LIVE UPDATES
Politike

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend, pasiguri për qeverinë dhe presidencën

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 53 mandate. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë ulëse.

8 Korrik 2026, 11:47 Nga E. D
KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje del fituese me
foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre. Votimet e 7 qershorit ishin të tretat parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 53 mandate. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë ulëse.

Në mbledhjen e KQZ-së, e mbajtur paraditen e së mërkurës, kreu i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se vetëm në listën e deputetëve të Aleancës ka ndryshime, pasi dy deputetë të zgjedhur kanë hequr dorë nga mandati. Për rrjedhojë, Adrian Gjini dhe Daut Haradinaj do të zëvendësohen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

Çfarë nënkupton certifikimi i rezultateve? Cilët janë hapat e radhës drejt formimit të institucioneve të reja dhe çfarë afatesh parasheh ligji? A mund të zhbllokohet procesi nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje? Për këto dhe procedurat që pasojnë certifikimin, shpjegojmë më poshtë.

Çka pas certifikimit?

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryeparlamentarja njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Albulena Haxhiut, e ka për detyrë ta thërrasë një seancë konstitutive të Kuvendit. Sipas Kushtetutës, seanca duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.

Në këtë seancë bëhet konstituimi i Kuvendit, zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, ndërsa më pas vazhdohet me procedurat për formimin e Qeverisë së re. Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu e nominon partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur zyrën e Haxhiut se kur planifikon ta thërrasë seancën konstituive, por nuk ka marrë përgjigje. Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse afati kushtetues për mbajtjen e seancës konstituive është 30 ditë nga certifikimi i rezultateve, ajo mund të thirret edhe shumë më herët.

“Duke qenë se rezultatet zgjedhore tashmë janë të njohura, nuk ka arsye objektive që procesi të zvarritet”, thotë ai.

Për shembull, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura muaj më parë, deputetët e zgjedhur e konstituuan Kuvendin dhe e votuan Qeverinë e re brenda një dite në një seancë të vetme më 11 shkurt. Kjo u bë e mundur pasi përfaqësuesit e partive parlamentare dhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Dimal Basha, ishin pajtuar paraprakisht për rendin e ditës, përfshirë votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit. Procesin e lehtësoi edhe fitorja bindëse e partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.

A mund të zgjasë procesi?

Meqë partia në pushtet duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa. Megjithatë, një çështje tjetër mund ta mbajë vendin në krizë institucionale dhe politike: zgjedhja e presidentit të ri.

Partia e Kurtit i ka fituar 53 vende në Kuvendin me 120 sosh, dhe i nevojiten të paktën 61 për Kuvendin dhe Qeverinë e re. Duke pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe - që gëzojnë 10 vende - atëherë votat për këtë proces nuk pritet të jenë telash.

Zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, i tha REL-it ditë më parë se partia në pushtet i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit. Sipas Jakajt, Kurti do të detyrohet të ulet me partitë opozitare për të gjetur një marrëveshje politike, për t’u siguruar që vendi do të ketë funksionim afatgjatë të institucioneve.

“Një parti që e vendos interesin e shtetit në plan të parë, duhet ta ketë parasysh se çdo vonesë në formimin e institucioneve prodhon kosto për vendin, qoftë në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik, zbatimin e reformave apo në humbjen e mundësive të rëndësishme për qytetarët”, thotë Jakaj.

Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

Nevojitet prania e 2/3 të deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm. Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare. Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit. Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, thotë Jakaj.

Deri tani, partitë politike nuk kanë mbajtur bisedime për një marrëveshje të mundshme politike për presidentin. Kurti është shprehur i hapur për bisedime me partitë e tjera, ndërsa Nagavci i tha REL-it se partia e tyre “do të bëjë gjithçka” që është në mandatin e saj që të arrihen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

PDK-ja ka thënë se partia do të ishte e hapur për bisedime me të gjitha partitë, pa përjashtuar as LVV-në, ndërsa LDK-ja ka vendosur disa parakushte për një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja, përfshirë çështjen e gazit amerikan. Jakaj nënvizon se deklaratat e deritanishme të partive “tregojnë se rruga drejt një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë”.

“Kurti ka shprehur gatishmëri për dialog me partitë e tjera. Por, këtu do të duhej transparencë e plotë që të dihet se a është vullnet i vërtetë. Deklaratat publike nuk mjaftojnë. Nuk ka asnjë pengesë që partitë të nisin menjëherë diskutimet për një marrëveshje politike, sepse çdo vonesë rrit rrezikun e një krize të re institucionale dhe të përsëritjes së zgjedhjeve”, thekson Jakaj.

Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025./REL

zgjedhjet në kosovë kqz kqz certifikon zgjedhjet në kosovë vetëvendosje pdk

Sondazh

Poll

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama