8 Tetor 2023, 14:35
Nga A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ditën e sotme pas akuzës së re të ngritur ndaj tij nga SPAK për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore të fabrikës “Buka.sha”. Teksa e cilëson përndjekje të organizuar, ai shkruan në një postim të bërë në 'Facebook', se ‘koka e vërtetë e zezë’ ia ka dalë…përkohësisht”, por pa treguar emra.
POSTIMI I PLOTË
Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysmë e më shumë. “Faktet” e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.
Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.
Cili është thelbi i asaj dosje?
Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vlerësimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit. Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vërtetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë.
Imagjinoni për një sekondë sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)???
“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht.
Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!
Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur për herë të dytë në mungesë ish zvkryeminstrin Arben Ahmetaj, këtë herë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”. Dosja është hetuar nga prokurori Elvin Gogaj, i cili u ka komunikuar avokatëve akuzën e re për ish zv/kryeministrin tashmë në arrati./Dosja.al
arben ahmetaj
Politike
8 Tetor 2023, 13:15
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe ka reaguar lidhur me situatën e shqiptarëve në Izrael. Ajo shp...
Politike
7 Tetor 2023, 13:17
h.k
Edi Rama
TIRANË-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ngjarjet në rripin e Gazës. R...
Politike
7 Tetor 2023, 10:52
f.i
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas sulmit me raketa mëngjesin e sotëm të Izraelit nga grupi m...
Politike
6 Tetor 2023, 22:24
I.A
Basha dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar akuzat që i ka bërë Lulzim Ba...
Politike
6 Tetor 2023, 21:26
I.A
Edi Rama dhe Giorgos Gerapetritis
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e sotme me Ministrin e jashtëm grek, Gi...
Politike
6 Tetor 2023, 21:09
I.A
Dritan Bici
GRAMSH- Është arrestuar ish-deputeti Dritan Bici nga efektivë të policisë së Gramshit. Bici, që dikur ishte ...
Politike
6 Tetor 2023, 18:31
Blerina Gjoka
Ilirjan Celibashi
TIRANË-Një raport auditimi i KQZ-së nxjerr në pah tejkalimin e kohës televizive për reklama politike nga an...
Politike
6 Tetor 2023, 16:50
I.A
Kuvendi
TIRANË- Komisioni Etikës në Kuvend ka vendosur që të marrë parasysh kërkesën e dërguar nga Partia...
Politike
6 Tetor 2023, 14:12
r.ll
igli hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën për shtyp me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock dh...
Politike
6 Tetor 2023, 13:43
foto nga konferenca
TIRANË- Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë ka përfunduar. Ministr...