi Evropian bëhet më i plotë. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e parë ndërqeveritare, Borrell tha se Bashkimi Evropian po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Po ashtu ai tha se Shqipëria do të ketë mbështetje më të fortë nga Bashkimi Europian. 

“Duke filluar procesin e negociatave Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE-së dhe me këtë Shqipëria, Bashkimi Evropian ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Është bërë një punë e rëndësishme në vitet e mëparshme dhe duke e pasuruar përmes këtij procesi, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE-së dhe vendimmarrja huaj reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur. Kjo vjen edhe me një çmim të lartë dhe pjesë e këtij çmimi është edhe ajo listë e ‘vendeve të padëshirueshme të Rusisë’ por jeni pjesë e vendit më miqësor sicc është Bashkimi Evropian. Shqipëria do të mbështetjet nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga vendet e treta,  si agresioni rus. E dimë se e vështirë ka qenë për ju të përballeni me pasojat e luftës sa i përket ccmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ju i përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate.  Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar. Keni ndihmuar në dialogun Beograd Prishtinë”, tha ndër tjera Borrell.

3 VITE ME PARE

VD-Konferenca ndërqeveritare, kryediplomati çek: Mbështesim politikën e Shqipërisë

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Jan Lipavský

BRUKSEL- Kryediplomati çek Jan Lipavský u shpreh ditën e sotme në konferencën e parë ndërqeveritare se mbështet politikën e Shqipërisë. Gjatë konferencës, ai u shpreh se Shqipëria ka dhënë staf mjekësor për vendet e BE, kjo tregon miqësinë mes palëve.

'Për më tepër Shqipëria mori pjesë në një sërë projektesh. Shqipëria është një vëzhguese për të drejtat e njeriut. Fuqia e marrëdhënies është demonstruar para pandemisë. Mbështetja dhe bashkëpunimi shkoi më tej. BE pranon dhe njeh mbështetjen që Ballkani ka dhënë para pandemisë. Shqipëria ka dhënë staf mjekësor për vendet e BE, kjo tregon miqësinë mes palëve. Janë bërë bashkë në mbështetje të Ukrainës. Mbështesim politikën e Shqipërisë, nxisim Shqipërinë që të jenë në pajtueshmërie me të.'- u shpreh Lipavsky.

3 VITE ME PARE

Konferenca e parë Ndërqeveritare/ Rama: Nuk kemi humbur kohë, jemi në pararojë të të gjithëve

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi për gazetarët në Bruksel se dita e sotme ishte e shumëpritur për shqiptarët. Rama u shpreh se vendi ynë nuk ka pritur e nuk ka humbur kohë por ka vijuar njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Sipas tij, kjo është dhe arsyeja se përse vendi ynë është në pararojë të të gjithëve ligjore. 

'Vazhdon kjo ditë e shumëpritur me një mbledhje për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e punës me negociatat formale. Ajo që ka rëndësi është se ne nuk kemi humbur kohë nuk pritëm që të fillojnë negociatat për të shkuar më tutje, njësoj sikur negociatat të ishin hapur. Kjo është arsyeja se Shqipëria në aspektin më të rëndësishëm që është rendi ligjor e drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve. '- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Nis konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Konferenca

BRUKSEL- Ka nisur në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Ditën e djeshme mbërritën në Bruksel delegacioni shqiptar i përbërë nga 25 persona, me në krye kryeministri Edi Rama. 

3 VITE ME PARE

Kryeministri maqedonas: E kemi pritur këtë ditë prej 17 vitesh, gjuha jonë do ketë promovim të madh

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Dimitar Kovaçevski

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi ditën e sotme në konferencë e përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, se hapja e negociatave është një hap që qytetarët e vendit të tij e kanë pritur prej 17 vitesh. Ai pohoi se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme që mundëson njohjen e gjuhës maqedonase si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian duke i dhënë asaj mundësinë për një promovim të madh.

“Kjo do të nxisë progresin në vendet e tjera. Ne do të vijojmë si kemi bërë deri më tani në një mënyrë të shkëlqyer në interesin e qytetarëve tanë. Do të punojmë për veten tonë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh hapim një perspektivë të re për vendin dhe qytetarët tanë. Zgjidhja më e mirë e mundshme është në vija të kuqe dhe ofron mundësinë për hapjen e negociatave. Kjo ka qenë e një rëndësie të madhe për ne. Dyert e hapura për gjuhën maqedonase e shikoj një nga sukseset më të mëdha. Gjuha maqedonase do të ketë një promovim të madh. Do të kenë mundësi ta dëgjojmë dhe identiteti ynë do të mbetet ai që është. BE do të jetë më i pasur. RMV si nga aspektet natyrore, i përket BE dhe vendi ynë është në BE. Do të vazhdojmë të punojmë dhe funksionojmë në këtë mënyrë. Ashtu pra, jemi gati për në BE. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi kjo do të jetë një datë historike”, pohoi kryeministri maqedonas.

3 VITE ME PARE

Kryeministri çek: Ju uroj anëtarësim të shpejtë në familjen e madhe

 

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Petr Fiala

 

BRUKSEL- Kryeministri çek Petr Fiala mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballakanit në Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fiala u shpreh se Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor si dhe shprehu falenderimet për presidencën franceze që bëri të mundur këtë moment bashkimi.

'Ne duhet të jemi më të fortë nga zgjidhja juaj që është. Duke patur parasysh agresionin rus ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtin qëndrim me BE. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të falënderojmë dhe presidencën franceze dhe dedikimin  që na solli në këtë moment. E ardhmja e BE është brenda BE-së dhe për këtë ju uroj anëtarësimin më të shpejtë në anëtarësimin në BE.  '- tha Fiala.

3 VITE ME PARE

VD-Integrimi drejt BE-së, Rama: Ky është fundi i fillimit, do ndërtojmë një Shqipëri demokratike (Urimi për Merkel)

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama e konsideron konferencën e parë ndërqeveritare si fund të fillimit të procesit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Gjatë konferencës para nisjes së negociatave nga Brukseli tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane. Ai falenderoi Angela Merkel, të cilës i dha meritat për ndihmën e dhënë ndaj vendit tonë. Po ashtu, Rama nuk harroi ta uronte dhe për ditëlindje. 

'Dua ta nis me falenderime dhe padyshim dua të falenderoj se pari presidenten e Komisionit. E cila e dinte sesi të bëhej një prani gjermani ballkanike në këtë ndërtesë dhe të punonte për të dy ne, të luftonte për të gjithë shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane, Merkel, ka ditëlindjen dhe dua t'i uroj gjithë të mirat, falenderimet shkojnë për përpjekjet e presidencës franceze që kanë punuar pa lodhur, natë e ditë, që i shtroi rrugën një zhbllokim të situatës absortue. Falenderoj popullin që kurrë nuk u dorëzua, fale të cilit ne qëndrojmë në këmbë, pas 3 vitesh refuzimesh krijuan një situatë të vështirë por na forcuan më shumë seç ishin.  Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit por fundi i fillimit. Na duhet të ngrejmë dhe ndërtojmë një Shqipëri demokratike të fortë dhe europiane dhe një Ballkan të Hapur perëndimor e demokratik.'- u shpreh Rama. 

3 VITE ME PARE

Hapja e negociatave, Von der Leyen: Historike! Shqipëria do t’i bashkohet mekanizimit të BE-së

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Von Der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. Von der Leyen tha se gjatë kohës së rrugëtimit të vendeve drejt BE-së do të ketë shumë investime nga Unioni. Von der Leyen u shpreh se tashmë Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Europiane.

'Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe  Maqedonia  e Veriut kanë hapur negociatat  për aderimin në Be dhe jam shumë  e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Pas konferencës ndërqeveritare, do të nisë puna, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të dijnë detyrimet mbi traktatet dhe të gjitha marrëveshjet. Pika e dytë është që ne të jemi më të afërt në pikat kyçe, Shqipëria do të ketë fokus mbi emergjencat civile, tërmetet, BE do të jetë aty sa herë që të jetë e nevojshme. Me Maqedoninë e Veriut do të nisim nga FRONTEX, që të gjithë kufijtë të jenë të monitoruar. Pika e tretë është që do të ketë një rritje të investimeve, në pika kyçe si energjia dhe transporti, që do të kthehet në punësime të reja. Kryeministër Rama, i dashur Edi, i dashur Dimitar, ju keni treguar lidership dhe durim, por sidomos në këto kohë ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat e BE'- u shpreh ajo. 

3 VITE ME PARE

VD-Konferenca e parë Ndërqeveritare/ Fotoja e përbashkët e liderave, Rama u kap duart

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare. Ai është takuar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaceski dhe atë çek, Petr Fiala.

Para takimit, ata kanë ndarë fotografi, teksa shihen duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Von Der Leyen, e buzëqeshur dëgjohet që u thotë fotgrafëve: E kapët foton?

 
3 VITE ME PARE

Konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel, Rama: Krenari që Shqipëria ulet në tryezë për negociatat

Historike! Negociatat me BE, Rama: Faleminderit shqiptarëve.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto përkrah së cilës shkruan se është krenari që vendi ynë do të ulet në tryezë për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES, me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë