29 Shtator 2025, 09:44
Nga I.A
Erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë ditën e sotme dosjen kundër Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të akuzuarve të tjerë. Seanca pritet që të nis në orën 12:00 dhe do të vendoset nëse do vazhdohet me gjykimin apo do të rrëzohet si dosje.
Sipas SPAK, Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
29 Shtator 2025, 09:15
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare në orën 13:00 për t'i hapur rrugë pun&e...
Politike
29 Shtator 2025, 08:51
I.A
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka kundërshtuar ditën e sotme vendimin për shkarkimin e tij nga K...
Politike
28 Shtator 2025, 22:03
I.A
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pjesë e grupit të ngritur për përzgjedh...
Politike
28 Shtator 2025, 20:27
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në një panel të organizuar nga Clinton Global Initiative ka folur për Kosovën bashkë...
Politike
28 Shtator 2025, 16:49
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja...
Politike
28 Shtator 2025, 10:52
I.A
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri. Në raportin prej 38 faqesh ...
Politike
27 Shtator 2025, 22:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për Gjykatën Speciale tha se nuk ka vullnet në Kosovë p&...
Politike
27 Shtator 2025, 22:47
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e bashkimit kombëtar, për të cil...
Politike
27 Shtator 2025, 22:41
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për aleancën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. I ft...
Politike
27 Shtator 2025, 22:38
I.A
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është bërë vet peng i Serbisë. Në ...