"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Politike
"Sot, një vit liri", Salianji: Pushteti mund të të kufizojë, por nuk i burgos dot bindjet
Salianji shkruan se një vit më parë mori fund sprova e burgosjes politike, duke sqaruar se kjo është sanksionuar edhe nga gjashtë rezoluta ndërkombëtare.
8 Korrik 2026, 13:54Nga E.d
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në 1-vjetorin e lirimit të tij qelia, duke e cilësuar dënimin me burg si një burgosje politike. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thekson bindjet se pushteti mund të kufizojë përkohësisht lirinë, por nuk e burgos atë.
Salianji shkruan se një vit më parë mori fund sprova e burgosjes politike, duke sqaruar se kjo është sanksionuar edhe nga gjashtë rezoluta ndërkombëtare.
Reagimi i Salianjit:
Sot, një vit liri. Një vit më parë mori fund sprova e burgosjes politike. E sanksionuar si e tillë nga 6 rezoluta ndërkombëtare! Pushteti mund të shtrëngojë, mund të kufizojë përkohësisht lirinë e një njeriu, por nuk mund të burgosë kurrë bindjet, të vërtetën dhe idealet që ai ka. Përherë kam zgjedhur të mos ndryshoj bindjet për t’iu përshtatur rrethanave. Sepse liria nuk është privilegj që të jepet nga pushteti; është e drejtë që mbrohet çdo ditë.
Shqipëria ka nevojë për institucione që respektojnë ligjin, për politikë që pranon mendimin ndryshe dhe për qytetarë që nuk heqin dorë nga e drejta për të kërkuar më shumë demokraci, më shumë drejtësi dhe më shumë llogaridhënie. Një vit më vonë, bindja ime është edhe më e fortë: pengesat mund ta vonojnë rrugën, por nuk e ndryshojnë drejtimin. Mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme./Dosja.al