Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e kyeministrit Rama
FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 39-të: Vetëm burgu i kthjellon 8 Korrik, 19:32 “Sorrat dhe ko...
FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 39-të: Vetëm burgu i kthjellon 8 Korrik, 19:32 “Sorrat dhe ko...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump nga samiti i NATO-s: Mund të rivendosë një bllokadë detare ndaj Iranit 8 Korrik, ...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Në kërkesën e depozituar, Veliaj argumenton se nevoja për një shqyrtim të shpejtë lidhet me pasojat që, sipas tij, po prodhon masa e sigurisë ndaj lirisë personale, ushtrimit të mandatit dhe funksionimit të Bashkisë së Tiranës.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka drejtuar Gjykatës së Lartë një kërkesë për përshpejtimin e rigjykimit të çështjes së tij, si dhe për shqyrtimin e parashtrimeve pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Në kërkesën e depozituar, Veliaj argumenton se nevoja për një shqyrtim të shpejtë lidhet me pasojat që, sipas tij, po prodhon masa e sigurisë ndaj lirisë personale, ushtrimit të mandatit dhe funksionimit të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku thekson më tej në kërkesë se çdo vonesë në rigjykim sjell pasoja të pakthyeshme për ushtrimin e mandatit të tij si kryebashkiak.
“Kërkesa për përshpejtim nuk mbështetet në një interes abstrakt për shqyrtim të shpejtë, por në pasoja konkrete dhe të përditshme mbi lirinë personale, mbi ushtrimin e mandatit të fituar me votë dhe mbi funksionimin e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës.
Çdo vonesë në rigjykim nuk është, për rrjedhojë, thjesht vonesë procedurale; ajo konsumon vetë kohën e mandatit dhe e bën gjithnjë e më të pakthyeshme pasojën që masa e sigurimit ka prodhuar mbi ushtrimin e funksionit publik, si dhe të pazbatueshëm efektivisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Për rrjedhojë, edhe një vendim eventualisht pozitiv i Gjykatës së Lartë, nëse jepet pasi koha reale e mandatit të jetë konsumuar në mënyrë të konsiderueshme ose pranë përfundimit, do të rrezikonte të mbetej pa efekt praktik, pasi nuk do të mund të rikthente në mënyrë reale periudhën e humbur të ushtrimit të mandatit, as të riparonte pasojën institucionale të krijuar nga pamundësimi faktik i funksionit të Kryetarit të Bashkisë dhe as cenimin e së drejtës së qytetarëve dhe zgjedhësve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi i zgjedhur prej tyre”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e Veliajt.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Edi Rama ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara në punimet e Samitit të NATO-s në ditën e dytë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për financimin e koncertit të Kanye West në Shqipër...
pamje nga protesta TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka dhënë intervistë për Euractiv, ku ka thek...
Steve Hanke SHBA- Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me protestat masive të cilat po zhvillohen në vend...
Ermelinda Meksi TIRANË- Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me aktin normativ për financimin e koncertit të artistit...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro ...
Pamje TURQI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara, ku është pritur në një ceremoni...
TIRANË- Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium...
Hoxha dhe Anand TURQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mb...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri po nderohen figura që, sipas tij, lidhen me krimet ...